• |
ide | kryesore

Të tjera detaje tronditëse nga vdekja e 27-vjeçarit brenda qelive të paraburgimit

Lajme, Të fundit



Gruaja e Enea Ftojt, 27-vjeçarit që u nda nga jeta disa ditë më parë në qelitë e paraburgimit në Korçë, është e bindur se policia e ka dhunuar deri në vdekje. Ajo tregon se kur kishte shkuar t’i jepte ushqime, 27-vjeçari i kishte thënë se po i bënin ilaçe qetësuese.

“Policia e dhunoi. Kemi dëshmitarë, edhe ditën që e arrestuan e kishin rrahur në mes të pazarit, një polic me emrin Alqi, Kreshniku dhe një tjetër Elton, quhen. Pastaj edhe kur vija unë, që i sillja ushqime dhe cigare, më ka thënë nga dritarja që e kishin rrahur. Më tha edhe që po i bënin ilaçe qetësuese, sepse ishte përdorues droge. Ma tha me gojën e tij po më bëjnë “Diazepam”, “Loream” dhe gjilpëra. Unë iu thashë policëve që mos i bëni gjilpëra se e ka zemrën e dobët, por ata më thanë ai ka zemër ariu”, është shprehur bashkëshortja e viktimës pas ngjarjes.

Policia ka identifikuar dy policët që hynë në qelinë, ku mbahej i arrestuar Enea Ftoj. Ngjarja tashmë është marrë në hetim edhe nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, por deri më tani nuk ka asnjë të pezulluar si shkaktar të ngjarjes së rëndë.

Sipas të dhënave, SHÇBA-ja, që po heton vdekjen e të riut, ka marrë kamerat e sigurisë që ndodhen vetëm në korridoret e Komisariatit. Në sajë të pamjeve të këtyre kamerave, aty duken policët që kanë hyrë e kanë dalë nga qelia. Ndërkohë që në dhomën e izolimit, ku ka qëndruar viktima, nuk ka kamera sigurie. Emrat e policëve të dyshuar për ushtrim dhune nuk bëhen të ditur, por tashmë ata janë në hetim. Bashkëshortja e viktimës ka dëshmuar se i shoqi i kishte përmendur emra policësh.

gruaja e viktimes ne korce1



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *