• |
ide | kryesore

Plane për fundjavën? Sinoptikanët parashikojnë se moti …

Lajme, Të fundit



Moti në vendin tonë do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm dhe me reshje shiu.

Sipas parashikimit të sinoptikanëve, moti i paqëndrueshëm dhe me reshje do vijojë edhe përgjatë fundjavës.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, gjatë ditës së nesërme priten reshje të dobëta në të gjithë vendin.

RESHJET
Sot pasdite (e premte, dt.18) priten reshje të dobëta në të gjithë vendin. Nesër (e shtunë, dt.19) pritet që në orët e paradites të ketë reshje të dobëta në të gjithë vendin (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT
Nesër (e shtunë, dt.19) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 15 / 26 °C
në vendet e ulëta: 14 / 25 °C
në vendet malore: 10 / 22 °C

ERA
Sot pasdite dhe nesër (e shtunë, dt.19) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *