• |
ide | kryesore

Drejtori i FBI-së: Mbi 1 mijë ‘ujqër të vetmuar’ të gatshëm të godasin në SHBA

Planet



FBI ka dhënë alarmin se mbi 1 mijë persona të radikalizuar janë të gatshëm të kryejnë sulme terroriste në SHBA. Këta persona janë në mbikëqyrje nga autoritetet.

Kështu është shprehur drejtori i Byrosë, Kristofer Urej, gjatë një dëshmie në Senatin amerikan duke theksuar se “ujqërit e vetmuar në Shtetet e Bashkuara janë prioritet kryesor në luftën kundër terrorizmit”. 

Dhe në këto mijëra hetime mbi ujqërit e vetmuar, theksoi ai, nuk përfshijnë ata të Al-Kaedës, hetimet ndërkombëtare dhe ato mbi terroristët vendas, shkruan abc neës.

“Dhe ajo që i bën ata të komplikuar është se nuk ka shumë pika të përbashkëta mes këtyre njerëzve. Ata kanë për qëllim objektivat e butë, duke përdorur armë që janë të lehta për t’u përdorur si eksplozivë të improvizuar, makina, thika dhe pushkë”, nënvizoi numri një i FBI-së.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *