• |
ide | kryesore

Vdekja në paraburgimin e Korçës, dy policë në hetim, akuzohen se kanë ushtruar dhunë mbi 27-vjeçarin

Lajme, Të fundit



Pas ngjarjes së rëndë, vijojnë të mbeten të paqarta rrethanat në të cilat humbi jetën 27-vjeçari nga Korça, Enea Ftoj. Nën hetim janë vendosur dy punonjës policie të cilët akuzohen nga familjarët se kanë dhunuar babain e tre fëmijëve duke i shkaktuar vdekjen.

Dy ditët e ardhshme priten dhe konkluzionet e autopsisë mbi shkaqet që sollën ngjarjen e rëndë në qelitë e paraburgimit në Korçë. Ndërkohë sipas Policisë së Korçës bëhet me dije se 27-vjeçari, pasi është ndaluar nuk ka pranuar të marrë qetësues, për të cilat mjeku i kishte dhënë rekomandim.

Enea Ftoj është gjetur i pajetë rreth orës 7 të mëngjesit të së enjtes nga punonjës të komisariatit, ndërsa në orën 9 të po asaj dite ai do të dilte para trupit gjykues për tu njohur me masën e sigurisë. Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat në brendësi të komisariatit, ndërsa policia hedh poshtë pretendimet se ndaj 27 vjeçarit është ushtruar dhunë.



2 Comments

  1. Ja kane mare doren te gjithe tani.Kur genjen kryeministri dhe ministri i policeve pse te mos genjejne dhe policet .Turp i marrin jeten njeriut dhe mundohen tja hedhin me je genjeshter .Ngushullime familjes se te ndjerit

  2. E tmerrshe kur e degjon dhe aq me keq kur degjon justifikimin e ketyre qe mbajne divize per te na mbrojtur . Perpara vukarait bejne cubin , ndersa perpara drogmeneve bejne korrierin dhe hamallin . Kjo eshte policia qe NUK DUAM . Nese nuk veprohet urgjentisht tek vetvetja mos ti kerkonim llogari grekeve per torturat ndaj Shqiptareve .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *