• |
ide | kryesore

Pas Sofies / Rama më pesimist se kurrë për hapjen e negociatave

Arkiva, Kryesore



 

Edi Rama ka folur këtë të premte me nota tejet pesimiste për objektivin e hapjes së negociatave nga samiti i vendeve të Ballkanit perendimor me BE-në. Kryeministri ka përmendur shkaraz atë që e konfirmuan shumë media ndrkombëtare, se liderët kryesorë të Europës ishin pak të preokupuar për zgjerimin, por ai ka thënë se ka bërë çështë e mundur që të shfrytëzojë edhe mbledhjen zyrtare edhe drekën informale, për të folur për ‘hallin” e Shqipërisë.

Por, pasi ka informuar për këto përpjekje kryeministri ka nënvizuar se « ererat kundër zgjerimit nuk ndihmojnë », se rasti maqedonas që kërkon hapjen e negociatave njësoj si Shqipëria “mund të bëhet pengesë edhe për ne”, se “Shqipëria e ka bërë punën e saj me marrjen e rekomandimit pozitiv nga Brukseli”, por faji është i Evropës që është futur “në cirkun e lagu se lagu”.

Ndonëse ka theksuar se është optimist Rama, ka pranuar se “procesi nuk është më në dorën e qeverisë shqiptare”.

Po të shikohet e plotë fjala e Ramës në konferencën për shtyp, duket se vendin kryesor aty e zënë më tepër alibitë, për politikat e Evropës, për punët e saj të brendëshme, ‘për një vend të vetëm që mund të prishi vendimin e 27 të tjerëve” gjë që tregon se kryeministri më shumë ka vënë theksin në pjesën e justifikimeve për mosmarrjen e statusit.

Po t’i shtohet kësaj edhe fakti se Rama nuk harron kurrë të fajësojë opozitën se po bën çështë e mundur që të hedhë baltë ndaj Shqipërisë për të penguar objektivin e qershorit, një gjë është e qartë: kryeministri po përgatit të gjithë terrenin e mundshëm që të justifikojë dështimin e muajit të ardhshëm. Konferenca e sotme në Rinas ishte hapi më i dukshëm i përgatitjes së kësaj strategjie.

©Lapsi.al



13 Comments

  1. Gazeta e Meros alias Endri Fuga, i cileson tone optimiste ato te Rames per negociatat(Integrimi, Rama optimist pas Samitit në Sofje: Në qershor do të marrim një rezultat pozitiv).

  2. Vetem nje frikacak eshte! Do iki si trafikant dhe hajdut…Sic iku dhe Fatos Nano! Mjere Shqiperia cfare monstrash zgjedh! Pasqyre e popullit jane dhe keta ne nje fare menyre!!!

  3. Karagjos e i pa afte Rama. E shantazhuan te gjithe politikanet e rajonit, si greket dhe bullgaret, gjssme se do i hapnin negociatat ketij gallofi amator ne politiken e jashtme dhe si shtetar. Ky edhe pse ka ndejtur 11 vite kryetar bashkie dhe 5 vite kryeminister ska bere gje tjeter vetem se i ka sherbyer mafjes qe sot drejton. Ka pastruar leket e tyre duke ngritur nje katraure betoni pa infrastrukture.

  4. Shihe tani te thote edhe se evropa nuk na do se jemi muslimane. Dhe nuk eshte se nuk do ta besoje bagetia.

  5. Edo ta pata qe thene qe do arrije dita e do mbrosh ate qe te fut karin gjer te bajamet, po nuk besove ti!!!
    Shqiperia do nderroje faqe kur te fuse Kryeministra ne burg. Nese qenka aq e kollajshme te vendosesh nje kryeprokurore (ftyre kale) kamikaze, qe te beje procedime vetem pasi flet ti, nje prokuror i rralles thjesht per karriere, do te hetoje edhe leket per vazon e luleve
    Kare-ngrenie te mbare e te shendetshme…

  6. Integrimi eshte interes i qytetareve dhe eshte rruga me sigurte per te bere Sjhqiperinen shtet funksional te se drejtes.Integrimi do pamundesoje qeverisjen allaberishiane ku pushtetari eshte polic,prokuror e gjykates.U hapen a su hapen negociatast Rama e ka pushtetin deri ne gjysmen e vitit 2021.Madje plotesisht te sigurte edhe mandatin e trete neqoftese PD nuk ndrron lidershipin dhe strategjine.Rama a kushdo te jete ne vend te tij ,do kete me shume pushtet keshtu si eshte ,se sa kur Shqiperia te inkuadrohet ne BE.Orban i

    1. Keni dale ju pederastat e citjanes dhe komentoni! Mire do ishte te hynte ne BE se do perfitonim dhe ne dhe Shqiperia! Rama eshte vetem tuhaf!

  7. Sa here qe mbarojne samitet, neper evrope, kethehet ne Shqiperi si qen i rrahur ! Duket se sa here qe shkon i gjuajne me gure! Ps: Fakti qe gati ne pese vjete qeverisje, nuk ka bere asnje vizite zyrtare qeveritare ( asnjehere i ftuar) dhe nuk ka pasur asnje vizite qeveritare nga vendet e evropes, tregon me se miri se e njohin ç’mall eshte ! Tjetra qe te ben pershtypje eshte se shumica e vetequajturve analiste nuk e ka prekur asnjehere kete problem! Mos kjo tregon se te gjitha anal-izat behen me porosi? ,Pra agjitprop pro vathes! Mos berja e me mos pritja e vizitave me perndimin jep mesazhin paloqeverise e shqiptareve: Po nuk nderruat klasen batakçijve politike “rrini aty se mire jeni”

  8. Pse kam idene se ne kete portal , komentuesit dhe krijuesit e ketij portali , gezohen dhe ngazellohen me ‘ JO’ e EU per vendet e Ballkanit .

    Nuk e di por kaq ju ka verbuar lufta politike, urrejtja ndaj Rames dhe PSs sa qe te gezoheni dhe te kaloni ne egzaltim per nje ‘atmosfere negative ‘ ndaj nesh dhe ballkanasve te tjere ?

    Ju qofshi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *