• |
ide | kryesore

Ironia e Putin me ish-spiunin rus: Falë Zotit shpëtoi!

Planet



BBC njoftoi se sot ka dalë nga spitali Sergei Skripal, ish-spiuni rus që u helmua më 4 mars në Britani, helmim që rreshtoi Perëndimin kundër Rusisë dhe prodhoi një furtunë dëbimesh të diplomatëve nga të dyja krahët.

Pavarësisht akuzave të Britanisë së Madhe dhe aleatëve, Rusia mohoi vazhdimisht përfshirjen e saj në helmimin me gaz nervor ushtarak të Skripal.

Presidenti rus Vladimir Putin ironizoi sot daljen e Skripal nga spitali duke thënë se nëse do të sulmohej me helm të ushtrisë ruse, ai do të kishte vdekur në vend.

“Falë Zotit shpëtoi, nëse do e helmonim ne me helm ushtarak, ta dini se do kishte vdekur në vend. Por shyqyr që ia doli mbanë dhe la spitalin,” – tha Putin sot gjatë takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Sergei Skripal tani mbrohet 24 orë me roje në një shtëpi të sigurtë në Angli.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *