• |
ide | kryesore

Sekretet e fustanit të bardhë të princeshës Meghan

Arkiva



Fustani i nusërisë së Meghan Markle na ka impresionuar të gjithëve. Nga Meghan pritej një fustan i thjeshtë, por jo kaq i thjeshtë. Zgjedhja e saj na ka çuditur, por njëkohësisht edhe na ka pëlqyer shumë. Meghan ia ka besuar fustanin e nusërisë stilistes së Givenchy, Clare Waight Keller. Mirëpo, edhe një tjetër ikonë e modës, ka bërë të njëjtën zgjedhje, vite më parë. Aktorja e njohur belge, Audrey Helpburn, veshi një fustan të ngjashëm Givenchy gjatë filmit “Funny Face”, në vitin 1957.

Të dy fustanet nuk janë të ngarkuar, dhe kanë një jakë të drejtë. Ndryshimi qëndron tek gjatësia e fustanit. Frymëzimi i Givenchy-t, Audrey ka “preferuar” një fustan treçerekësh, ndërsa Meghan sigurisht që ka veshur një fustan të gjatë.

Hubert de Givenchy ndërroi jetë në mars të këtij viti, pas një bashkëpunimi të gjatë me muzën e tij, Audrey Hepburn. Megjithatë, ai nuk dizenjoi asnjë nga fustanet e nusërisë, kur ajo u martua me të vërtetë. Hepburn zgjodhi, Zoe Fontana për të stiluar fustanin e nusërisë. Gjithsesi ajo nuk e veshi asnjëherë këtë fustan pasi fejesa e saj me James Hanson mori fund në vitin 1952.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *