• |
ide | kryesore

Macron ftoh shpresat e Shqipërisë për anëtarësim në BE

Lajme, Të fundit
macron.jpg



Presidenti francez Emmanuel Macron të enjten dukej skeptik mbi zgjerimin e Bashkimit Evropian për të përfshirë vendet nga Ballkani Perëndimor – në një samit që synonte forcimin e lidhjeve midis rajonit dhe BE.

Komentet e Macron vijnë si një zhgënjim i veçantë për Shqipërinë dhe Maqedoninë, të cilat shpresojnë për dritën e gjelbër nga udhëheqësit e BE-së muajin e ardhshëm për të filluar bisedimet për t’u bashkuar me bllokun, pasi kanë marrë pëlqimin nga Komisioni Evropian në prill.

“Ajo që kemi parë gjatë 15 viteve të fundit është një rrugë që ka dobësuar Europën sa herë që mendojmë ta zgjerojmë atë. Dhe unë nuk mendoj që bëjmë një shërbim për vendet kandidate apo veten tonë duke pasur një mekanizëm, që në njëfarë mënyre nuk ka më rregulla dhe vazhdon të lëvizë drejt zgjerimit më të madh “, – tha Macron për gazetarët në samitin e kryeqytetit bullgar, Sofia.

“Unë jam në favor të ankorimit të Ballkanit në Evropë dhe të ecjes drejt Evropës. Por unë mendoj se ne duhet të shohim çdo zgjerim të ri me shumë kujdes dhe ashpërsi. Nuk jam në favor të lëvizjes drejt zgjerimit para se të kem të gjitha sigurinë e nevojshme dhe para se të bëj një reformë reale për të lejuar një thellim dhe funksionim më të mirë të Bashkimit Evropian.” – tha Macron.

Ballkani ka mbështetur agjendën e BE-së pasi liderët janë alarmuar për ndikimin e fuqive të tjera, veçanërisht të Rusisë. Kriza e migracionit në vitin 2015, në të cilën qindra mijëra njerëz hynë në BE nëpërmjet Ballkanit Perëndimor, gjithashtu dha një kujtesë të theksuar të rëndësisë së rajonit për stabilitetin e Bllokut.

Por anëtarët e BE-së në samit janë të ndarë në deklarata në lidhje me mundësinë që të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor; Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia – mund të bashkohen një ditë me bllokun. Qëndrimet ndryshojnë gjithashtu në afatin potencial për pranimin e anëtarëve të rinj nga rajoni.

Serbia dhe Mali i Zi tashmë janë në bisedime për anëtarësim dhe Komisioni ka sugjeruar që ata të mund të hyjnë në BE deri në vitin 2025 – një objektiv që shihet me skepticizëm të konsiderueshëm nga disa zyrtarë në Bruksel dhe në qeveritë e BE.

Ballkani Perëndimor është rrënuar nga lufta dhe trazirat civile në vitet 1990 dhe Brukseli ka thënë se të gjithë që do të jenë anëtarë nga rajoni duhet të godasin korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe për të përmirësojnë standardet e tyre demokratike që të kenë një shans për t’u bashkuar me bllokun.

Macron është shfaqur si një nga udhëheqësit e BE-së të cilët janë treguar të kujdesshëm për një zgjerim të mëtejshëm. Vërejtjet e tij të enjten kanë qenë edhe më të ashpra sesa komentet që ai bëri në Parlamentin Europian muajin e kaluar.

“Unë jam në favor që vendet e Ballkanit Perëndimor të kenë një dialog të përforcuar strategjik dhe një perspektivë, që ne të ndjekim reformat të cilat janë ndërmarrë dhe që ne i inkurajojmë, por pa qenë toleruesë apo hipokritë,” – shtoi ai./ Politico.eu



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *