• |
ide | kryesore

Trazirat e Iranit dhe Venezuelës ngrenë çmimin e naftës mbi 80 dollarë për fuçi

Planet



Sanksionet e reja amerikane që do të godasin industrinë energjetike të Iranit dhe pasojat e kolapsit ekonomik të Venezuelës, kanë ngritur frikën lidhur me furnizimin global me naftë, duke rritur kështu çmimet, me mbi 80 dollarë për fuçi, për herë të parë në pothuajse katër vjet.

Brent ka qenë në rritje edhe para se Donald Trump, president i SHBA, të njoftojë tërheqjen e SHBA nga marrëveshja bërthamore e Iranit dhe të rivendoste kufizimet mbi eksportet iraniane të naftës më parë këtë muaj, çmimet janë rritur më shumë se 40 për qind gjatë vitit të kaluar, shkruan FT sot.

Por perspektiva e më pak fuçive të naftës nga Irani dhe problemeve ekonomike të Venezuelës, kanë ndikuar në rritjen e brentit. Reuters sot raporton se treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 0.14 për qind dhe u tregtuan me 79.40 dollarë amerikanë për fuçi. Ndërsa treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, ËTI, u rritën me 0.3 për qind ose me 24 cent dhe u tregtuan me 71.73 dollarë amerikanë për fuçi.

Këto presione, në krye të shkurtimeve të arritura të prodhimit nga Opec dhe Rusia dhe një rritje e konsumit të naftës të nxitur nga një ekonomi globale më e shëndetshme, kanë bindur disa investitorë se çmimet mund të shkojnë edhe më të larta.

“Gjeopolitika sigurisht që luan një rol të rëndësishëm në mbajtjen nën kontroll të çmimeve, por zhvillimet kryesore tregojnë për humbje reale të furnizimit, jo vetëm rreziqe që nuk mund të materializohen”, tha Richard Mallinson në aspektin e konsulencës së energjisë.

Furnizimet e naftës në Venezuelë kanë rënë më shpejt se shumë analistë që kishin parashikuar, teksa kriza politike dhe ekonomike e mbajnë sektorin e energjisë të bllokuar, me një sërë urdhrash të gjykatës që autorizonin konfiskimet e aseteve dhe pengonin eksportet e këtij vendi.

Përveç kësaj, shumë investitorë kanë qenë duke llogaritur në një revitalizim të industrisë së naftës në Iran, me mbështetjen e investimeve perëndimore, për të përmirësuar infrastrukturën e saj të vjetër, duke shpresuar kështu në një rritje të furnizimit global. Por kërcënimi i kësaj jave nga Total, grupi francez që ka udhëhequr grupet e huaja në Iran, për të dalë jashtë vendit, ka bërë një plan të tillë të pamundur.

Irani ka nevojë për më shumë se 100 miliardë dollarë investime të huaja dhe teknologji të re, për të zgjeruar industrinë e naftës dhe gazit gjatë një periudhe afatgjatë.

Disa analistë të industrisë, siç janë ato në Bankën e Amerikës, kanë parashikuar një rritje në gati 100 dollarë për fuçi. Kjo ka nxitur pyetjet nëse prodhuesit e Opec do të vendosin të dalin nga marrëveshja e shkurtuar e furnizimit që ka qenë në fuqi, që nga viti i kaluar.

Arabia Saudite, udhëheqësi de facto i Opec, ka thënë se do të punojë me prodhuesit e tjerë për të lehtësuar çdo mungesë furnizimi. Por njerëzit e informuar nga ministria e energjisë thonë për FT se Arabia ngurron të hapë ‘çezmat’ nga frika se mund të shkaktojë rënien e çmimeve të rinovuara. Një tjetër person tha se vendet arabe të Gjirit po monitoronin çmimet mesatare të vitit të shkuar, përpara se të vepronin. /monitor



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *