• |
ide | kryesore

“Agron Xhafaj do bëjë vetëm 27 ditë burg në Itali”

Lajme, Të fundit



Gazetari Artan Hoxha thotë së se Agron Xhafaj,, vëllai i ministrit të Brendshëm Famir Xhafaj nuk do të vuajë të plotë dënimin prej 7 vjet e 2 muaj burg të dhënë nga gjykatat italiane. I ftuar në emisionin “Java”, në RTSH, Hoxha tha se Xhafaj ka dhënë kampionin e tij të zërit për të vërtetuar nëse ka qenë ai apo jo në audio- përgjim.

Por sipas Hoxhës, vëllai i ministrit nuk do të bëjë burg në Itali pasi ligji atje e fal nëse paguhet një gjobë ose kryhet punë e detyrueshme.

“Hetimi do të kryhet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, pasi do dy kallëzimet janë bashkuar në një. Deri tani është marrë dëshmia e Agron Xhafës, ka dhënë dhe një kampion për zërin në audio. Agron Xhafaj kur ka shkuar në Prokurori ka dhënë deklarimet e tij në lidhje me audiopërgjimin.

Ka bërë vetëm 33 ditë burg, dhe ngelen 27 ditë të tjera për tu shlyer. Por në Itali duke parë se shumë emigrantë, për dënimet me 4 vite e poshtë ndjekin politika penale dhe në vlera monetare, ose në punë të detyrueshme.

Sipas një informacioni, nuk është çudi që të hyjë në burg vetëm 27 ditë, dhe mund të ketë dhe një gjobë, por burg është shumë vështirë që të bëjë” – tha Hoxha.



1 Comment

  1. Edhe gjoben ka mundesi t’ja paguaj -edvin skizofreni -nga buxheti i shtetit vetem e vetem per ta nxjerre te lare nga ai denim .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *