• |
ide | kryesore

Humbja e Lazio, kritika për Strakoshën: Ku gaboi portieri shqiptar

Sport



Dështimi i Lazio përballë Interit në ndeshjen e fundit të Serie A është pasur me kritika për skuadrën e trajnerit Inzaghi. Nuk u ka shpëtuar kritikave edhe portieri shqiptar Thomas Strakosha.

“Eurosport” e vlerëson me një notë të ulët, 5.5 duke shkruar: “U mposht 3 herë dhe në rastin e golit të dytë ka faj për mënyrën se si e largoi topin nga zona duke ua dhënë kundërshtarëve. Jo mirë”.

“Roma Today” e vlerëson Strakoshën me notën 5.5. “Shqiptari, pas një ndeshje ndeshjeje të mirë me Atalanta u paraqit keq në ndeshjen me Crotone. Kritikat e vendosën në vështirësi përpara ndeshjes me Interin dhe për këtë shkak tifozët e inkurajuan përpara takimit në “Olimpico” për ta karikuar.

I kujdesshëm te disa goditje të Vecino dhe Candreva, por i pasigurt në golin e D’Ambrosio ku fillimisht priti mirë, por më pas u ngatërrua. Gaboi edhe në mënyrën e rinisjes së topit në rastin që pasoi me penalltinë e Interit” – shkruan “Roma Today”.

“Lazionews24”, një portal pranë klubit bardheblu e vlerëson me një notë edhe më të ulët, 5 duke shkruar: “Pak reagues në golin e parë të Interit. Gabon në rastin e penalltisë”. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *