• |
ide | kryesore

Zyrtari i lartë gjerman: Po vëzhgojmë me kujdes rastin e vëllezërve Xhafaj dhe Saimir Tahirit

Lajme, Të fundit

Raportuesi për Shqipërinë në Bundestagun gjerman, Thorsten Frei, deklaroi se po vëzhgohet me vëmendje rasti i akuzave të opozitës ndaj vëllezërve Xhafaj.

Sipas deputetit Frei, njerëzit nuk mund të dënohen për faj të një anëtari të familjes, por çdo individ duhet parë veçmas. Thorsten Frei shtoi se po vëzhgohet sjellja e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

“Nuk kam një mendim përfundimtar për këtë. Është e qartë që njerëzit nuk mund të dënohen për faj të një anëtari të familjes, por çdo individ duhet parë më vete. Prandaj edhe sjellja e ministrit të Brendshëm duhet vëzhguar dhe nuk mund të them asgjë. Por ne po e vëzhgojmë me vëmendje edhe rastin e tij.” – u shpreh Thorsten Frei për Deutsche Welle.

Kujtojmë se ditët e fundit Partia Demokratike publikoi një audio-përgjim të Agron Xhafajt, vëllait të Fatmir Xhafajt, teksa i mundëson një personi që sot u shfaq para publikut, një rrugë transporti kanabisi drejt Italisë. Agron Xhafaj vetë, Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama e kanë cilësuar këtë audio-përgjim si jo autentik dhe kanë hedhur poshtë akuzat e opozitës.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Rrëfimi i plotë/ Skafisti rrëzon alibinë e Ramës dhe Xhafajt për trafikun e drogës 

I pyetur nga Deutsche Welle nëse Saimir Tahiri dorëzoi mandatin e deputetit pas presionit të ardhur nga Gjermania, raportuesi për Shqipërinë në Bundestagun gjerman u shpreh se nuk është në dijeni. 

“Nuk e di. Ky është një vendim që është marrë në Shqipëri, para së gjithash një vendim i tij personal, të paktën kështu e lexoj në shtypin shqiptar. Ne vetëm se e kemi bërë të qartë se do ta shohim me shumë vëmendje, nëse ish-ministri i brendshëm po trajtohet ndryshe nga ç’do të trajtoheshin të tjerët, në raste të ngjashme.” – u shpreh Thorsten Frei.

©LAPSI.AL 

5 Comments

  1. Po pse me plehra nuk e thoni qe po ky deputet thote qe ministri nuk mund tdenohet per fajet e t vllait.

  2. Egzaktesisht! Nese Xhafaj, ministri, ka bere ndonje gje jo vetem te shkarkohet, po te ndiqet me gjykate e ligj e te futet ne biruce nese eshte e mundur. Por nuk ka shqiptar qe eshte dakort qe te persekutohet vellai qe s’ka bere asgje te paligjeshme per vellain tjeter. Ky eshte mentalitet komunist i poshter qe menduam se kishim shpetuar.

  3. Ministri denohet per mos ektradim te vellait o rilindas koktrashe, qe beni rolin e idiotit me zor. Pse e nisi me nxitim sa doli pergjimi kur ishte kaq i lare sa thoni?

    1. @vetingu se ke nje telefon nuk do thote qe u bere ekspert jurist o debil. Kur denimi jepet nga nje sistem gjyqesor i huaj, eshte detyrim i atij sistemi te kerkoje ekstradim ne vendin mëmë të të dënuarit. Ka arsye per kete por nuk kam nerva ti shkruaj ketu. Gjithsesi, ne mungese te nje kerkese, vendi mëmë nuk ka dispozita ligjore te ndermarre asnje veprim perpis te hape hetimet e veta dhe te beje denim brenda sistemit ketu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu