• |
ide | kryesore

Deklarata e fortë e Flamur Nokës: Do publikojmë përgjim tjetër për Xhafën, të shtunën largojmë qeverinë

Lajme, Të fundit
noka.jpg



PD vazhdon me luftën e saj ndaj Fatmir dhe Agron Xhafës duke paralajmëruar edhe publikime të reja për këtë rast. Ky debat është zhvendosur edhe në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave është shoqëruar me tensione dhe debate.

Deputeti i PD, Flamur Noka paralajmëroi se së shpejti PD do publikojë përgjim të ri për vëllain e ministrit Xhafaj dhe se sipas tij nuk është rastësi që Agron Xhafa iku në Itali, pasi do që t’i shpëtojë drejtësisë në Shqipëri.

Deputeti i PD tha se opozita do kërkojë të shtunën gjatë protestës së paralajmëruar largimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, pasi në të kundërt do iki edhe kryeministri me qeverinë.

Nuk është rastësi që Agron Xhafaj iku në Itali, pasi ishte lëvizje për t’i shpëtuar drejtësisë në Shqipëri. Agron Xhafajn duhej ta përfshinte ligji Anti-mafia. Kjo qeveri përfaqëson votat e trafikantëve. Materiali i dytë që do dalë do jetë vërtetim i faktit se Agron Xhafaj ishte aktiv në trafikun e drogës, kur vëllai i tij ishte ministër. Nëse të shtunën nuk largojmë ministrin e Brendshem, bëhuni gati se do ju largojmë me gjithë kryeministrin.” – tha Noka.



9 Comments

  1. O noka po ti duhet te largohesh nga politika me aq shume skandal sa te kan dal dhe tani ma ben moral. I pafytyre

  2. O flamuri pd, perse te protestoj une, qe te behesh prape ti minister, te behet Salianji apo grida. Cfere te mire i sollet ti ketij vendi. Ju jeni e mira ketij vendi!! Ishe po aq i korruptuar sa keta. Beheni 1 vit minister dhe siguroni 3 breza. Jetoni ne lluks, jeni njesoj. E di per cfare jeni ju!!! Per te treguar qe Shqiperia nuk ka shprese. Por do hiqet zvarre si ajo prostituta, qe njehere ja hipen Rama, njehere ju. Kjo eshte fatkeqesia. Dhe sa mire qe nisi kjo refirma ne drejtesi, qe tju vije rradhe te paguani disa nga ato leket e vjedhura. Te gjithe ju!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *