• |
ide | kryesore

Gazetari investigativ fundos alibinë e Ramës dhe Xhafajt (VIDEO)

Kryesore, Lajme



Tashmë është bërë e ditur se personi që bëri intervistën e Albert Veliun, e njohur ndryshe si “dëshmitari x”, është bërë nga gazetari Jetmir Olldashi.

Përmes një reagimi publik dhe një bisede me kolegët gazetarë, Olldashi tregon detajet e gjithë investigimit.

Ai zbulon sesi u informua për drogën në Vlorë, për Agron Xhafën dhe dëshmitarin x.

Sipas tij ka një tjetër pjesë të intervistës që do të publikohet po nga opozita këto ditë.

“Për gjithë investigimin e kryer si gazetar kam përgatitur një material. Një pjesë është transmetuar nga media pas publikimit që bëri Partia Demokratike ditën e hënë. Një pjesë tjetër do të transmetohet këto ditë. E di që pas kësaj deklarate unë do të jem në epiqendër të presioneve dhe sulmeve të padrejta, për shkak se kjo çështje tashmë është në qendër të debatit publik dhe politik. Unë i kam bërë ballë këtyre presioneve dhe sulmeve që kanë nisur prej ditësh. Unë kërkoj mbështetjen e kolegëve dhe qytetarëve të këtij vendi, që besojnë se gazetaria investigative është shërbim i madh për interesin publik. Ju ftoj ju kolegë gazetare t’i qëndroni presioneve që do të nisin sapo të largoheni nga kjo zyrë, nga shumë drejtime, për të goditur punën time dhe mua nëpërmjet shpifjeve, fyerjeve dhe të pavërtetave.” – tha gazetari ndër të tjera.

Mbetet për t’u parë se cfarë lêvizjesh do tê bëjë kryeministri Rama pas këtyre fakteve të reja. A do ta shkarkojë Ministrin e Brendshëm apo Fatmir Xhafa do të dorëhiqet? Qëndrimi i deritanishêm i Xhafës dhe Ramës ka qenë se dëshmitë e publikuara nga opozita kanë qenë fabrikim dhe shantazh kundër ministrit të Brendshëm. Rama madje doli blof duke nxituar të thotë edhe se kishte kërkuar ekspertizën e një agjencie të huaj, e cila doli nê përfundimin se materiali audio ishte jo autentik.

©LAPSI.al



24 Comments

  1. Besueshmeria ne kuota zero deri ne momentin qe suportohet nga nje parti politike. Rasti tipik i Partise Demokratike qe ka deshmuar gjithe keto vite shmangie nga shteti ligjor. PD ne renie te lire. Sa keq.

    1. Seriozisht e keni me kta gazetar e deshmitar? Po nuk i ha njeri kto ore akoma nuk e kuptuat jeni nere gaz i botes.

  2. Keto nuk jane serioze, degjoni Spartak Ngjelen dhe do ndryshoni mendim. Jane sajesa te gjitha. Ja iku Rama, po kush do vije thone pensionistet dhe bijte e eterve?!. Shah-mat.

  3. Perdite zbulohen fakte tronditese qe verifikojne lidhjet direkte te Rames me kriminelet ordinere. Çfare duhet te ndodhi me qe te reagojme???

  4. Rama u mundua t’a mbyste qe ne lindje daljen e ketij skandali,por s’pati sukses.Zinxhiri i provave dhe rrjedha e ngjarjes jo vetem qe su ndal por e nxori KM tone nje mashtrues te rendomte.Nuk e di si ka kurajen akoma te flase percart duke genjyer ,koha po e fton te rishikoje dhe pozicionin e tij.Keto jane fakte uleritese por per mua me te tmerrshme jane vjedhjet nga koncesionet dhe tenderat publike.Po u hapen ato do shifet qarte fakti pse shqiptaret nuk ngrene koke nga mjerimi qe i ka pllakosur.

  5. Poli dhe Soni nuk besoka se gazetari qeka rregjistruar,ate qe ka pare dhe degjuar,bile qakerkan hallin se nuk paskemi njerez te tjere,per te zevendesuar Ramen.Kur je kaq idiot,pse u dashka ta deklarosh vehten edhe neper media?Nuk u besoka nje gazetar,por u besoka nje kryeminister,qe eshte shquar me qindra here,si genjeshtar klasik,nje maskara i deklaruar qe ne familjen e vet.Por pse nuk i bini shkurt? Nese nuk do te ishin te verteta keto qe thote gazetari,pse e larguan hajdutshe Agronin,dhe nuk dihet se ku ka perfunduar?Nuk e thone fare se ku iku,si u paraqit.Dhe hiku,mbasi genjeu ne prokurori,se nuk e kishte imagjinuar qe rregjistrimi ishte bere dhe kopsitur,perfekt.Pra Agroni,jo vetem qe eshte denuar ne Itali dhe nuk ka vuajtur denimin,por ka vijuar punen e tij,si “Pashai”i Vlores,me trafikun e droges,duke patur jo vetem perkrahjen e shtetit si policine,kufirin,por edhe minisstrin-vella,per te ruajtur drogen dhe drogaxhinjte si Agroni,deri sa “bari” te arrinte ne destinacion.Cfere doni me teper per ministrin tuaj dhe kryem(afiozin)inistrin tuaj,more soni dhe Poli?

  6. Kush e beri gazetar Jetmir Olldashin? Kujt i sherben! Ketu nuk behet fjale per gazetari ketu behet fjale per te krijuar “fake news” Flas edhe per analistet! Puna e pare eshte kush i beri analiste?! A kane profesionin dhe shkollen qe duhet! Eksperiencen qe nevojitet! Nuk po flas ne mbron te majten apo anasjelltas! Bindjet politike lejohen te shprehen dhe te demostrohen! Kush i paguan perseri nuk eshte problem! Por krijimi i lajmeve te reme,gjysem te vertetat,genjeshtrat manipulimet jane pjese e pre e punes se “analisteve”! Nuk me shkon nje “analist” qe t’i thote gjerat ashtu si jane dhe pastaj po te doje t’i komentoje sipas pozicionit te tij!Por keta jo vetem jane te shitur por edhe kamikaze-jenicere osmanllinj! “Analist” sot eshte figura me e percuduar edhe se politikane apo prokurori dhe Gjyqtari!Hajdute,dallkauke,medioker,mercenare ,pederaste,impotente, idiote,te semure psiqike,llafazane te klasit te laret, njerez qe vuajne nga “marrezia e madheshtise, e cfare nuk jane keta gjirize dhe llymi i medias shqipatare dhe gjeni nje emer cilesor te keq qe nuk i shkon analisteve shqiptare! Te rroje konspiratori komunist Sali dhe presidenti like floriri per te miren e PD-LSI dhe Shqiperis

    1. Ti je shumë idiot, biles edhe ti kaq idiot sa je mund të bësh lehtësish një përgjim, biles duhet ta kesh bërë se dukesh tip hetuesi.

  7. “Gazetari investigativ fundos alibinë e Ramës dhe Xhafajt”:

    Ky me siper ishte titulli. Kurse çfare shkruan ne artikull eshte nje lutje e ketij gazetarit per te mos e sulmuar. Besueshmeria nen zero. Propaganda shume e trashe.

  8. u paskan dale djajte e kuq tu mbrojt demonet e kuq
    ne fakt ke perballe PD, skeni faj
    e kam bindje dhe e kam thone prej dekadash
    ne shqipri smund te kete parti te djethte pasi shumica e popullit eshte e majte
    prandaj do paragjykohet cdo parti e djathte, pasi do jete plot me majtiste
    ne nje terren te majte trubosh dhe kaqol si shqipria ka vetem dy rruge:
    – ikni nga syte kembet, dhe lerjani olehrave te kuq ne dore ta cojne shqiprine ke stepat ruse
    ose/dhe
    – harrojini partite, formoni levizje radikale, me elemente pa te shkuar komunisto/punisto/socialisto/rilindase apo ca do lloj llumi te kuq qe gjendet me shumice si edhe ktu neper portale
    pisa komuniste, eshte sistem i vdekur o kerma, do ta kishin perqafu kombe me te zgjuar se ne po te funksiononte

  9. o Malok pa mend ne kok, ai u tha gazetareve dhe kolegeve te tij te ruajne integritetin dhe te respektoj punen e kolegut te tyre dhe te mos veprojne nen urdhrat e pronareve mafioze te lidhur me qeverine. Ky eshte thelbi qe dhe nje femi ne klase te pare do ta kishte kuptuar. Ne ate vend akoma anadollak dihet se cfare ndodh kur del jashte vijes se Partise. Nqs ai ka besueshmeri zero perse Geron (Agrpn) Xhafa iku naten si hajdut nga Shqiperia, perse u “dorezua” pas kaq vitesh apo me ne fund e vrau ndergjegjja/

    1. @ I paemer i pa zemër,

      Cfare me inatos mua ketu nuk eshte ngjarja, eshte gazetaria manipulative. Te pakten te ishin manipulues te zote, por jane te trashe fare. Titulli thote gazetari fundos Ramen! Artikulli, deri pak perpara kur shkruajta une se tani ka ‘ndryshuar’ pak, nuk kishte asgje brenda qe te mbeshteste titullin. Dmth, ishte komplet manipulative. Gazetaruci, qe do jete ndonje injorant, cope mishi me dy sy, ne vend qe te beje analize dhe te shkruaje nje proze informative per njerezit, nuk bën ate por thote me vete – ‘te vë nje titull sikur e do pronari pastaj ketu poshte thjesht po shkruaj fjale-per-fjale çfare tha gazetari’. Hajde popull tani lexo kete paçavure qe na shitet per gazetari! Por i pazemër, keta paçavure jane ushqimi yt mesa shoh. Haje, te befte mire, jo nuk eshte per mua, faleminderit.

  10. JU TE LAPSIT JENI CA PALLA. SIDOMOS AI SHKULLAKU NJE SERVIL QE VETEM ME NJE STATUS TE BERISHES I QESH FYTYRA. NJE MUT KATUNARI QE VETEM ME SURRATIN E VET TE BON KAPS.

  11. Eshte bere babalja lajmi dites. Mjaft me keto budalleqe. Ky gazetari dhe me i dyshimte akoma. Kur tha kontaktova me salianjin, atehere e kuptova qe u be m..i mullar. Njeri me llum se rjetri. Dhe ne duhet ti besojme!!! Pastaj eshte Salianji me i paster dhe i ndershem. Kush e njeh e di mire sec eshte.

  12. Diku lexova Babolja,Badolja apo Bolja. Origjina mund te fshihet por Jo te zhduket.Ndoshta KY I paemer gjen mbiemrin tek Bolja.

  13. Keta argatet e Shqupit kane ikuir per lesh,po si u fundoska alibia me kete deshmi qe ka me shume genjeshtra se fjali.Po ku i gjeti Basha deshmitar e gazetar si babe e djale te dyrrenca e intriganta .Deshen ti mbanin anonim dhe ti qonin azil,por kur e pasne se do e hane vete Salianji eBardhi e pastaj do vinte ne rend Basha i zbuluan vete i nxoren per nje dite.POr kjo nuk do ti shpetoje sepse kane veprua si nje parti mafioze duke paguar qimka e pergjime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *