• |
ide | kryesore

Braçe sherr me gazetaret, nxjerr nga komisioni reporteren e Report Tv

Lajme, Të fundit



Nervat e akumuluara nga sherri me deputetët e opozitës për vëllain e Fatmir Xhafajt, Erjon Braçe ia ka nxjerrë gazetarëve.

Në një moment kur ka dëgjuar gazetaret të qeshin, Braçe iu është drejtuar gazetares së News24, Marsela Karapanço me fjalët “Mos rënko ti aty”, ndërsa kur ka parë atë të Report Tv, Esiona Konomi duke qeshur e ka nxjerrë jashtë: “Ti me syze, dil pak përjashta, dil përjashta që të kuptosh se ka etikë këtu. Shkoj bëje te PD këtë që bëre këtu’’.

Të dyja gazetaret kanë dalë jashtë në heshtje, ndërsa të tjerët vazhduan të ndjekin Komisionin e Ekonomisë.

Prej disa ditësh në komisionet parlamentare, deputetët e opozitës kanë vetëm një temë për të diskutuar, atë të vëllait të Ministrit të Brendshëm të përfshirë në trafik droge dhe kjo ka shkaktuar nervozitet tek deputetët socialistë.



8 Comments

  1. O erjon po ata qenkan si loçka bre, po të kishin qenë jashtë duheshin futur brenda e ti bën të kundërtën.
    Rri si mut nashi.

  2. Kur u be dhe ky -miu -i-haleve-te trashi zerin.Eshikoni o njerez idiote keta lapashanet e -rivdekjes-nuk i durojne dot as gazetret ,as njerzit e thjeshte ,as hallexhinjte,po te perjetshem do ini ne pushtet o pushtat e ketij paramenti dhe kesaj qeverie te droguarish .

  3. Kur u be dhe ky -miu -i-haleve-te trashi zerin.Eshikoni o njerez idiote keta lapashanet e -rivdekjes-nuk i durojne dot as gazetaret ,as njerzit e thjeshte ,as hallexhinjte,po te perjetshem do ini ne pushtet o pushtat e ketij paramenti dhe kesaj qeverie te droguarish .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *