• |
ide | kryesore

Pikat kyçe/ Ku çalon rrëfimi i dëshmitarit X

Arkiva, Kryesore



Rrëfimi i Albert Veliut, ish të dënuarit për drogë, zëri i të cilit dëgjohet në bisedën me vëllain e ministrit të Brendshëm, Agron Xhafën, u bë për dy qëllime kryesore.

Së pari për të hedhur poshtë alibinë që Edi Rama dhe qeveria krijuan në panik se nuk kishte asgjë të vërtetë nga biseda e përgjuar në Vlorë.

Së dyti për të përforcuar tezën se Agron Xhafaj vazhdonte të drejtonte trafikun e narkotikëve, duke hedhur hije të forta dyshimi politik se, megjithëse ministrat e Brendshëm janë ndërruar, nën çadrën e Rilindjes trafiqet vazhdojnë po njësoj, ndryshojnë vetëm personazhet.

Por që këto pandehma të merren të mirëqena duhet që në dëshminë e Albert Veliut të mos ketë asnjë hije dyshimi. Sepse parimi se kush gënjen për disa gjëra, mund të gënjejë edhe për të gjithën, e kërcënon fort besueshmërinë e rrëfimit të dëshmitarit X.

Pikërishtë për këtë, Lapsi.al i shqyrtoi edhe njëherë nga fillimi pikat kyçe të rrëfimit të Veliut. Dhe në to rezultojnë disa gropa që nuk bindin askënd.

Lexo më tej:

Prokuroria mori në pyetje Albert Veliajn, para se të dilte dëshmia nga PD

Dëshmia e Albert Veliut: Punoja me vëllain e Fatmir Xhafajt, por kur rashë në burg s’më solli një cigare

Me ndihmë ekonomike dhe probleme me alkoolin, njihuni me “Dëshmitarin X” dhe banesën e tij

Dëshmitari X pohoi, madje këmbënguli se përgjimin nuk e kishte bërë ai. Megjithëse pak e besueshme, mund të merret e mirëqenë. Por nuk kaloi shumë dhe ai ra në kontradiktë të thellë, kur u pyet në videon e shfaqur se pse kishte vendosur ta shpinte ata bisedë të përgjuar tek PD. Thënia e tij se ky është i vetmi institucion i besueshëm në vend, jo vetëm që tregon përkatësinë politike të tij, por dëften se ai është kontradiktor në faktin nëse e ka bërë apo jo vetë përgjimin.

Pika e dytë e errët e rrëfimit të Albert Veliut është se nga njëra anë ai pretendon se nuk kishte më ndërmend t’i kthehej botës së errët të trafikut, e cila i kishte kushtuar disa vite burg, por se gjithë këtë histori po e bënte për të “provuar” Agron Xhafën. Pra sipas tij, kjo qe thjesht një provë dhe jo një nismë për t’u rifutur në xhiro. Po pyetja shtrohet: a mundet një njeri i papunë, që jeton në varfëri siç tregon vetë, të shkojë e të blejë 20 KG hashash thjesht për të provuar një ish mikun e tij, apo thjesht për një hakmarrje të 15 viteve më parë.

Pika e tretë është se, po në rrëfim, Veliu pranon se u bënë gati për ta eksportuar mallin, vetëm se ditën e fundit shefi i policisë me emrin tashmë të njohur, Ermal, i tha se ishte e pamundur, sepse bënte kohë e keqe dhe det i madh. Po nëse nuk do ishin ngritur dallgë dhe nuk do qe përkeqësuar moti, si do të tërhiqej Veliu nga pakti mafioz që kishte bërë? Si një njeri që ka pasur lidhje me botën e krimit, ai e di se tërheqje të tilla nuk të kushtojnë vetëm paratë, por shumë më tepër. Pra sipas të gjitha gjasave ai ose nuk e kishte këtë punë për provë dhe donte ta tentonte vërtet, ose nga ana tjetër donte ta çonte aksionin deri në fund, për të treguar se Agron Xhafaj e vazhdon trafikun edhe tani që i vëllai i tij është ministër. Por cilado të jetë nga këto pandehma, në të dy rastet duket sikur Veliu gënjen në rrëfimin e tij publik. Sepse ai së pari nuk mund ta bënte këtë  lojë deri në fund, thjesht për të provuar një mik që e kishte braktisur 15 vite më parë. Dhe e dyta edhe nëqoftëse qe aq i çmendur sa ta kishte menduar kështu, pra për t’u hakmarrë, atëherë ai është edhe pjesë e skemës së përgjimit që do e shpinte hakmarrjen deri në fund. Prandaj në këtë rast ai del gënjeshtar kur thotë se nuk ka dijeni për përgjimin.

Një hije tjetër dyshimi hodhi të enjten në mbrëmje në  emisionin “Të paekspozuarit” gazetari Karlo Bolino, i cili pasi kishte shqyrtuar dokumentat italiane, pretendoi se Veliu nuk ishte arrestuar në 2005, siç pretendon në rrëfim, por disa vite më pas në 2009. Pra sipas tij, ky ndryshim i qëllimshëm datash e zbehte motivin e veprimit për hakmarrje ndaj një njeriu që nuk i kishte çuar një paketë cigare në burg. Sipas Bolinos kjo bëhej për të afruar më shumë historitë paralele të Albert Veliut dhe Agron Xhafajt. Por fakti qëndronte se dëshmitari X kishte gënjyer për datën e burgosjes në Itali.

Pra sikurse shihet ka shumë gropa dhe pika të errëta në rrëfimin me zë dhe me figurë të Albert Veliut. Pika që shpesh të bëjnë të mendosh se vende- vende ai gënjen. Dhe sipas një parimi të vjetër ai që gënjen për disa gjëra, kompromenton krejtësisht gjithë versionin e tij.

Prandaj ata që e mbështesin politikisht dëshmitarin X, duhet ta detyrojnë t’i zbardhë këto pika, nëse vërtet duan të ngrejnë një kauzë mbi dëshminë e tij.

©Lapsi.al



19 Comments

  1. I djeg shume Xhafa… Shkullak topallit dhe Bushat qejfli kurvash… i analizojne detajet se ne rastet e tjera ia kpusin pa e ulur bythen e shtrember per te verifikuar faktet….

  2. E moret shukun me leke ju? Te gjitha keto dyshime hidhen poshte nese biem dakord qe nuk duhet te dali njeriu apo njerzit kryesore qe kane pergjuar. PD-ja nuk i ka ato risurse per te kryer kete pergjim, imagjino A.Velia qe 1000 leke te vjetra do ne dite per raki.
    Pergjimi mbam vule shteterore dhe eshte bere brenda ligjit, nga policet ne arrati te Tahirit. Por perderisa citoni Kari Bolinon ne pidh te kurves edhe ju. Nuk impononi dot inteligjence me leke te pista

  3. Ndersa une kuptova nga rrefimi i tij qe :
    1. Pasi kish dale nga burgu shkoi te Agroni per te kerkuar pune
    2. Pergjimin nuk e ka bere ai
    3. Kur i kane refyer pergjinin ka vendosur te flase ( ose e kane perdorur e shtyre te flase) nga frika
    4. Ndertoi ate alibi / genjeshter qe kish shkuar per te testuar agronin e jo per pune. Ketu dukej qe genjente sepse me vone tha nuk e beme ate rruge se deti qe me dallge. Zeri hapur dallohej qe ishte zeri i tij ne pergjim. Gjithe Vlora e di qe Geron Xhafa eshte kapo i trafikut. Kujt po i mbush mendjen PS. Gjithashtu tallja me deshmitarin ishte nje sforcim qesharak. Skafistet e trafikantet nuk jane me doktoratura , as piktore e as kengetare. Jane skafiste , shpesh me 8 klase shkolle. Nuk ka shqiptar qe nuk e ka besuar. Largimi pa u marre ne pyetje e pa arrest i vellait te xhafes eshte po aq kriminal. Rama mire eshte te kuptoje qe te vertetat dalin. Boll beri teater te qe tja hedhe dites se te tjere skandale vine. Keto jane si bombat e maqedonise. Nuk po i ben PD e as Luli. Sherbimet dine gjithcka. Ndoshta Rama eshte pale e bombave . Ndoshta do jete viktime. Kjo nuk dihet ende.

  4. Ore se jemi budallepsur te gjith. Kam lexuar disa artikuj dhe asnje prej tyre nuk ngre pyetjen…. PO KETA TE PD NGA E DIN QE PERGJIMI ESHTE ORIGJINAL??? I KA PYET NJERI SE KU BAZOHEN PER VERTETSIN E PERGJIMIT? Nuk e mendoj te besojn qorrazi kete deshmitarin x.

  5. Pika e peste Bushat, sapo doli ky pergjim vellai i ministrit u nis me vrap ne Itali per te kryer denimin. Dhe pika gjashte, ministri ne shkelje te plote te ligjit ka mbrojtur vellain nga ekstradimi. Dhe pika shtate, vellai ministrit vertetoi dhe ne kete rast se vazhdon te merret me trafiqe droge! Dhe pika tete ministri Xhafa eshte ulur ne takime zyrtare ne Tirane, Durres, Fier, Elbasan me perfaqesuesit e mafias (Veliajn, Gjushin, Qazimin, Subashin). Dhe pika e nente asnje nga keto grupe te strukturuara kriminale qe perfaqesojne institutionet shteterore nuk jane goditur! Mjaftoi pra Bushat nje cope video mbase edhe me parregullsi mbrenda, per te treguar bataksin ku ka rene kjo mut qeverie. E çna plasi trapi se Xhafajn mund ta kete mbeshtet nje kinez i diskretituar si Lu, apo ndonje sorosian tjeter i lodhur!

  6. I pate mbreme gjithe hanalistat te rreshtuar si jenicere ne te gjithe mediat qene ….?! Fytyrat e tyre te zbardhura, te zverdhura , te frikesuara tregonin shume mire se ku çalonte deshmia e cila do ti tërheqë te gjithe sistemin antishtet ne burgun modern te Shkodres e cila po pret me krah hapur te gjithë keta …..

  7. DHe a e pate -Mut[c]Nanon si e trashte zeri per te perfecuar dhe nje here para opinionit shqiptar qe ky eshte deshmitar i blere ,kjo audio-vidio-eshte e dyshimte .Keto jane perpelitjet e fundit te ketyre -kllouneve-dhe sahan lepirseve te kesaj qeverie kriminelesh dhe trafikantesh.

  8. ky shkrimi mbi ca parime te vjetra mu duk si e folura e Muc Nanos dje, nuk e kuptoj pse e ftojne ne emision kur ai eshte me pak i artikuluar sesa skafisti i cili te pakten kishte histori per te treguar. Argumentat e tjera dalin sh qarte ne komentet lart, spo lodhem te shkruaj.

  9. More zoterinj,po hajduti,qe vodhi lopen,nuk paska asnje faj???Nderkohe,mos corientoni miletin,me gabimet qe jo se nuk i kuptoni,por ju pelqen ,keshtu.Deshmitari,nuk tha se ja dorezoi vidion opozites,por tha qe denoncimin qe ka bere ne intervisten qe i ka bere gazetari,ja ka dhene opozites.

  10. Ore analiza kush e beri pergjimin dhe pse e beri. Xhafa nuk jep doreheqjen dhe ja hodhi. Vellai shkon e per dy muaj kryen denimin. Kaq ceshtja. Pse i fryni kosit kot? Jo keshtu jo ashtu. Flluske sapuni dhe ky muhabet…

  11. Shqipot jane bere te gjithe dedektive ,jo e tha me goje ,jo e kapi per bythe,fytyra dukej qe ishte apo s’ishte,deshmitariX berri shurren ne nje ferre,Taho ishte kaps sot,Xhafa mori fryme thelle dhe pordhi…material per popull injorant,U harrua Gerdeci,21 Janari,Taho droga,Like floriri,Nano aeroporti….ju pirdhni ata vjedhin.Me zi po presin analizat e Bushatit dhe Fezo batakciut,qe te vendosin do hyjme apo do te dalim nga nevojtorja.Ne 25 vjet demokraci si nuk patem nje hero te punes apo te popullit,sepse askush nuk punon dhe askush nuk lufton,vetem vjedhin dhe permjerrin ne popull.

    1. O ikomunist në një vrimë i bini fyellit, Gërdeci ka 10 vjet që ka ndodhur, nuk kishte ndonjë ministër të akuzuar për interesa personale në të, ndryshe nga sot ku ke me figurë zë e dokumente akuza TË TMERRSHME për disa ministra.

  12. Te gjitha keto qe thua bushat mund te jene te verteta por analiza jote ka disa probleme:

    1 – Askujt nuk i intereson kush pergjoi vellain e ministrit dhe a ka bere burg ose jo ky zoteria. Keto jane gjerat me te parendesishme ne kete histori.

    2 – Do isha dakort qe nese do kishim vetem deshmine e zoterise ajo do te ishte nje lemsh shume i ngaterruar per ta shkokolepsur edhe sikur deshmitari mos kishte problemet qe permend zotrote, por ketu “cuditerisht” ty te mungon nje copez shume e rendesishme ne kete analize. Ekziston nje audio qe provon qe Agron Geroni ka thene ato qe thote deshmitari dhe per me teper ne kete audio provohet qarte dhe prezenca e deshmitarit ne takim.

    Pra ne thelb deshmitari eshte thjesht nje prove plotesuese qe audio qe degjuam reflekton nje bisede konkrete ku prezenca e personit dhe gjerave qe ai deshmon provohet nga vete audio, duke mos lene aspak vend qe vertetesia e atyre qe thote te filtrohet permes biografise se tij.

  13. Merruni me audion ju ,tamam gomere ,tamam ushtare per tu vrare ne lufte ndersa komandantet bejne paqe midis tyre.Tamam si Ai heroi austriak qe vdiste me perandorin ne goje ,ndersa perandori nga ana tjeter i dha vajzen Bonopartit.Cadra ishte shembulli me i shkelqyer i idioteve apo mareveshja Nano_berisha,apo Meta -Barisha,Tamam kara.

  14. Nga gjithë dyshimet për “dëshmitarin” që janë rënditur në këtë shkrim, më tërhoqi vëmendjen shqetësimi i Lapsit, se ky “dëshmitar” , si të vetmin “institucion” të besuar tek i cili mund të mbështetej, qenka PD.
    Mos duhej që ky trafikant i Vlorës, për tu dukur i besueshëm duhej të shkonte e ti rëfehej Edi Ramës, apo gazetarëve që i bëjnë fresk këtij si Muç Nano ?
    Nuk mund të gjesh në asnjë nga deklarimet e PD, se ajo e konsideron “deshmitarin x” një qytetar të ndershëm. Bile që në denoncimin e parë, ai u quajt “bashkëpuntori X” i vëllait të ministrit të mbrendshëm.
    Ka një ligj ndërkombëtar që ju del në mbrojtje deshmitarëve të penduar e prandaj PD ka deklaruar se do ta mbrojë me forcë këtë dëshmitar.
    Shkoi prokurori italian deri në SHBA për tu takuar e mbledhë materiale nga një i penduar i kapo mafies.
    Por në Shqipëri tashmë është prokuroria ajo që përpiqet të mbulojë gjurmët e krimit të mafies e është opozita ajo që po e demaskon krimin e narkotrafikut. Prandaj edhe bashkëpuntoret e mafias se trafiqeve në Vlorë, kur shohin se mbijetojnë vetëm ata kolegë të tyre që kanë lidhje familjare me qeverinë, kanë besim tek opozita se do ta përçojë edhe zërin e tyre..
    Ndyrësisht e burracakërisht lexoj në disa media pro Ramës, se “Albert Veliu është një militant i PD”, prandaj është “rrëfyer” tek ajo.
    Po mos duhet të shkonte tek Fatmir Xhafa e të bënte denoncimin ky skafist, pa të ishte i besuar ?

  15. Deshmitari nuk duhet te nxjerre qe pergjimi eshte kryer nga Policia e Saimir Tahirit. A po e ndihmon Rama Tahirin te beje kete zhurme eshte pune tjeter

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *