• |
ide | kryesore

Boksieri shqiptar Sefer Seferi përballë ish kampionit të botës, Tyson Fury

Sport



Boksieri shqiptar Sefer Seferi do të përballet në 9 qershor në një ndeshje me ish kampionin e botës në federatat IBF, ëBA dhe ëBO, Tyson Fury. Ndeshja do të zhvillohet në Mançester Arena. Tyson Fury rikthehet në ring pas një mungese prej 2 vitesh e gjysëm, ndërsa Seferi ka qenë më aktiv gjatë kësaj periudhe.

Boksieri shqiptar regjistron vetëm një humbje kundër Manuel Charr në shtator të vitit 2016 dhe pa asnjë dyshim ka qenë më aktiv se Fury gjatë kohëve të fundit.

“Do të ishte një ëndërr që bëhet realitet. Kurrë nuk e kisha menduar se do të kisha shans të ndeshesha me idhullin tim, Tyson Fury” citohet të ketë thënë shqiptari për The Mail, një muaj më parë, kur përballja nuk ishte vendosur ende. “Fury është një legjendë e boksit për shekullin e 21. I gjatë, i fuqishëm, i rëndë por edhe i shpejtë dhe sigurisht, ai ka rrëzuar nga froni Vladimir Kliçkon. Fury është një ari” ka thënë Sefer Seferi duke mos i fshehur emocionet e përballjes me ish kampionin.

Mediat angleze shkruajnë se Seferi nuk ka shumë shanse përballë ish kampionit Fury, që e ka zgjedhur shqiptarin pikërisht për të shkundur disi ndryshkun që ka zënë gjatë viteve të fundit, kur kaloi një periudhë të vështirë si pasojë e depresionit.

Veç kësaj, 29 vjeçari Fury është hera e parë që ndeshet duke pasur në krah trajneri e tij të ri Ben Davidson, pas largimit të xhaxhait të tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *