• |
ide | kryesore

Dëshmitari X, fundi i propagandës rilindase

1, Ide



Audiopërgjimi, ku dyshohet se ka rënë pre fizike vëllai i ministrit të Brendshëm dhe pre politike vetë Fatmir Xhafa, dëshmoi edhe njëherë se sa e cekët, qesharake madje dhe me efekte dëmtuese për vetë Ramën është makineria e propagandës së ngritur prej tij.

Menjëherë sapo PD-ja nxori materialin audio të dëshmitarit X, taborët politikë dhe mediatikë u vërsulën si të çartur për të thënë se ai nuk ishte i vërtetë. PS zyrtarisht mohoi një përgjim “me zë, po pa figurë”, ministri i Brendshëm e quajti një sajesë të plotë, mashtrim nga fillimi deri në fund”, ndërsa qershia mbi tortë, kryeministri brenda ditës, shpalli se ai rezultonte i trukuar, pasi ai vetë kishte urdhëruar ekpertizën në një laborator prestigjoz ndërkombëtar që ia kishte konfirmuar këtë.

Aq i obsesionuar dukej Rama në imponimin e këtij versioni, sa ai pranoi t’i përkushtohej atij në mbledhjen e grupit parlamentar, duke eklipsuar totalisht takimin me presidentin Makron, jehonën e letrës plot pathos që i kishte dërguar atij dhe anullimin e “udhëtimit sëbashku” për të shkuar drejt Sofies. Rama tregoi se kishte nevojë urgjente të impononte versionin e tij propagandistik.

Kjo strategji rezultoi një bllof fëminor.

Kryeministri nuk mundi të bindte askënd se ai personalisht (në fjalim përdori fajlën “Unë” dhe asnjë institucion tjetër të policisë apo prokurorisë) kishte marrë një përgjigje shkencore, pa pasur në dorë përgjimin origjinal, krahasimin me zërin e të dyshuarit Agron Xhafaj, etj. Ai nuk tregoi as emër laboratori shkencor dhe as se si ishte dhënë përgjigja aq shpejt.

Këtyre dyshimeve të para se Rama po tentonte të impononte një version të gënjeshtërt, i’u shtuan edhe faktet.

Dëshmitari X u shfaq tashmë edhe me figurë për të treguar se ai përgjim qe real. Më pas u mor vesh se këtë e dinin edhe prokuroria edhe policia, të cilët rendën “të kapnin” Albert Veliun, përpara se emri dhe imazhi i tij të bëhej publik nga Parta Demokratike.

Pyetjet që ngrihen pas kësaj janë disa: nëse biseda nuk do të qe reale, nga e dinin organet shtetërore se kush ishte bashkëbiseduesi i dytë? Nëse ata do të qenë të bindur se audio përgjimi qe i manipuluar, pse do të nxitonin menjëherë të neutralizonin dëshmitarin X? Po të ishin të qetë, pse duhej të vepronin me kaq panik?

I gjithë ky përshkallëzim ngjarjesh të krijon bindjen se përpjekja për të shpallur audiopërgjimin një “spekullim nga fillimi në fund” ishte një manipulim nga fillimi në fund.

Rrjedhja logjike e situatave dëshmon se ajo bisedë sipas të gjitha gjasave është zhvilluar. Se Agron Xhafaj dhe dëshmitari X kanë folur sëbashku. Se ata madje edhe janë përgjuar. Deri në këtë pikë ka fare pak dyshime.

Dyshimet fillojnë e lindin në një tjetër pikë.

Ato shtohen në momentin kur ky audiopërgjim po tenton të përdoret nga Partia Demokratike si një vërtetim i tezës së saj, se Agron Xhafaj është favorizuar të vazhdojë trafiqet nën ombrellën e vëllait të tij ministër.

Por, deri më tani, ne nuk kemi asnjë provë konkrete dhe asnjë fakt të prekshëm për këtë. As përgjimi i bisedës së tij me dëshmitarin X, dhe as rrëfimi i mëpastajmë i Albert Veliut, nuk përbëjnë një bazë të fortë për të ngritur këtë pretendim.

Po t’i shtosh kësaj edhe të gjitha gropat e dyshimta që rezultojnë nga rrëfimi i Veliut dhe që Lapsi.al i ka evidentuar (lexo shkrimin poshtë) fabula e ngritur nga PD-ja bëhet edhe më e dyshimtë.

Lexo më tej:

Pikat kyçe / Ku çalon rrëfimi i dëshmitarit X ?

Mirë po, as Rama, as të tijët nuk patën nerva dhe nuk duruan të hynin në debatin racional se cila është përgjegjësia konkrete e ministrit. Ata refuzuan përplasjen me argumenta nëse ky përgjim e cënonte apo jo Fatmir Xhafën.

Ata zgjodhën rrugën më të shkurtër, më sipërfaqësore dhe më idiote, atë të mohimit të gjithçkaje. Ata vazhduan t’i besojnë parimit se skandali duhet ngordhur që në vezë. Ata ndoqën rrugën qorre të besimit se një gënjeshtër e thjeshtë është shumë më efikase se një e vërtetë e sofistikuar. Dhe prandaj zgjodhën aty për aty strategjinë e “përgjimit të manipuluar”.

Ata përsëritën të njëjtën gafë propagandistike, si me avionët e drogës që i bënë mushkonja, si me Dritan Zaganin që e quajtën si të pabesueshëm kur denoncoi marrëdhënien Tahiri- Habilaj, si me hashashin që thonin se e kishin zhdukur në 2015, ndërkohë që ai ishte në lulëzimin më të madh.

Ata zgjodhën të mbysin debatin për një të vërtetë të diskutueshme me anë të propagandës. Dhe ky qe gabimi i tyre më i madh. Ky qe dështimi i makinerisë së tyre të manipulimit. Sepse që sot e tutje gjithkujt mund t’i lindë e drejta të dyshojë: deri sa na gënjyen për vërtetësinë e përgjimit, paskan pasur diçka për të fshehur; deri sa e bënë për një element, mund ta bëjnë edhe për gjithë historinë. Pikërisht për këtë historia e dëshmitarit X është një tjetër provë flagrante se sa foshnjore dhe naïve është strategjia e komunikimit të Edi Ramës.

©Lapsi.al



18 Comments

  1. O Bushat, e genjejne dhe Rameziun. Ai ka kohe qe nuk merret me me punet e shtetit. Po mbyll llogarite e veta persanale tani. Ka ardh koha per exit. Ai flet me gojen e Endrit dhe te Engjellit. Nuk prek vete gje me dore.

  2. Kush e kish menduar qe Rama do ishte si gjithe te shkuarit ne kete pozite mjerane . Me Dhimbset tani. Me vjen keq per te. Nuk ka per te qene kurre me keq se sot. Eshte i zhytur ne ate felliqesi qe evropa e bota nuk po ja fal sepse ai krim qe mbeshtetet ketu, shkoj ne evrope. Kjo eshte arsyeja. Por sot me dhimbset rama. Nuk ka moment me te keq se 1. Kur nuk e di nga te vjen. 2 kur te ve frika per fund.

    Ai mohon cdo gje tani ne menyren me alogjike.. tipike per nje fajtor me shume faje. Nuk ka vlonjat qe nuk e njeh e nuk e di qe Vellai i Xhafes eshte kapo i trafikut ne vlore. Kushedi si qeshin kur degjojne Ramen. Nuk ka asnje sherbim inteligjence te huaj qe vepron ne kete territor qe nuk ka informacion kush e ushtron, kush e drejton e kush e mbron trafikun e drogave. Ky mohim qe ben rama si ai adoleshenti kur kapet duke pire hashash eshte vetem per ca dite consum mediatik

  3. Te kam konsideruar nje gazetar serioz dhe profesionalist Bushat,neqoftese vertete konsideron se ky deshmitari X mund te demtoje Ramen,Rilindjen apo PS-ne me duhet te ndrroje mendjen sepse akush normal nuk mund ta konsideroje deshmine e tij siargument se lere si prove.Po ky per nje interviste beri 18 genjeshtra:Ndrroi heroinen me kokaine, i denuar 5 vjete thote se ishte i denuar 15 vjete,e keshtu me radhe .Te sherben ne nderin tend te konsideroshe nje genjeshtar jonormal si prove.

  4. Ky I paemer paska shume emra,zhapik.Kujt I vlejne keto komente fukarenjsh,askujt.Berisha,Basha,Meta,Rama,Nano Kane vjedhur dhe vjedhim deri SA mbingopen.Llala KY hajdut dinak kerkon azil ne Gjermani,Brozi eshte ne USA see internoi Saliu….Askujt nuk I besohet, kafshet drejtojne shtetin dhe spurdhjaket Si Bushati apo Fevzo vetem pasurohen.Tym dynjaja ka qene,te gjithe duan diktaturen para kaosit.Turpin po e hame me but.Shejtani dhjet dhe ne e hame.

  5. Eshte aq foshnjore sa ai mendon qe jane foshnjore ata te cileve i drejtohet dhe nuk e ka pasur keq deri tani me thene te drejten.

  6. E neveritshme eshte fushata kunder ketij njeriut deshmitar nga mediat letra higjenike te bythes Rames.
    Kerkojne ti bejne biografine, kerkojne ta skanojne e te merren me ate e jo me ato qe ai thote.
    Natyrisht qe Albert Veliu nuk ka mbaruar Universitetin New York te Tiranes, nuk ka as master te Kristal si ajo maloke Lindit Nikolla. Por ky Veliu eshte kategoria e vellait te Fatmir Xhafes, Agronit a Geronit si ja thone. Dhe kjo kategori kete bisede ben e kete mentalitet ka.
    Ne se qeveria Rama kerkon qe deshmitarin ta besoje vetem po te shfajesoje vellain e Fatmirit, duhet te gjeje vete nje deshmitar tjeter me master e grade shkencore qe pastaj mediat pro-Rama ta bejne hero e ta mbajne si hajmali ne faqet e para.

  7. Ka nje pergjim, ka nje deshmitar! Per nje njeri te denuar me 7 vjet per trafik droge (kjo duhet ti ngulet ne koke komentuesve rilindIdjote, nje here e mire) qe eshte AgronGeron Xhafaj vella i ministrit te brendeshem Xhafaj
    Pyetjes qe gazetarja e re A. Meta i beri Rames : “A nuk gjen dot PS minister te brendeshem te lidhur me drogen”, duhet t’ja bejne vete rilindIdjotet atij krye-Idiotit qe qeveris sot para se te bejne gafen e radhes qe ta mbrojne Xhafajn e te diskretitohen prap si ne rastin kur mbrojten Tahorrin e sot ai eshte si miu ne arrest shtepie.

  8. Deshmitari X apo Y,merruni me deshmitaret se Likja ben parate,he se edhe pak del deshmitariZ,jepini se mire e keni.

  9. Ky ”Deshmitari X ”qe vraponi ti beni biografie pati kurajon te thote disa te verteta te medha qe i dine te gjithe ne Vlore dhe me tej.e ka biografine me te mire se Agron Xhafaj qe mundoheni te mbroni se fundja e ka rehabilituar veten e tij duke mos ju fshehur denimit.Dhe ky Babalja pa shkolle pati zgjuarsine dhe guximin te bente kryeministrin tone te drejte ,te pa korruptuar, te zgjuar te rri si mut para gazetareve dhe te zhytet e gjiriz me genjeshtat e tij Dhe ne varr do ti dali ne enderr

  10. Sapo dëgjova Andi Bushatin që në Top Channell tek Rakipi të shfaqte dyshimin se e gjithë kjo histori është bërë me “regjinë” e PD e se dëshmitari x ishte sipas tij i pabesueshëm, kur shoh në mediat shqiptare një lajm tjetër të freskët.
    Përgjimin e intervistën me dëshmitarin x, Albert Veliun e ka bërë një gazetar investigativ televizioni, që sapo është pushuar nga puna. Është ky gazetar me emër e mbiemër që me kurajë, duke e parë se nuk kishte mundësi që në televizionin ku punonte të publikonte materialet që kishte përgatitur, t’ja jepte këto materiale për ti publikuar Partisë Demokratike.
    Gazetari Olldashi ndërkaq lajmëron se ka publikuar vetëm një pjesë të materialeve të përgatitura prej tij e ditët e tjera do të publikojë edhe pjesën tjetër.
    Po ky gazetar deklaron se janë gënjeshtra të gjitha ato çfarl thuhen se me ardhjen e Fatmir Xhafës si ministër i mbrendshëm, policia paska bërë kërdine me mafien e drogës. Në Vlorë ku ai ka investiguar, vazhdon me intensitet trafiku i drogës .
    Dgjova edhe një tjetër palo gazetar, njëfarë Shpëtim Nazarko që bashkë me Spartak Ngjelën të mburte Fatmir Xhafën se ai si përzgjedhje e “amerikanëve”, paska dalë “faqebardhë” në luftën kundër drogës.
    Mesa duket për të dy këta sharllatanë, SHBA qenka shvendosur gjeografikisht në Kinë.
    Ndërkaq Edi Ramës i regjistrohet edhe një gënjeshtër e rendë publike skandaloze.
    Mbrëmë pat deklaruar se ai vetë i paskej dërguar kasetën e regjistruar një firme prestigjioze që e kishte “gjetur” të fallsifikuar, e sot lexoj se duke ju drejtuar me sharrje rugaçërore Bashës, përgënjeshtron veten duke thënë se “e pres” rezultatin e laboratorit.
    Duket kjartë se edhe ato pak vida në trurin e psikopatit, janë liruar tërësisht e prej tij shqiptarët do të dëgjojnë çdo ditë veç marrëzira.

  11. Kete gazetarin do ta bejme Gjeneral,kokerr gomarri,mish per top,do te c’fryhet e gjitha tamam si nje k..r,oh si do te shkoje KY trap njelloj si te tjeret,asgje nuk ka aty vetem lufte hajdutesh qe zihen per prene…droga dhe kriminaliteti do te rriten me shume sepse kjo nuk varet nga pushteti ,qe e prodhon cdo dite kete gjiriz.Ishalla gjeme nje deshmitar Y qe te na flase se si mbrojti Shqiperine nga vjedhja apo nga shitja totale.

  12. Ne fakt ne kete vend nuk ka as prokurori, as polici as sherb informartiv as gazetari investigative. Rasti Agron Xhafes e dine te gjithe dhe eshte vetem maja aisbergut. Dhe habilajt e dinte e gjithe Vlore e me tej. Kur u godit Tahiri pas 4 vjetesh, ne nje kohe qe ishte aq i ekspozuar( vetem nga drejtesia italiane) tregon qe te gjitha institucionet jane ne varesine e kryemin dhe kane frike te bejne punen e tyre. Durresi duket si nje qytet i pavarur nga qeveria qendrore, po ashtu Elbasani Vlora e me rradhe. Aktualisht krimi eshte ulur kembekryq dhe e ka kapur pushtetin. Mendojne keta qe jane ne pushtet qe duke i dhene dhe shpirtin krimit, ky i fundit do i siguroj qenien ne pushtet. Vecse bumerang mbi koke do e kene. Po kur ta kuptojne do e kene te veshtire te reagojne. Pastaj nuk do kete vlere me as leku madh.

  13. Po ti Bushat.Cfare te bind per vertetsine e e filmit.Si bindesh ti per ate dhe nuk te duket sqaruese fjala e Kryeministrit.Apo e ke te vendosur ne koke qe me perpara se cili eshte varianti i sakte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *