• |
ide | kryesore

Deputeti i PD sulmon myftiun e Tiranës: Mos u habisni nëse e shihni në listat e PS

Lajme, Të fundit



Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Edmond Spaho ka kritikuar myftiun e Tiranës, Ylli Gurra, për qëndrimet e tij publike, të cilat i konsideron të njëjta me ato të Partisë Socialiste.

Spaho ka publikuar një artikull të gazetës ‘Rilindja Demokratike’, ku Gurra quhet vegël e kryeministrit Edi Rama dhe kreut të grupit parlamentar Taulant Balla.

Ai thekson se nuk duhet të habitemi nëse Gurra vendoset si kandidat për deputet në të ardhmen në listat e PS.

“Mos u habisni sepse Myftinia e Elbasanit vendosi një kandidat nga radhët e saj në listat për deputet të PS në këtë qark. Dhe të mendosh që nëna e PS, PPSH, zhduku kishat e xhamitë. Për fat të keq, jo populli shqiptar, por drejtuesit e tij kanë memorie të vogël, e diktuar nga interesa personale kur i bëjnë fresk komunizmit. Turp ku jemi katandisur”, shkruan Spaho.

Komentet e tij vijnë pasi Gurra deklaroi në nisje të Ramazanit se: “Jeta e çdo qytetari është e shenjta dhe kulisat e politikës nuk duhet të turbullojnë shenjtërinë e këtij muaji, qoftë të myslimanëve apo edhe të vëllezërve të krishterë”.



4 Comments

  1. gurra pasi po i shterron paraja nga isis,erdogan ka kaluar ne para kokaine,kanabisi,heroine etj.po te ishte mysliman kurr nuk do i shtrengote doren nje te droguari si rama qe ter pushtetin e ka me para te pista.por ja qe paraja e sjell edhe allahun rrotull siq po e sjellin kriminelet balili,agroni,tahiri etj ramen,lu,vllahutin.

  2. Po t’ju besh ”vetingun” hoxhallareve dhe prifterinjeve po thuaj se te gjithe jane ish oficera,ish operative ,ish sigurimsa dhe ndoshta pjella e tyre dhe keshtu -z-Spaho- dardha nen dardhet do bjere.

  3. Ndoshta nuk eshte momenti per te ndezur tension mbrenda komunitetit muslimane. Mirepo prezenca e perfaqueseve te larte te ketij komuniteti duke mbjell peme me Erion Veliajn, xhirro me biçiklete me Erion Veliajn, duke dal ne fushate elektorale me Ramen dhe Taulant Ballen, zbeh shume misionin e tyre kryesor!! Me ka bere pershtypje reagimi i nje teologu si Emir Gjinishi qe dikur denonte neper media faktin se disa myfti te Tiranes benin propagande ne Xhami qe te votohej Basha si kryebashkiak. Gjinishi thoshte se kishte indicie se diçka e tille kishte ndodhur dhe me shume te drejte reagonte rreth ketij fakti. Nderkohe sot qe perfaqesuesit me te larte te ketij komuniteti dalin haptazi ne fushate me Veliajn dhe Ramen, ky zoteria nuk ka thene as nje gjysem ladies! Fatkeqsisht por dhe fatmiresisht qendrimi me dy standarte i personave publik kur Rama ishte ne opozite dhe sot ne pushtet, zbulon se kujt i realisht i sherbejne..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *