• |
ide | kryesore

Opozita pritet të bllokojë seancën e sotme të Kuvendit, kërkon dorëheqjen e ministrit Xhafaj

Lajme, Të fundit



Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në orën 10:00 nën drejtimin e Zv.kryetares Vasilika Hysi. Rendi i ditës nis me betimin e deputetit të ri Spartak Braho, i zë vendin Saimir Tahirit, ish-ministrit në arrest shtëpie tashmë.

Ndërkohë më herët, opozita, përpos protestave, ka paralajmëruar se nuk do të lejojë seancë normale parlamentare pa dhënë dorëheqjen Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Pritet që deputetët të hyjnë në sallë dhe nga foltorja të kërkojnë që Fatmir Xhafaj të japë dorëheqjen dhe ndaj tij të nisë hetimi për garancinë që ai ka dhënë deri më sot, vëllait të tij Agron Xhafaj, dënuar në Itali për trafik droge.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *