• |
ide | kryesore

PS për dëshminë e skafistit: PD është shndërruar në një organizatë kriminale

Lajme, Të fundit

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se PD-ja ka zgjedhur një mënyrë mafioze për denoncuar implikimin e vëllait të Fatmir Xhafajt në trafikun e drogës.

Sipas Ballës, Lulzim Basha është ‘autori, regjisori dhe aktori i audio-përgjimit të montuar’. 

Duke folur nga Kryesia e Kuvendit, Taulant Balla u shpreh se paraqitja publike e personit që pretendon se ka qenë prezent në bisedën me Agron Xhafajn, është tregues i shndërrimit të PD-së në një organizatë kriminale që për të adresuar shqetësimet e saj përdor forma mafioze.

Deputeti socialist u shpreh se dëshmitari i Partisë Demokratike, Albert Veliu është një person me skedë të rëndë kriminale, i dënuar brenda  e jashtë vendit, dhe mashtrues.

“PD e ka paguar dëshmitarin dhe ka tentuar t’a nxjerrë jashtë vendit.” – u shpreh Balla, i cili e cilësoi dëshminë e sotme të publikuar nga PD si shantazh ndaj shtetit.

“Lufta politike ka shkuar edhe në ekstremet më të mëdha të një konflikti politik, por në asnjë vend nuk ishte parë që një parti politike të përfshihej në një skemë të mirëfilltë kriminale. Deri dje kemi besuar se interesa të caktuara të grupeve kriminale, te cilët shfrytëzonin interesin e një partie politike, në rastin konkret të PD, për të denoncuar raste që ndikojnë kundër qeverisë.

Ajo çka ndodhi sot me paraqitjen publike të personit që pretendon se ka qenë prezent në bisedën e publikuar nga PD, është tregues i shndërrimit të një partie politike në një organizatë kriminale që përdor forma mafioze të adresimit të shqetësimeve të tyre.

Basha është autori, regjisori dhe aktori i video-përgjimit të montuar, me të cilin ka shpresën e fundit të bllokojë vendimmarrjen e vendeve të BE për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Nuk ia vlen aspak të debatosh për vërtetësinë e deklarimeve të një njeriu, që duket qartë se është një mashtrues tepër i rëndomte, i dënuar disa herë për disa vepra penale nga më të ndryshmet”, deklaroi deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla.

©LAPSI.AL 

6 Comments

  1. e pat taulan pallen te gjitha i tha,se deshmitari kriminel u keqperdorur,por zhelja e majt e ruqit taulantja nuk tha se pikrisht rama kishte mbledh ter kriminelet ne ps,kush e beri vrasein frroku deputet,po vrasesin ndoka,perdhunuesit e te miturve roshi,prenga,trafikantet pjerdh e dhin ndreu e artur bushi,rrugaqin e kriminelin doshi,te gjith te denuar nga tre kater her ,me nga 17 emra si agron,geron.mark tom ervin enver frroku.enver ervis evis elvis mark roshi.te gjith keta qelbe i ber negjmija por balla ka dal nga pordha enverit.

  2. Kam qene komunist/masanej punist/masanej ne 1992 u konvertova ne socialist, masanej ne rilindas
    Po ju them se ne te gjitha trajtat ku je kemi shkerdhy robt te gjitheve pa perjashtim, tashi na kapet, por prape kena shprese me jua hudh sepse
    E para, jeni rrace teper intrigante,
    E dyta, kemi kopuke te shperndare kudo qe punojne per ne, edhe ne partite e tjera
    E treta, sepse kena lekun e vjeter qe ju kena vjedh per 45 vjet, dhe lekun e ri te trafikut per kto 25 vjetet e fundit
    E katra, se di a e thashe, jemi rrace barbare, teper diabolike, qe i shpetuam varjeve masive ne 1990
    E pesta, qe lidhet me te katren, sepse kemi gjet nje miniere ari te vertete, popllin shqiptar komplet kaqol dhe injorant, qe per fatin tone eshte majtist, dhe çdo gjo qe kena prape me ju bo, nuk e ka problem
    Kshu qe shqipria o ne kthetrat tona, po sju pelqeu, shkoni ne perendim

  3. O Land pse jeni te majte keni ngele 100 vjet larg Europes prandaj perendimi su pranon rini si keni qene bari delesh ose punetor koperative

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu