• |
ide | kryesore

Rrëfimi i plotë/ Skafisti rrëzon alibinë e Ramës dhe Xhafajt për trafikun e drogës

Kryesore

Njeriu që bisedoi me Agron Xhafajn, vëllain e Ministrit të Brendshëm për të dërguar drogë përtej detit siç dëgjohet në përgjimin e publikuar nga PD është Albert Veliu, 51 vjeçar i papunë, skafist që ka punuar me grupin e Agron Xhafajt në Itali me kokainë. Në një intervistë që u transmetua nga selia e PD-së, Veliu pranoi se ishte ai që bisedoi me Agron Xhafajn dhe që dëgjohet në bisedën ku është folur për të kaluar drogën në Itali.

Veliu tha se kishte punuar në Itali deri në vitin 2002, ku bënte pjesë në grupin e komanduar nga Agron Xhafaj dhe tregoi të gjithë historinë nga ku është shkëputur përgjimi audio. “Kam punuar shoqërues gomonesh por hoqa dorë në 2000, se nuk e përballoja dot më. Shpëtova dy herë nga vdekja. Agronin e njoh që në vitin 1999 me anë të një mikut tim që sot ndodhet brenda në Brindisi në Itali. Qenë një grup që komandonin punën. Merrnin mallin dhe ne e shisnim” tha Veliu, që ka bërë dënimin prej 7 vitesh burg në Peskara.

“Punonim bashkë. nuk më solli asnjë paketë cigare si shok, për aq vjet që njiheshim bashkë. Kur dola nga burgu më ofroi një punë për djalin, kamarier” tregoi zhgënjimin e tij njeriu që dëgjohet në përgjim t’i kërkojë nder Agron Xhafajt për t’i kaluar drogën në Itali.

“4 muaj ka. I kërkova të më bënte një nder, për të hedhur barishte në Itali. Hashash. I kërkova favor. Me prezantoi me këtë, Ermalin. E vura në provë sa korrekt qe për mua si Albert. Erdhi koha. Nuk e bëra rrugën, por e vërtetova që… Në momentin që erdhi koha për t’u bërë rruga, nuk e bëra rrugën se kam bërë 7 vjet në Itali. Vetëm e vura në provë për ta zhveshur, se cili është Agron Xhafaj. Vajta te ai se kur isha në burg në Itali, nuk më solli një paketë. është biznesmen, mes të gjithave. Komandon dhe Vlorën. Në çdo lloj drejtimi me biznese, me dyqane. Në çdo lloj drejtimi”

I pyetur nga intervistuesi, që nuk identifikohet nga selia e PD-së se çfarë lidhje ka Agron Xhafaj me hashashin, Veliu u përgjigj: Po atë punë ka bërë tërë kohë. Mbase jo me mua, por mund ta ketë bërë me të tjerë, që mbase nuk ia di emrat ose nuk mund të shprehem. Mua më bëri favor. Më tha: Bujrum, sille këtë çantë që ta hedh matanë”.

Agron Xhafaj e çoi tek Ermali, një drejtues policie sipas Albert Veliut që tregoi se ai ishte shef kufiri.

“Mbiemrin nuk ia di se s’mund të pyes tjetrin për mbiemrin. Jam ulur me të në tavolinë. Thonë këto që është falso. Le të verifikohet, po doli falso…” u shpreh Veliu që duket se intervistën e ka dhënë pas mohimit që i bëri Rama dhe Xhafaj materialit audio.

Skafisti në çdo moment të intervistës përsërit se nuk kishte ndërmend që të bënte vërtet rrugën drejt Italisë, por e gjitha ishte një provë që kishte dashur t’i bënte Agron Xhafajt, që e kishte lënë dikur në baltë.

“E dija se kisha informacionet e mia, kisha miqtë e mi. Që punon e bën. është njëri i saktë, korrekt. Që të ndihmon të hedhësh mallin në Itali. Ka miqtë e tij. Mua më dha një drejtim, një rrugë. Që do vesh te filani”

Duke iu drejtuar direkt Fatmir Xhafajt, ish bashkëpuntori i vëllait të ministrit tha se përgjimi është i saktë. “Janë vënë edhe nga ato, që është falso, nga ato që janë içik më lart, nga i vëllai i tij që na qenka edhe ekspert fjale dhe unë po i them si të dojë, që nuk jam në atë lloj rruge por ia vura në provë, që ai është njeri që vazhdon jetën e tij dhe unë vazhdoj jetën time. E vura në provë se më la në baltë kur isha në burg. Dhe unë tani i ktheva kurrizin dhe s’dua të merrem me asnjë lloj gjëje. Dua të shoh familjen time tani edhe unë. Kshu janë gjerat. Siç ia bën një njeriu, ashtu do e pësosh”. 

Veliu tregoi se Agron Xhafaj ishte mik me Drejtorin e Policisë së Vlorës dhe me shefin e Kufirit. Drogën e kishte blerë me lekë borxh. Kishte pasur si synim të kalonte 100 kile por kishte arritur të siguronte vetëm 20 kilogram.

“Të gjitha ishin të zgjidhura. Rrugët ishin të hapura” tregoi Veliu për rrugën e gomones me drogë drejt Italisë. “Atë ditë që ne u bëmë gati për të bërë rrugën, u bë qameti në Vlorë. Pati përmbytje. Deti ka qenë 7-8 ballë. Kështu që u shpërndamë. është vështirë tha. ka pasur shumë probleme, tha dhe u shpërndamë. Unë unk e hidhja atë mall, thjesht bëra…”

Menjëherë pas publikimit të përgjimit, megjithëse emri i tij nuk ishte përmendur nga askush, kishin ardhur kërcënimet dhe identifikimi nga policia.

“Tani që doli video-përgjimi, më thotë djali “Baba je bërë figurë e njohur në Vlorë”. Shkoj te im biri, i kishte thënë shoku Agronit pronarit të djalit: Shiko se babai jot është bërë figurë e njohur në Vlorë! Vete shikoj ato që shikoj se nuk marr vesh nga këto telefonat, më thanë “është zëri jot”, pronari i djalit. Ia kishte thënë shoku i ngushtë i imi dhe i Agronit “është zëri i Babales”. I kishte thënë Agroni që t’i bëni presion Babales. Dhe prap sot që po flasim i shkoi djalit te puna shefi i krimeve, Alketi. Dua të takoj babain tënd se do ta kalojmë në mbrojtje. Thuaj babait do të të marrim në mbrojtje. Unë skam bërë gjë që të marrin në mbrojtje. Unë jam fukara. më pikon shtëpia. Mua më mbron zoti. S’kam frikë se nuk i kam borxh njeriu. Le të jenë të lidhur me shtetin. Le të bëjnë çtë duan. Pse të më vijë mua shefi i krimeve që do më marrë në mbrojtje? Të thotë kush e urdhëroi? Nga kush doli emri im? Nga e mësuam emrin tim?” tha Veliu, duke lidhur kërënimet me vërtetësinë e materialit të përgjimit.

Alibia e kryeministrit se materialin audio e kishte dërguar në një agjensi që merrej me analiza shkencore të materialeve dhe pretendimin e Fatmir Xhafajt se zëri i vëllai i tij nuk ishte ai në përgjim, ish bashkëpuntori i Agron Xhafajt i ka dëgjuar. Pranon se ai ka qenë në atë bisedë. Ka qenë edhe vëllai i ministrit dhe se nuk ka asgjë të pavërtetë në këtë histori. Ai mohon ta ketë bërë vetë përgjimin, por thotë se e gjithë biseda është reale.

Në intervistë lëshon edhe mesazhe për ata që e kërcënojnë, kur lë të kuptohet se ka të tjera materiale.

“Filmime të tjera nuk kam bërë. I ka bërë Agroni. Aty janë të tjerat. janë fakte reale, si zëri që kemi folur.Çoje ku të duash, ai zë është” 

©LAPSI.AL 

27 Comments

  1. Ky deshmitari juaj ne fakt nxori ne driten e diellit intrigen e madhe bashke me skenografet dhe regjisoret e videoinqizimit te bere nga uatallaret e SHQUP-it .E degjuat ulurimen e Lulit.”Duart Larg nga Albert Veliu” se Agroni do terheqe edhe Lulin brenda, ne fakt Luli u perpoq ta largoje per Itali ,por e kapi policia kete kllosharin qe per nje grusht leke e shet edhe nenen e vete.Ky deshmitari qe thoni e rrexoj Xhafajn si eshte e mundur qe njehere thote se e beri kete nga se Agroni nuk i ndimoj as me pakete cigare sa ishte ne burg ne Itali e pastaj thot se ai nuk din gje per inqizimin te cilin thot ai e paska bere Agroni vete.More kaq budallenje i dini ju shqiptaret sa te mos kuptojne kete gje.Me siguri ai ne prokurori do tregoje te gjitha ,pradaj mos nxitoni me kesi konkluzionesh se po behi me qesharak se Salianji e Luli.

  2. Askush prej komentusve nuk eshte aq aktiv sa komentusi ari. Vetem ari perfaqeson vlerat e njerit qe flet fjalen e lire ,pavaresisht se shume komentues komunista tallin koqet me arin.

  3. po kte e njeh nje qytet i tere se ca muti este krye mashtrues dhe nixhozxhi i papare. Para se te mashtroni kaq hapur pyesni njeher per njerzit

  4. Janë vënë edhe nga ato, që është falso, nga ato që janë içik më lart, nga i vëllai i tij që na qenka edhe ekspert fjale dhe unë po i them si të dojë, që nuk jam në atë lloj rruge por ia vura në provë, që ai është njeri që vazhdon jetën e tij dhe unë vazhdoj jetën time. E vura në provë se më la në baltë kur isha në burg. Dhe unë tani i ktheva kurrizin dhe s’dua të merrem me asnjë lloj gjëje. Dua të shoh familjen time tani edhe unë. Kshu janë gjerat. Siç ia bën një njeriu, ashtu do e pësosh”.
    Ne kete psus njeriu normal e kupton se deshmitari X(Agron Veliu)perpiqet te mbroje skenografetdhe regjisoret e audioinqizimit duke parqitur si motiv hakmarrjen eqe Agron Xhafaj i kishte bere atij duke mos i derguar as nje pakete cigare.Kjo deshmon se videoinqizimi ne SHQUP u be qe te sherbeje si alibi per Bashen e kompanin e tij ,para se te tentonin ta largojne per Itali ku u kap nga policia.

  5. Eshte apsurde sa edhe qesharake fakti se sa poshte e hedhe njeriun ambicja e semuar per pushtet ,sepse nuk besoj se Lulzim Basha eshte kaq injorant sa te bjere ne nivelin e nje mashtruasi dhe vagabondi qe per ca leke e shet edhe nenen e tij.Me kesi metodash nuk guxon te merret lideri i nje partie serioze ,keto jane metoda kriminale te cilat perdoreshin nga regjimi i diktatures per te prere e dhe koka,por eshte apsurde qe sot keto jane te denueshme dhe e bejne qesharak dhe plotesisht te pabesueshem liderin e opozites madje edhe konsuimues i vepres penale.

  6. Nëse do të sajonte diçka PD mund të gjente dikë më të zgjuar se ky, dëshmitari x. Por Agron Xhafaj nuk mbante për skafiste dhe shpërndarës droge persona të zgjuar por hallexhinj dhe të manipulueshem. Pra unë besoj se ky person ka punuar për dhe me Agronin. Se kush ka përgjuar nuk është primare : primare është nëse ato që thuhen janë apo jo të vërteta.

  7. Une qe po ju komentoj jam.nje ekspert i kriminalistikes dhe punoj ne nje vend te Perendimit.Duke qene qe kam studjuar psikologji dhe kriminalistike lexova me kukdes deshmine dhe tere vijimesine e ketij procesi.
    Me keqardhje ju them se e tera eshte e sajuar e parapergatitur dhe e dirigjuar sipas nje plani te ndertuar me pare per perfitime qe mesa duken jane me shume politike se sa penalo-juridike.
    Personi X thote me bindje se ka provuar ta provokoje Agron Xhafen por jo se eshte pjese e nje aktiviteti.
    Kjo deklarate e tij e ben situaten shume te rrezikshme ku iu duhet dhene pergjigje shume pyetjeve.
    Vetedeklarimi i personit X qe ka provokuar Agron Xhafen eshte pjese e nje skenari te qellimshem dhe te organizuar e dirigjuar.
    Raste te tilla jane te denueshme jo vetem personi X por edhe personat e tjere qofshin keta politike qe qendrojne pas keti plani ogurzi e me qellime te caktuara.
    Mjafton te pranosh qe ka provokuar por pse dihet ta regjistronte?
    Kujt i sherbente ky regjistrim?
    Nese Agrom Xhafaj do te ishte pjese e nje bande trafiku nuk do merrte kurre provokime.nga bashkepunetoret qe mund te ishin po kaq te rrezikuar sa ai.
    Ktu kuptohet qe segmente te caktuar politike qendrojne pas por qe kane bere dicka jo profesionale dhe te besueshme edhe per.qytetarin me te thjeshte.

    1. Ti beni paske mbaruar Shkollën e Partisë . Unë nuk kam nevojë të jem psikolog për ta kuptuar se mbroke një trafikant si Xhafaj . Unë (si qytetar i thjeshtë) të pyes : pse tani shkoi Agroni në Itali kur ka vite që ndaj tij është zhvilluar një proces gjyqësor??? Apo” për të mbrojtur Partinë sakrifikojmë bijtë tanë? “ti si psikolog po ta lexoj thjeshtë : për të mbrojtur kupolën sakrifikojmë ndonjë mafioz!

      1. Ke te drejte i paemer!
        Une nuk mbrojtja Agron Xhafen por analizova nga ana profesionale se i tere ly proces eshte jo profesional , madje i derigjuar shume keq.Kushdo qe eshte hetues e kuoton memjehere qe ketu kemi te bejme me copra te ngjitur te nje xhami makine.
        Une nuk merrem me PD e PS por me kte fakt kokefort qe eshte teresisht i qellimshem dhe i denueshem
        Agron Xhafa nuk eshte njeriun qe po mbroj por e shoh se nje i cmendur eshte i keqperdorur dhe me vjen keq per te dhe familien e tij pasi kam friken se ata qe e kane futur ne kte loje te felliqur mund edhe ta zhdukin.
        Duhet qe policia te marre ne mbrojtje ate dhe familien e tij.

  8. Saliu nuk mbante mend emrin e baxhanakut qe vdiq ne Gerdec,Llalla kerkon azil ne Gjermani si k/prokuror,Basha nje derr i qullosur nga parate,Tahir droga ne burg,vellai i Xhafes ja mbath ne Itali me nje leter drejtuar (se kujt?) dhe hyn vullnetarisht ne burg.Meta president me qitapin e parave ne dore na flet per unitetin e kombit,Rama pa moral bredh neper bote me barcaleta,duke treguar diellin e bukur shqiptar.Xhafa vete eshte nga Vlora ,por asnjehere nuk ka qene deputet i Vlores,pse?Ore ku vemi,lerini pordhet dhe komente kalamajsh jo e lagu apo se lagu,ceshtja eshte se kush vjedh me shume se drejtesia vjen mbas vdekjes.Kush bertet me shume Berisha apo Basha,Rama apo Moniqa…thjesht tallje bythe dhe vjedhje.Nano jeton ne Viene me pensionin 400 euro ne muaj?Te gjitha kontratat me te huajt jane me “komision” ne llogari.Vera ka trokitur dhe njerzit mendojne se si te bejne qejf .

  9. KUSH ka te DREJTE dhe KUJT TI BESOJME!? C’eshte ky shtet BAKALLESH!? Ketej pa Gjykate Kushtetuese, Prokurori e Polici te akuzuar me frike dhe te pergjumur! Nga ana tjeter risitet per Faljen Detit dhe TRADHETISE KOMBETARE vazhdojne!? “Mjergulla” shtohet me akuza dhe kunderakuza te ndersjellta. Si nuk arrestohet nje politikan kur vret, vjedh, akuzon dhe shpif c’fare i do qejfi dhe nuk mban pergjegjesi!? Gjitha keto deklarata te pafundme krimi, korrupsioni apo vjedhje! Perpjekjet e kota gjoja per tu pranuar kandidate ne BE. Shqiperia nuk ploteson dot ASNJE KUSHT REAL nga te gjitha kendveshtrimet!? I vetmi “kusht” qe pranohet eshte ai i Hallit te BE-se per vendet e Ballkanit se mos marrin drejtimin nga Rusia. Dhe per kete politikanet tane genjejne cdo dite popullin sikur cdo perpjekje qe ata bejne eshte merite e tyre. JO, JO dhe JO. Si eshte e mundur qe Shqiperia nuk ka intelektuale korrekte dhe te pa korruptuar!? Mos ka nevoje i gjithe populli shqiptar te beje Transfuzion Gjaku!? Eshte e pamundur dhe e pabesueshme se si nuk mund te gjendet nje njeri i thjeshte i PA NJOLLOSUR per tu bere president, kryeminister, minister, deputet etj.!?

  10. I paemer qe rri ne dritare perjashta,asgje nuk ke mesuar,futu Brenda qe ta mesosh akuzen.Ka shembuj qe nga vellezerit Kenedi e deri tek djali I Thecerit,Berlusconi akoma eshte nen akuze…piqu pak,Escobari Drogen e shiste ne USA,andej vinin dhe parate dhe as qe pirdhte per akuza.Denohet ai qe e shet dhe Jo ai qe e blen.

  11. Basha dhe Saliu bashke me Andi dhe Shkullon jane ne nje nivel me “deshmimtari X”! Edhe ari eshte ne nje nivel me mendjendriturit e PD! Mos harroni Tosin ,Hilen,Zhejin,Kastriotin,Salianjin,Alibeaj, Bardhi cupkat!

  12. Nymen. Un shyqyr qe jam jasht se boll kam ndej mbren te lumt per sygjerimin per impirjalizmin qe me spjegove se nuk mekan dal 40 vjet por nuk edi si paske pranu me studju ne vendet imperialiste

  13. Per Beni ekspertin

    Kisha disa pyetje qe besojjjjjj cdo njeri normal dhe me llogjike di si ti argumentojj
    1. pse u nis me urgjence ne Itali Geron (Agron) Xhafa?
    2/Nqs kjo eshte e stisur nga opozita (qe bravo i qofte) perse u nxitua Fatmir Vhafa ta niste vellain pako postale pa pritur perfundimin e hetimit per vertetesine e videos?
    3. Nqs jeton jashte dhe me te vertet ke njohuri ne kete fushe, a denohet nje video e tille apo personi kur behet nga gazetare investigative apo qofte dhe nje i penduar si ky tipi?

  14. KY I paemer dashka pare pa Pune,I fut kot njerzit ne Pune te Lapsit.al.Hajde nga Kavaja qe te sush rrumen,Ti je shembulli me I mire I fajdexhiut,te besh pare nga hici.Na fol pak per Bushatin dhe per Blushing.

  15. Kuptohet qe kete e ka futur dikush qe te beje kete dhe incizimin ky e ka bere prandaj eshte e vertete e gjitha ai qe e ka futur I ka bere perpara llogarite e nuk eshte fallco

  16. E gjithë kjo histori, është thjeshtë një nga tragjikomeditë që janë luajtur këto 5 vjet nga “rilindja” e dreqit.
    Akti i parë : –
    Opozita demaskon ministrin e mbrendshëm Xhafa, se ka mbuluar e mbrojtur vëllanë e tij që të mos kryej dënimin prej 7 vitesh me burg që i ka dhënë Gjykata italiane e Kasacionit, për trafik droge. Mazhoranca e mbështetur nga disa “ekspertë” europianë të drejtësisë, pretendoi se nuk mund të ekstradohet pa kërkesë një trafikant droge në vendin e krimit, por nuk na e shpjeguan se cfarë e pengonte policinë shqiptare që në baze të hetimit e vendimit të drejtësisë italiane, të nisej një hetim në Shqipëri për ate person.
    Opozita publikon një përgjim audio, ku një “bashkëpuntor x”, mik i vëllait të ministrit, lë të kuptoje se miku i tij i ka pozitat e forta në Vlore e vazhdon të meret me trafik droge.
    Akti i dytë : –
    Ndodhur para një fakti të tillë, ministri Xhafa e detyron vëllanë që më së fundi pas 15 vitesh, të shkojë në Itali e t’ja zgjasë duartë për pranga drejtësisë së këtij vendi ????????.
    Ndërkaq, kryeministri pasi ka lehur më parë Tualet Balla me akuzën se Saliu e Luli paskeshin sajuar vetë këtë montazhin audio, e për këtë urdhëron prokurorinë që ti arrestojë që të dy, duke dalë i zbuluar jo vetëm me zë por edhe me figurë dëshmitari X, tashmë me emër e mbiemër, i doli hapur gënjeshtra e trashë se paska qenë një regjistrim i fallsifikuar nga opozita.
    Akti i tretë :-
    Në pritje për të parë se cilët do të hetëjë prokuroria e Ramës.
    Do të hetojnë ate e ministrat e tij të mbrendshëm për trafikun e drogës, apo do të hetojnë “Saliun e Lulin” që e denoncojnë këtë trafik me fakte.

  17. ky I paemer qeka nje rrot kari ,I duket vehtja I mencur,e ka bo carcaf Lapsin e bythes.Mos e ke zerin e holle si kurvat. Dhe na I daj me akte pede ato thelkat e majme.

    1. Nëse edhe unë të kthehem ty o pirrush, po me ate gjuhën tënde prej rrugaçi e të them se ti qenke rrotë bythe, a mos me këto të shara do të zgjidhet drama e jetës së shqiptarëve e ti do të bësh jetë më të lumtur e të pasur ?
      Të siguroj vetëm se këtu ku jetoj prej një çerrek shekulli, nuk kam dëgjuar që të ketë ndonjë ministër të mbrendshëm që ta ketë vëllanë trafikant droge, e kjo nuk vjen ngaqë jam apo nuk jam unë i mençëm, por ngaqë në Shqipëri ka kaq shumë budallej si ti që admirojnë mafien e drogës.
      Unë kam dhënë mendimin tim për një ngjarje konkrete e me personazhe konkretë e nuk jam marë as me të përparmet e as me të pasmet tënde e jo më të shtie fall se çfarë zëri ke ti.

    2. O pirush pederasti, kështu dukesh nga emri, të paska përdhunuar i paemri me replikën e bërë.]

      Ha nji mut nashi.

  18. PD po kryen veprime absurde qe prej shume kohesh, eshte e qarte se Luli dhe rrethi i ngushte jane te pa pergjegjshem. Mirepo kjo ngarje e fundit shtrin veprimet e pa pergjegjeshme ne nje rreth shume me te madh, qe tregon se me qindra njerez nga udheheqja e PD jane te nivelit te ulet dhe fare pa tru, pa moral, pa ide, pa qellim politik!! Mbase populli do ta kuptoje kete PD te qelbur! Ndryshe eshte dhe ai si PD! Keni PD-ne qe meritoni!!

  19. Vetem ne nje vend te coroditur moralisht dhe tru-shpelare nga propaganda e peshtire “rilindase”, ndodh qe te devijohet diskutimi nga thelbi i muhabetit: ketu kemi nje bandit te denuar qe nuk shkon ne burg, kemi vendin e mbushur me droge ne cdo cep, kemi bandite ne cdo zyre shteti- nderkohe shoku Endri perpiqet te na mbushe mendjen qe fajin e ka ai qe akuzon. Keni arritur nje nivel shpelarje truri qe edhe po ta shikoni ramen me thes milionash ne dore, do besoni qe eshte sulm i opozites. Me vjen keq per kete vend kur degjoj kavjet e kuqe qe lehin te terbuara se po u akuzohen shefat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu