• |
ide | kryesore

U la në arrest shtëpie, Prokuroria kërkon burg për Saimir Tahirin, apelon vendimin

Lajme, Të fundit

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka apeluar ditën e djeshme vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për caktimin e masës së sigurimit “arrest shtëpie” për ish-ministrin Tahiri. Lëvizja e Prokurorisë vjen vetëm një ditë pas seancës dëgjimore, ku ish-ministri u përball me Prokurorinë në sallën e gjyqit.

Vendimin e gjyqtares Liljana Baku pritet që ta apelojë edhe vetë ish-ministri, ndërsa tani pritet që të caktohet data për dhënien e vendimit. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka disa prova të reja ndaj Tahirit dhe dyshon se ai ka manipuluar të dhënat në regjistrat kufitarë.

Tahiri është nën hetim për trafikim lëndësh narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe korrupsion pasiv. Ka dyshime se Tahiri, gjatë kohës që ka qenë ministër i Brendshëm, ka favorizuar trafikun e drogës për grupin e Habilajve, me të cilët ka edhe lidhje familjare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu