• |
ide | kryesore

Sot Samiti i Sofjes/ Takimi i BE me vendet e Ballkanit Perëndimor për sigurinë dhe integrimin

Lajme, Të fundit

Sot në Sofje po zhvillohet Samiti i BE me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Në takim janë kryeministrat e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Serbisë, Mali të Zi dhe Bosnjës. Samiti organizohet nga Bullgaria, pasi ka Presidencën e BE.

Takimi zhvillohet në kuadër të procesit të integrimit në BE të Ballkanit Perëndimor, ndërsa në fund pritet që të miratohet edhe një deklaratë për sigurinë, luftën kundër radikalizmit dhe për emigracionin.

Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk tha se takimi i së enjtes është një mundësi për të ritheksuar se ardhmëria evropiane mbetet zgjedhja gjeostrategjike e Ballkanit

Takimi në Sofje vjen në një moment vendimtar për Shqipërinë dhe Maqedoninë, pasi të dy vendet kanë marrë rekomandimin pozitiv nga KE për hapjen e negociatave, por Gjermania, Franca dhe Holanda janë tre vendet skeptike që duhet të binden deri në fund të qershorit. Pala shqiptare sot ka një tjetër mundësi të mirë për të lobuar për një votë pro në qershor.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu