• |
ide | kryesore

Akuza e gazetarit për pedofili nga kleriku fierak, reagon Mitropolia

Lajme, Të fundit



Gazetari Alfons Zeneli ka bërë disa akuza të forta për një rast pedofilie në Kishën Ortodokse në Fier. Sipas gazetarit, Hirësi Nikolla (Arjan Pelivan Hyka) ka dorëzuar klerik një ish katekist të shpunësuar dhe të dëbuar nga Kisha për abuzime seksuale në kampin e fëmijve të KOASh-it, mbas denoncimit që bëri vetë familja e të miturit.

Gazetari thotë më tej se pavarësisht denoncimit nga ana e familjes dhe shenjave në trupin e fëmijës, kryepershkopi Anastas e pa të arsyeshme që të mos e prishte lumturinë e ‘’priftit të tij pervers’’.

“Edhe pse fillimisht katekisti ishte pushuar nga puna, ai po rekrutohej serisht. Nëna e viktimës shkoi tek Kryepeshkopi Anastas, dhe i tregoi shenjat e abuzimit seksual në trupin e fëmijës së saj, Fortlumturia e Tij e pa te arsyeshme qe mos t’ia prishte lumtirinë priftit te vet pervers dhe e dha bekimin që pedofili të hyjë në radhën e klerit të KOASh-it” shkroi gazetari në denoncimin e tij.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Zyrës së Metropolisë së Apollonisë dhe Fierit, e cila mohon akuzat në fjalë duke i quajtur “shpifje”. SipasMetropolisë kleriku është përzgjedhur në këtë pozicion kundrejt të gjitha kërkesave, dhe nuk ka pasur asnjë denoncim nga ana e asnjë familjeje për fëmijë të ngacmuar seksualisht.

“Deri tani nuk iu jemi pёrgjigjur shpifjeve dhe akuzave tuaja ndaj Klerikut tё Mitropolisё sonё, por duke dashur qё tё qartёsojmё besimtarёt tanё edhe opinionin publik, po tregojmё tё vёrtetёn mbi dorёzimin e Klerikut nё fjalё. Dorёzimi i tij nё klerik ёshtё bёrё sipas gjithё rregullave dhe kanoneve tё Kishёs Orthodhokse. Sё pari, kemi dёshminё e Atit tё tij shpirtёror, i cili nuk ka gjetur asnjё pengesё pёr dorёzimin e tij si klerik. Sё dyti, nё Mitropolinё tonё nuk ka ardhur asnjё ankesё, qoftё nga kleri qoftë nga besimtarёt, qё tё ngrejё akuza ndaj kёtij Kleriku apo tё kundёrshtojё dorёzimin e tij nё shёrbesёn e priftёrisё” shkruan Zyra e Mitropolisё sё Shenjtё tё Apollonisё dhe Fierit.



3 Comments

  1. A BINDEN GREKET E KA QAM NE GREQI;A BINDET RAMA QE KA TER SHTETIN KOKAIN E KANABIS MBUSH KRIMINEL E PEDER;A BINDET BALLA QE ESHT PLESHT I LESHIT NEGJMIJE AQ BINDET JANATULLOSI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *