• |
ide | kryesore

Protestë në 26 Maj, Basha thirrje shqiptarëve të largojnë qeverinë

Lajme, Të fundit

Lulzim Basha njoftoi organizmin e një proteste të opozitës në datën 26 Maj në Tiranë për largimin e Fatmir Xhafajt si Ministër i Brendshëm dhe atë që e quajti heqjen e pengesës kryesore për Shqipërinë europiane. Pas takimit  me aleatet, Basha tha se protesta organizohet për të larguar qeverinë e lidhur me krimin dhe drogën.

“Të shtunën më 26 maj të bashkohemi të gjithë në Tiranë për një Shqipëri të cliruar nga qeveria e Ramës”– tha Basha.

Deklarata e plotë e Kryetarit të PD Lulzim Basha në emër të opozitës së bashkuar

Opozita e bashkuar i fton të gjithë qytetarët shqiptarë, zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra, të rinj dhe të reja, nga jugu në veri, nga lindja në Perëndim, demokratë e socialistë, të bashkohemi në protestën më të madhe kombëtare për të larguar pengesën e vetme për Shqipërinë Europiane, qeverinë e lidhur me krimin.

Ju ftojmë të protestojmë, për largimin nga pushteti të çdo hallke të shtetit, të atyre që ndihmojnë kriminelët, nga Agron Xhafaj tek Habilajt dhe Balilajt.

Ju ftojmë të bashkohemi në protestë, për largimin e Fatmir Xhafajt. Ne do t’i themi ndal, procesit të zëvendësimit të kriminelëve që i shërbenin Tahirit me ata që i shërbejnë Xhafës.

Sot duhet të kemi një Ministri të Brendshme dhe një polici që i shërben njerëzve. Jo një polici që rrëmben në mes të natës Dritan Zaganin dhe kuksianët e pafajshëm, ndërkohë që i nënshtrohet Artan e Moisi Habilajt dhe Agron Xhafajt.

Ne duam një polici ku vetingu të fillojë nga Ministri i Brendshëm tek polici më i thjeshtë. Ku nuk ka asnjë lidhje me krimin dhe me kriminelë, as polici i thjeshtë, as Ministri i Brendshëm.

Ne i ftojmë qytetarët për të protestuar për një drejtësi të vërtetë dhe jo fallco. Për drejtësi të barabartë për të gjithë nga qytetari më i thjeshtë te politikani më i pushtetshëm, pa përjashtim!

Të gjithë ne, pavarësisht se cilës parti i përkasim, pavarësisht se ku jetojmë, pavarësisht se në çfarë besojmë, jemi në rradhë të parë shqiptarë.

Mbi të gjitha ne duam vendin tonë, Shqipërinë!

Një Shqipëri pa krim, një Shqipëri pa drogë!

Një Shqipëri europiane!

Një Shqipëri me mundësi dhe dinjitet për të gjithë.

Tani është momenti të mos e shtyjmë më.

Ne nuk mund të humbasim më kohën dhe energjitë tona çdo ditë duke u marrë me kriminelin e rradhës në politikë.

Është koha t’u themi sot ndal të gjithë politikanëve të lidhur me krimin.

Është koha që të mbyllim një herë e mirë kapitullin e krimit në Shqipëri.

Që të hapim kapitullin e ekonomisë, që të hapim kapitullin e shëndetësisë, të arsimit, të investimeve të huaja, të punësimit.

Ndaj ne i ftojmë të gjithë qytetarët të bashkohen në protestën kombëtare për t’i thënë ndal krimit dhe qeverisë së lidhur me krimin.

Së bashku ne mund ta arrijmë këtë.

Së bashku ne e kemi arritur këtë.

Edi Rama e mbrojti, por ne e larguam Armando Prengën.

Edi Rama e mbrojti, por ne e larguam Arben Ndokën.

Edi Rama e mbrojti, por ne larguam Mark Frrokun.

Edi Rama e mbrojti, por ne larguam Elvis Roshin.

Edi Rama e mbrojti, por ne larguam Saimir Tahirin.

Sot Edi Rama po mbron Fatmir Xhafajn, por ne do ta largojmë atë dhe kupolën mafioze me Edi Ramën në krye.

Mbajtja e Fatmir Xhafës si Ministër i Brendshëm është kosto për Shqipërinë, është goditje për drejtësinë.

Shqipëria ka njerëz të ndershëm që mund t’i shërbejnë popullit.

Edhe Partia Socialiste, ka njerëz të ndershëm që mund t’i shërbejnë popullit.

Ndaj në protestë ftojmë edhe socialistët e ndershëm, Partinë e të cilëve Edi Rama jua u ka lënë peng të krimit dhe të drogës.

Prej katër vjetësh Edi Rama u dha pushtet kriminelëve dhe luftoi popullin.

Por ne kemi treguar në këto 4 vjet se jemi më të fortë se krimi, jemi më të fortë se Edi Rama i lidhur me krimin.

Pushteti u takon njerëzve dhe jo ministrave.

Pushteti është i popullit dhe jo i kryeministrit.

Nuk ka ndryshuar BE sic gënjeu sot përsëri Edi Rama. Nuk ka ndryshuar klima.

Klima është e njëjta.

Nuk hapen negociatat pa luftuar krimin dhe politikanët e lidhur me krimin.

Nuk hapen negociatat pa e ndarë qeverisjen nga krimi.

Nuk hapen negociatat kur qytetarët e pafajshëm plasen në burg por kur Ministri i Brendshem dhe Kryeministri kapin shtetin për të mbrojtur krimin e organizuar dhe vëllain trafikant droge.

Ky ka qene mesazhi i Brukselit dhe vendeve anëtare tash 5 vjet.

Ky është akoma më i fortë dhe më i qartë mesazhi i Samitit të Sofjes.

Klima nuk ka ndryshuar.

As Bashkimi Europian dhe as vendet anëtare nuk janë pengesa.

Edi Rama është pengesa. Fatmir Xhafa është pengesa. Kryeministri dhe ministrat e lidhur me krimin, përpushtetin dhe pasurinë e tyre në kurriz të shqiptarëve janë pengesa.

Qeveria Rama është pengesa e vetme per rrugëtimin europian dhe mirëqenien e shqiptarëve.

Ndaj i ftojmë të gjithë qytetarët të bashkohemi të shtunën me 26 maj në Tiranë, në protestën kombëtare për një Shqipëri të çliruar nga qeveria e lidhur me krimin.

I ftojmë të gjithë qytetarët të bashkohemi të shtunën me 26 maj në Tiranë për një Shqipëri të çliruar nga qeveria anti popullore e Edi Ramës që ka tradhtuar interesat e njerëzve të thjeshtë duke bashkëpunuar haptas me krimin për pushtetin dhe pasurinë e tij.

I ftojmë të gjithë qytetarët të bashkohemi të shtunën me 26 maj në Tiranë për një Shqipëri të çliruar nga qeveria anti-europiane që me rekordet e saj të zeza të korrupsionit dhe bashkëpunimt me krimin pengon ëndrrën e të gjithë shqiptarëve për Shqipërinë si gjithë Europa.

Tani është koha të mos e lëmë fatin e Shqipërisë Europiane në duart e qeverisë më antieuropiane.

Bashkë do t’ia dalim!

9 Comments

  1. Aty na ke te gjitheve mos e caj sumen fare. Te protestojme ne qe te heqim nje band dhe te vem nje band tjeter, te bejm bashen kryeminister. ik o burr se ke bllokuar partin me te madhe opozitare sikur ta ka len babai trashegimi. PD do fitoj vetem kur te shporresh ti me Salen. Vec po i beni nder Rames se sa te ket ju te dyve perball, do jet i perjetshem ne pushtet.

  2. Ballaj eshte i LSI s´eshte i PS, madje hotelin, ish kampin, e bleu me Berishen kryeminister. Vellai i tij qe eshte kryetar i bashkise Delvine eshte anetar i LSI. Vete Balili ishte drejtor i emeruar nga LSI e jo nga PS. Deri ne 2009 ka qene anetar i PD, nga 2009 kaloj me LSI

  3. nese dikush do me pyeste ,un nuk jam per rrezim qeverish mbasi kemi 1 shekull me kete loj,,un jam per rrezim te padrejtesise me politik ligje dhe ligjvenes ,dhe vendosjen e te vertetes ligjeve te saje qe nuk jane burim krimi ,mbasi ligjet politikat dhe ju vete brez pas brezi u bete burim krimi dhe sollet ket ralitet,ju nuk jeni shpetimtaret tone ju tashme e dhat shfaqen per aftesit qe kishit,ju e verteta su pelqen ju ju pelqen padrejtesia dhe zhvillimi saj per kete jeni te percaktuar dhe rreth kesaj ju beni moralin ,por tashme askush se han sapunin per djathe sepse e zbuloj shija ,politika ishte nje genjeshter e malle fatkeqesi qe ram ne kurthin e saje por ende nuk jemi vone si komb qe ne unitet mendimi dhe veprimit te mos i bejme me strehe ne mezin tone

  4. Aman o Lul e kishe bere me ndonje date tjeter se kemi finalen e Champions League ate dite dhe Z. Kryeminister do te vendos LED Wall mbrapa Kryeministrise per te mbledhur tifozet ane e kend vendit.

  5. Sigurisht ky paska marre prap fonde nga rusia per me be trazira ne shqiperi… mjer shqiperia e mjer elektoret dhe militantet qe me sa duket jan shum ne nevoj dhe i besojn ketij njeriu pa PERSPEKTIVA, pa PROJEKTE, vetem me fjal inat, emocione, budallaqe, vetem duke u munduar qe ma sabotime dhe pefitime nga cdo rast qe te jet i mire apo i keq..
    Dikush nga kumentuesit do te kishte mundur te me tregonte nje portal ku do te mund te lexoja lajme rreth shqipris qe nuk eshte idologjike, qe eshte shqiptare dhe neutrale nga partit ? Flm !

  6. Nese ai popull do te vazhdoje te ndjeke Don Kishotin,malokun komunist qe vazhdon te bej thirrje tipike te filozofise Marksiste per rvolucion, kurre nuk do te qyteterohet.
    Nuk mund te hapet porta e qyteterim pa ndryshuar mentalitetin e turmave injorante provinciale por edhe nese do te hapej ajo dite do te jete shume e larget.

  7. Urrrrraaaaa me 26 Maj do largohet qeveria.. Urrraaaa..

    Bravo Basha .. bravo qe vendose me ne fund qe me 26 maj te rrezojme Ramen..
    Me ne fund fole si burrat. Tani do fleme te qete se qeveria Rama ra. Lideri i madh Basha vendosi me gjakftohtesi dhe largpamje qe qeveria Rama duhet rezuar me datan 26.

    U tha , u ba.. themi ne andej nga …

  8. E sigurt qe kete radh qeveria bie. Un jam shume i bindur. Por meqe jam i bindur nuk do vi ne protest. Per cfar te vete, deri sa eshte e sigurt qe do bjeri. Opo kemi opozit jo shaka se deri tani e ka rrezuar nja 30 here qeverin.

  9. nuk bie qeveria se do ti,ti po te jesh i zgjuar po sta mba bytha , kerko zgjedhje te parakoshme, kjo eshte demokratike. pataj iken nje halldup qe te vije nje halldup tjeter.shqiperia nuk ka klase politike qe ta coje perpara kete kodosh vendi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu