• |
ide | kryesore

Ikën shefi i policisë së Velipojës, ngriti zërin kundër Voltana Ademit në komitetin e turizmit

Lajme, Të fundit



Në stacionin e policisë në Velipojë pritet që të ketë ndryshime. Shefi i këtij stacioni Behar Hyka pritet që të lëvizet nga ky pozicion për t’u transferuar në një qytet tjetër dhe në vend të tij të komandohet një tjetër shef policie i Velipojës.

Kjo lëvizje në prag të sezonit turistik është e papritur. Ndryshimi që pritet të bëhet vjen pas deklaratave të Behar Hykës në mbledhje e komitetit të turizmit që u zhvillua në Velipojë për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Në atë mbledhje Hyka deklaroi se vitin e kaluar ka patur ndërhyrje për të mos proceduar bashkinë Shkodër pas prerjes së disa pemëve në qendër të plazhit. Po ashtu Hyka foli edhe për disa probleme të tjera që janë hasur sezonin e kaluar por që nuk janë punë e policisë. Deklaratat e drejtpërdrejta të Hykes për këto probleme kanë bërë që të merret vendimi i papritur për transferimin e tij në një qytet tjetër.

Behar Hyka ka 10 muaj që drejton stacionin policor të Velipojës dhe gjatë kësaj kohe nuk ka patur asnjë ngjarje kriminale, nën drejtimin e tij janë sekuestruar 1.2 ton drogë ashtu siç janë shënuar vetëm dy vjedhje të lehta. Pavarësisht këtyre rezultateve, deklaratat e Hykës kanë prishur ekuilibrat gjë e cila pritet të sjellë transferimin e tij.



3 Comments

  1. hyka ka mbledh vota ne orar e pas orarit per ramen,patjeter qe do sulmonte opoziten .polic qe qenka ama,legen i tahirit.ka kap 1,4 ton kanabis ,po sa ka kaluar me siguri nja 20 ton.

  2. Po Voltana,pse permendet me emer e mbiemer,kur ne shkrim,nuk thoni asgje per te.Apo kopjoni tekstet e mdiave te tjera motamo,dhe qorazi fare?

  3. C’lidhje ka Voktana me kete?!. Ky nuk eshte shefi policise bashkiake, eshte i rendit! Jo me , qe nga koka qenka si trafikant.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *