• |
ide | kryesore

Skafisti Albert Veliu për Agron Xhafajn: I pushtetshëm ka qenë dhe është!

Lajme, Të fundit



Albert Veliu i ka qëndruar gjithçkaje që ka deklaruar në intervistën për Jetmir Olldashin, edhe pasi u paraqit në prokurorinë e Krimeve të Rënda. Veliu ka konfirmuar prapaskenat e bisedës së përgjuar mes tij dhe Agron Xhafaj, duke i thënë prokurorëve se në përgjime është zëri i tij dhe i vëllait të Ministrit të Brendshëm.

Njësoj si në intervistën e transmetuar nga selia e PD-së, Albert Veliu ka thënë se biseda që dëgjohet në përgjim, ka të bëjë me një sasi droge që duhej kaluar në Itali dhe për të cilën, Agron Xhafaj kishte dalë garant të siguronte gomonen dhe imunitet nga policia.

“Të gjitha rrugët ishin të hapura” tha Veliu në intervistën për Jetmir Olldashin, duke iu referuar garancisë që kishte siguruar vëllai i ministrit nga policia kufitare. Ndërsa në intervistën për Panorama, pas daljes nga prokuroria e Krimeve të Rënda ai u shpreh për Agron Xhafajn: “I pushtetshëm ai ka qenë dhe është”.

 

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *