• |
ide | kryesore

Tahiri la mandatin, Spartak Braho betohet si deputeti më i ri i Kuvendit

Lajme, Të fundit
tahiri-braho.jpg

Spartak Braho është betuar sot si deputeti më i ri i Kuvendit të Shqipërisë. Braho, zuri vendin e Saimir Tahirit, pasi ky i fundit la mandatin.

Braho ishte kandidati i 19 në listën shumemërore të PS-së për Qarkun Tiranë, ndërsa në KQZ mori 7 vota pro. Ndonëse Braho kishte marrë një post tjetër si këshilltar, kjo gjë që nuk e pengoi të pranonte mandatin. Kujtojmë se Saimir Tahiri dorëzoi mandatin e deputetit një javë më parë pas hetimeve ndaj tij të nisura nga prokuroria me dyshimet si i përfshirë në trafik droge me bandën “Habilaj”.

Dorëheqja e Tahirit nga mandati ishte një veprim i komentuar shumë këto ditët e fundit, ndërkohë që gjykata vendosi për të masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’. Ndërkohë, Prokuroria do të apelojë vendimin, pasi kërkon ndryshimin e masës nga ‘arrest shtëpie’ në ‘arrest me burg’, ndërkohë që ish-ministri i Brendshëm akuzohet për ‘trafik droge’ dhe ‘korrupsion pasiv’.

1 Comment

  1. drakulla e stalinit e enverit spartak braho,monstra plak ,me ke njeri do hyjm ne evrop .ky esht gropa e qenefit negjmije ku esht derdh ter jashteqitja serbo ruse si stalin,tito,mugosha,popoviq,enver,ramiz,mao Lu ce dun dhe nga keta qelbesira linden rama,balla,tahiri,xhafa,braqe,majko,sadri abazi,frrok,ndok,rosh,dosh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu