• |
ide | kryesore

VIDEO/ Interi vërtet “i çmendur” shkon në Champions League

Sport



Interi triumfoi 3-2 me përmbysje kundër Lazio në Olimpico për t’u kualifikuar në Champions League për sezonin 2017/18 bashkë me Juventusin, Napolin dhe Romën.

Në Itali e quajnë “të çmendur”, por me këtë ndeshje zikaltrit e vërtetuan . Në stadiumin “Olimpico” të Romës u shënuan 5 gola në një ndeshje shumë të tensionuar.

Lazio kaloi dy herë në epërsi me golat e Felipe Anderson dhe autogolin e Perisic. Skuadra e Spalletit barazoi një herë më Danilo D’Ambrosio dhe Mauro Icardi me penallti ndërsa për të vulosur fitoren mendoi Matias Vecino në minutën e 81-të.

Inter rikthehet pas 6 vitesh në Champions League ndërsa Lazio duhet të kënaqet me Europa League bashkë me Milanin. ©LAPSI.al




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *