• |
ide | kryesore

Ku e analizoi audio-përgjimin e Agron Xhafajt? Rama nuk ka përgjigje për gazetarët

Lajme, Të fundit

Edi Rama nuk dha asnjë informacion tjetër që do të jepte të paktën një të dhënë për ekzistencën e agjensisë së huaj që i ka provuar brenda natës se audio përgjimi që implikonte Agron Xhafajn në trafik droge ishte i manipuluar.

I pyetur nga gazetarët disa herë nëse kjo agjensi  kishte emër, në çfarë shteti ndodhej apo çfarë objekti kishte analizës, Rama tha se nuk mund të jepte asnjë të dhënë të tillë.

“Unë fola për një agjensi të specializuar. Ajo që bëra ishte urgjente për mua. Nuk ka vlerën e një prove. Provën duhet ta identifikojë dhe certifikojë prokuroria, cilado të jetë ajo. Por për sa më takon, jam i qartë dhe thashe dhe e përsëris, bëhet fjalë për një maskaradë të organizuar me qëllime të qarta dhe e motivuar nga frymëzimi malinj për të bërë çmos pengimin dhe mundësisht, hedhur në erë negociatat. Dita e djeshme duhet ti ketë dhënë të gjithëve përmes audio apo video të PD-së, se në çfarë derexheje u katandis PD, se në çfarë mungese respekti ka PD për inteligjencën e shqiptarëve dhe se pse priti pikërisht këtë kohë për të bërë këtë gjë. Sepse e ka pasur në dorë më parë. Në një kuptim e falenderoj PD, që e bëri demaskimin e maskaradës me atë shfaqje që dha dje në skenën e teatrit të SHQUP” u shpreh Rama.

Edhe pas insistimit të gazetarëve për një të dhënë konkrete në lidhje me këtë agjensi që i dha Ramës sigurinë për të mos e shkarkuar Fatmir Xhafën, si Ministër i Brendshëm, kryeministri pranoi të jepte asnjë të dhënë, duke forcuar dyshimet se deklarata e tij nuk ishte e vërtetë por u bë nën presionin e fakteve dhe skandalit që të çonin në shkarkimin e ministrit.

“Nuk mund t’ju ndihmoj me asgjë për këto që pysni, përgjigjia ime është e qartë. Ajo që u servir si autentik është i manipuluar. Detajet se si dhe pse janë detaje të punës së prokurorisë dhe të debatit” u shpreh Rama.

3 Comments

  1. Genjeshtra e radhes e -Psikopatit-qe vuan nga -Mitomania-.Ndoshta e ka nga -Niseshteja-,Ndoshta nga -Skizofrenia-.Duhet diagnostikuar me patjeter.

  2. Po pse o Bushat i transformon gjerat.. Ai nuk tha qe nuk kam pergjigje.. por tha troc nuk ja u them..

    Jane dy gjera te ndryshme.. E para do te thote qe ‘nuk di cte thote se eshte genjeshter’.. e dyta do te thote ‘ po eshte e vertete qe e kam kerkuar verifikimin por emrin e agjencise qe e beri verifikimin nuk ja u them juve , se e kerkova per tu bindur vete nje here qe eshte e vertete apo jo’..

  3. ku e analizoi pos ne prapanic te tij.siq ka analizuar jastekun e griseldes qe doli jo kopil i roshit por jastek griselde,apo siq analizoi bllokun e metes qe i doli ngjal lalzi,apo analizen qe i beri avionit dhe i doli mushkonj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu