• |
ide | kryesore

“Shkaku” i rikthimit të Luftës së Ftohtë, Sergei Skripal del nga spitali

Planet



Ish-spiuni rus Sergei Skripal ka dalë nga spitali, më shumë se dy muaj pasi u helmua me agjent nervor në Salisbury të Britanisë së Madhe.

66-vjeçari ishte gjetur pa ndjenja në një ulëse të parkut në fillimit të muajit mars, së bashku me vajzën e tij, Yulia. Ata u dërguan për mjekim në spital, ku edhe kaluan disa javë në gjendje kritike.

Britania pohon se dyshja është helmuar me një agjent nervor ushtarak, dhe se Rusia qëndron prapa këtij sulmi. Moska vazhdimisht ka mohuar një gjë të tillë, përderisa rasti ka acaruar edhe më shumë marrëdhënien në mes të Perëndimit dhe Rusisë, që kulmoi edhe me dëbimin e diplomatëve nga të dy anët.

Rusia dëbon 150 diplomatë, mes tyre priten edhe shqiptarë 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *