• |
ide | kryesore

Serena Williams tregon arsyen pse babai nuk e shoqëroi në altar

Paparazzi, Slider



Ylli i tenisit dhe bashkëthemeluesi i Reddit u martuan më 16 nëntor 2017 në një ceremoni mahnitëse në New Orleans. Por në ditën më të bukur të jetës së saj Serena nuk shoqërohej nga babai.

Në një dokumentar të ri ‘Being Serena’, tenistja tha se gjërat nuk shkuan sipas planit. Vetëm një orë para se Serena të shkonte në altar, babai i saj dhe ish-trajneri Richard Williams i tha nëpërmjet një mesazhi se nuk ishte në gjendje që ta shoqëronte. “Ai ishte në New Orleans, kishte blerë kostumin dhe e di që ishte shumë i emocionuar,”-shpjegon ajo në dokumentar. “Por ai më pas më shkroi dhe më tha: Serena nuk dua që të mërzitesh me mua, nuk mund të të shoqëroj në altar. Nuk jam më vetvetja, jam shumë nervoz.” Por tenistja nuk u zemërua me babain e saj dhe nuk u frikësua. Në vend të kësaj ajo mbeti e qetë dhe përkrahu vendimin e tij.

Ajo ju përgjigj me mesazh: “Ska gjë babi, nëse ti nuk do të vish në dasmë, është në rregull. Unë nuk jam e mërzitur me ty, kështu që nuk dua që ti të mërzitesh.” Serena shtoi se disa njerëz e kanë përceptuar ndryshe, por ajo e di sesa i sëmurë ishte babai i saj, që pësoi goditje në zemër në vitin 2016.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *