• |
ide | kryesore

Vdekja e 27-vjeçarit në paraburgim/ Berisha: Racistët me uniformë torturuan të riun deri në vdekje

Lajme, Të fundit



Sali Berisha deklaroi se 27-vjeçarirom që humbi jetën në qelitë e paraburgimit në Korçë ditën e sotme është torturuar në mënyrë çnjerëzore deri në vdekje për të pranuar akuzat për vjedhje.

Sipas ish-kryeministrit, ky është një akt mizor dhe racist që dëshmon fytyrën e vërtetë të shtetit të Edi Ramës.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Berisha i bëri thirrje komunitetit rom dhe mbarë qytetarëve që të ngrihen për të përmbysur me revoltë të fuqishme, siç e quan ai, “këtë regjim kriminelësh të urryer”.

POSTIMI: 

Masakrohet barbarisht deri në vdekje nga racistët, kriminelët me uniformë babai i tre fëmijëve, Enea Ftoi!

Të dashur miq, racistët e kriminelët me uniformë kanë torturuar në mënyrë çnjerëzore dhe i kanë marrë jeten si xhelat të riut 27 vjeçar rom, prind i tre fëmijëve, në qelitë e komisariatit të Korçës.

Ai ishte futur në qelitë e Komisaritit para tre ditesh me akuzë për vjedhje dhe torturuar shtazërisht gjer në vdekje për të pranuar akuzat.

Duke shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së të ndjerit Enea Ftoi dhe të gjithë komunitetit rom të Korçës dhe mbarë Shqipërisë, dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt mizor e raciste që dëshmon fytyrën e vertetë të narkoshtetit të Edvin Kristaq Ramës.

Me këtë rast i bëj thirrje kominitetit rom dhe mbarë qytetarëve shqiptarë të ngrihen për të përmbysur me revoltë të fuqishme këtë regjim kriminelësh të urryer! sb



4 Comments

  1. ky i harroj femijet e gerdecit, e 97 apo femijet e te vrareve ne 21 janar. ky kok loqe kujton se i kemi harruar dhe ne. nqs ka politikan vrases ai e ka emrin sali bisha. meta eshte me hajduti, kurse edi me drogaxhiu. ky po kopjon strategjin e rames qe thoshte “fajin e ka saliu”. sot sme ra alarmi ne mengjes , me siguri eshte faji i edvin kristaq enver ramiz sali rames.

  2. Mire mo Sali mire, se qe tashme je kthyer ne nje gore u mor vesh, po per fotot qe dergon paguaj nje specialist te te realizoje me fotoshop idete e tua katunareske!

  3. O Sale mos i mbro romet. Njerez jane si te gjithe. Por politikisht nuk te kane dhene ty asnje vote per 1500 vjet. Vllehet , romet, çamet, tosket-turq (komunistet) nuk te kane votuar asnjehere. Ky eshte naiviteti yt. Mos fol kot. To kete e di. Shtetet si Macedonia, Bosnja, Serbia, Kosova kete kategori pakicash e kabe ne parti te vetat te unifikuara. Ju mundoheni ti beni per vete. Keta jane te majte sepse jane ndryshe. Nuk jane autoktone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *