• |
ide | kryesore

1.8 ton kokainë në Gjermani, nisin verifikimet edhe në Shqipëri

Lajme, Të fundit



Sasia prej 1.8 tonë kokainë e bllokuar në Gjermani në disa operacione policore në gjashtë muajt e fundit është trafikuar nga Ekuadori përmes ngarkesave me banane. Thuajse e njëjta skemë e përdorur edhe nga shoqëria “Arbi Garden” për sasinë prej 613 kg kokainë të futur në portin e Durrësit në Maj, dyshohet nga autoritetet gjermane të ketë funksionuar për futjen në këtë vend të drogës me vlerë tregu mbi 400 milionë Euro.

Të paktën 13 nga të arrestuarit, si të përfshirë në këtë grup kriminal, janë shtetas shqiptarë.

Ndërkohë hetimi për këtë rast nuk ka lënë pa prekur edhe territorin shqiptar. Pas shkëmbimit të informacionit në kuadër të marrëdhënieve të ndihmës juridike me palën gjermane, hetuesit e Krimeve të Rënda kanë nisur veprimet për verifikimin e pasurisë së shqiptarëve të arrestuar në Gjermani. Bëhet fjalë për identifikimin e pasurive të tyre në Shqipëri dhe më tej kalimin në filtrat e ligjit Antimafia, nëse ato janë siguruar në burime të ligjshme.

Autoritetet gjermane janë duke vazhduar hetimet për të dokumentuar dhe provuar rolin e secilit në grupin kriminal të përfshirë në trafikimin e drogës së fortë nga Amerika Latine.

Një pjesë e tyre janë me banim në Gjermani. Policia gjermane e konsideroi sukses operacionin e arrestimit të tyre, duke sqaruar se u godit një rrjet i madh të trafikut ndërkombëtar të drogës që drejtohej nga shqiptarët.



2 Comments

  1. kush do i nis verifikimet agroni,tahiri,balili,olsi edvini,xhafa etj po keta jan koka e tyre.shkoni ne surrel esht i ter mbushur me kokain,madje rama edhe themelet e qatin e ka me kokain e kanabis lyer.

  2. Si su lodhe o _ari ???

    I madh je. Ty dyhet te te paguaje bushati me flori se tere kete pune qe po i ben Bushatit .. nuk do ja bente asnje rrogtar.

    O _ari .. po me sa di une kokainen e kontrollojne klanet e PDs ( verjoret) ..
    Te presim dhe te shohim se si do shkojene punet.. por se ckam nje parandjne qe kete sektor e mbulojne trimat e Kulicit. ( ai qe pergatiti vrasesit me pagese ne kohen e idhullit tend berishes) ..

    Te shohim. Jam shume kurjoz.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *