Sali Berisha deklaroi se 27-vjeçarirom që humbi jetën në qelitë e paraburgimit në Korçë ditën e sotme është torturuar në mënyrë çnjerëzore deri në vdekje për të pranuar akuzat për vjedhje.
Sipas ish-kryeministrit, ky është një akt mizor dhe racist që dëshmon fytyrën e vërtetë të shtetit të Edi Ramës.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Berisha i bëri thirrje komunitetit rom dhe mbarë qytetarëve që të ngrihen për të përmbysur me revoltë të fuqishme, siç e quan ai, “këtë regjim kriminelësh të urryer”.
POSTIMI:
Masakrohet barbarisht deri në vdekje nga racistët, kriminelët me uniformë babai i tre fëmijëve, Enea Ftoi!
Të dashur miq, racistët e kriminelët me uniformë kanë torturuar në mënyrë çnjerëzore dhe i kanë marrë jeten si xhelat të riut 27 vjeçar rom, prind i tre fëmijëve, në qelitë e komisariatit të Korçës.
Ai ishte futur në qelitë e Komisaritit para tre ditesh me akuzë për vjedhje dhe torturuar shtazërisht gjer në vdekje për të pranuar akuzat.
Duke shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së të ndjerit Enea Ftoi dhe të gjithë komunitetit rom të Korçës dhe mbarë Shqipërisë, dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt mizor e raciste që dëshmon fytyrën e vertetë të narkoshtetit të Edvin Kristaq Ramës.
Me këtë rast i bëj thirrje kominitetit rom dhe mbarë qytetarëve shqiptarë të ngrihen për të përmbysur me revoltë të fuqishme këtë regjim kriminelësh të urryer! sb
ky i harroj femijet e gerdecit, e 97 apo femijet e te vrareve ne 21 janar. ky kok loqe kujton se i kemi harruar dhe ne. nqs ka politikan vrases ai e ka emrin sali bisha. meta eshte me hajduti, kurse edi me drogaxhiu. ky po kopjon strategjin e rames qe thoshte “fajin e ka saliu”. sot sme ra alarmi ne mengjes , me siguri eshte faji i edvin kristaq enver ramiz sali rames.
Mire mo Sali mire, se qe tashme je kthyer ne nje gore u mor vesh, po per fotot qe dergon paguaj nje specialist te te realizoje me fotoshop idete e tua katunareske!
O Sale mos i mbro romet. Njerez jane si te gjithe. Por politikisht nuk te kane dhene ty asnje vote per 1500 vjet. Vllehet , romet, çamet, tosket-turq (komunistet) nuk te kane votuar asnjehere. Ky eshte naiviteti yt. Mos fol kot. To kete e di. Shtetet si Macedonia, Bosnja, Serbia, Kosova kete kategori pakicash e kabe ne parti te vetat te unifikuara. Ju mundoheni ti beni per vete. Keta jane te majte sepse jane ndryshe. Nuk jane autoktone.
Hej ty zoti i madh nqiell te lante pa vorr . Po a bahet politike me te vdekunit ?