• |
ide | kryesore

Gazetari Olldashi: PD ta vërtetonte autenticitetin e përgjimit, nuk isha aty kur Babalja foli me vëllain e ministrit!

Lajme, Të fundit



Gazetari Jetmir Olldashi ka treguar gjatë emisionit Ajsberg rrugëtimin e tij në Vlorë, takimin me Albert Veliun dhe dilemat që kishte në lidhje me investigimin që e çoi drejt Agron Xhafajt, vëllait të Ministrit të Brendshëm.

“Vendosa të mos shkoj më tek se mendoja që nuk mund të mos shkoja pa rrezikuar kokën. Në një moment, mendova se Babalja edhe mund të fliste se kishte shkuar me mua në Vlorë për të bërë një emision televizin dhe mund të nxirrte disa gjëra rreth identitetit tim dhe kjo bota e nëndheshme mund të ndjehej e rrezikuar dhe nuk e di çfarë mund të më ndodhte mua. Në këto kushte vendosa t’i drejtohem Partisë Demokratike. Ky ishte momenti. Më pas nuk është se pata ndonjë kontakt apo dëgjova më për këto materiale, biles mendova se PD mund ta vërtetonte autenticitetin e zërit a ku di unë se çfarë, se unë nuk kisha qenë prezent kur Babalja kishte folur me vëllain e ministrit të brendshëm. Kur doli përgjimi mu kthye në kujtesë kjo çështje dhe kuptova se rreziku ishte po aty se vecse kishte qenë punë e imja, tashmë isha në mes të një lufte politike. Ata donin të qëronin hesapet me njëri tjetrind he unë isha në mes. Një natë në të gdhirë, mora një telefonatë dhe më thanë se kemi gjetur Babalen dhe do të të takojë ty, që t’i bësh një intervistë. Pyeta ku? Dhe më thanë tek Partia Demokratike. Shkova se mendova që intervista do të transmetohej në Ajsberg. Partia Demokratike vendosi ta publikojë vetë” u shpreh Jetmir Olldashi.

Autenticiteti i përgjimit është në fakt pika më e fortë e debatit nëse personi tjetër që flet me Babalen është apo jo Agron Xhafaj dhe vetë gazetari qartësisht nuk del garant në lidhje me këtë moment të investigimit.



12 Comments

  1. nuk ju duket opozite karagjoze?po vet ju te portalit kur mbroni me epsh kete lloj opozite nuk ju vjen ndonjeher turp..te kritikosh e te urresh ramen sdo te thote qe te mbeshtetesh keta lloj rrace qe vetem per te ber opozite se kane mendjen.se opozita sbehet me meskinitete primitive..shkullaku bushati,ju duket basha salianji grida e ciliminjte e tjere alternative reale e atij vendi..mos investoni emrin tuaj te pakten.beni gazetari investigative,goditni ramen per mekatet e tij qe sjane te pakta,po mos u shkoni nga mbrapa ketyre lyrashve,njeri plak i rrjedhur e me shume halle”,tjetri lider qe di vetem te genjej,dhe shume trashe

    1. genti je kapur me kok be qenef negjmije si bushati me kete tutull.mos mendo se nuk e ka vertetu pd qe nga marsi der sot.

    2. O idiot rilindas opozita nuk ka gjë për të mbrojtë se nuk ka mbjellë as hashash, as kokainë nuk ka trafikuar, as ndonjë personalitet i PD nuk është akuzuar për të tilla vepra.
      Nuk ju mjaftojnë 2 ministra të brendshëm që ju dolën me vrimë, dhjetra deputetë e kryebashkiakë me rekorde kriminale të dënuar nëpër shtete të Europës?
      Lapsi dhe të paktën Bushati janë më të majtë se ti dhe debilat tjerë rilindas, por ndryshe nga ju lapangjozët që paguheni për të lehur kundër çdo zëri kritik ndaj qeverisë, Bushati nga që i dhimbset vendi, por edhe ish-PS ka mbajtur këtë qëndrim ndaj sektit të rilindjes dhe edvin drogës.

      1. hahaha..ke trokit ne der te gabuar,po me the rilindas:)))sdua te bej replik tifozi e ekstremisti,se kalohet vetem ne fyerje dhe sharje.mund ta shash e ta akuzosh ramen per kanabis e per cfare te duash.po ata qe e bejne duhet te jene figura te pa konsumuara e te kene moral.per berishen spo ta komentoj fare se e njohim e qofsh ti qe je po i thua burre shteti.i bie qe je komunist ne mentalitet.ike dhe dorheqjen,ik shijo pensionin e niperit.po do ket halle te tjera e do te brohet.ky i riu,pervecse eshte i perfol ne e akuzuar si per korrupsion si per pergjegjsi morale se i kane vdek kater protestus,po ky po tregon qe ska ide e nuk di te bej politik e as opozite.ti zoteri vashdo mbeshtete ke te drejten tende.po me kete palloqen ke humb e do humbesh e do humbim te tere.mos mu beni si enveristat qe thone vetem ai e ben kete vend,mentaliteti i unit i njeshit.ka plot djem e vajza te zotet ne ate toke,po kucedra jone e politikes nuk i le.nuk i le as ti me mend e tua.ska nevoje per tifoza ai vend.ka nevoje mendje hapur e largpames.suksese ne jete.dhe boll me komunista e jo komunista se ke 30vjet qe ka rene muri i berlinit.as gjyshi im svashdon me me kete argument

    3. Dmth ky me pak fjale thot u be pergjimi po a eshte ai a seshte ai.une nuk e di dhe opozita vazhdon e llap kot. Te dhjefsha mu ne opozit qe vetem te mashtroj e ka mendjen.

    4. Kur ky qe e ka “bere” videon thot qe nuk e di a eshte ai. Si mund te dali garant opozita me Salianjin e vogel qe nuk ka plas nga veza akoma

  2. O Zot si mundet nje opozite serioze te kapet per kete kauze,po gazetari deshmoi se ai nuk ka asgje konkrete as nuk eshte e sigurte nese ka fole ne telefon Veliu me Agron Xhafen dhe as e e ka pare as degjuar ate.Madje pranoj se materiali i ka kaluar PD-se gjegjesisht Salianjit me nje fjale ai nuk garanton se materiali nuk eshte perpunua ne PD,Pra gazetari i cili dekleroi se ai eshte angazhuar vetem nje dite ne kete investikim nuk merr pergjegjesine e vertetesise se audioinqizimit.Te bazoshe kauzen tek nje genjeshtar,trafikant,kumarxhi,hajn dhe kumarxhi te gjitha te vertetuara eshte apsurde dhe joserioze.Siq askush nuk beson se Salianji me mjeshtrit digjital te SHQupit nuk nderhyne ne audioinqizimin .Gazetari shperlau duart nga kjo afere e tirpshme.Pra njeriu qe ishte kyq per vertetesine e materialit nuk jep asnje garanci.Tani mbetet fjala e Babaljes te ciles si dekleroi edhe Olldashi nuk mund ti besonte sepse fliste shume dhe dhe ndjeu rrezik se mund ta shiste,pastaj me muaj i humbi.Ti besohet Salianjit s nuk nderhyri ne material me mjeshtrit qe shlyne inqizimet e 21 Janarit eshte si ti besosh qeneve mushkerite.E ketu disa komentues ende ulurine per vertetesine derisa autoret e inskenimit po perpiqen ti ikin autoresise .

  3. Antirilindas, antikomunist,
    ti nuk leh por pellet.
    Kujdes, kur pi ilacet mos pi raki!
    Se ne moshen e trete qe je te kane demtuar trurin.

    1. O budalla i vogël, unë shqetësohem për ju të rinjtë se po rriteni duke ju bërë urë politikanëve të të gjitha krahëve, nuk flas për veten time, sot qeveris edvini dhe ai dhe qeveria e tij është më e dështuara në histor, ndërsa ju i turreni PD që ska asgjë në dorë, nuk e di se si nuk e shihni ju. Sa për rakinë që përmend e kemi mbyllur atë kapitull se nuk është për pleq.

  4. O–morrat-e kuq,jane metodat speciale te hetimit keto .Si do thote tani gazetari qe isha prezent ne regjistrim ,po e qeroni nga faqja e dheut ju me njesitet guerilje mos kerceni dhe fluturoni me nga ata te –Lushnjes-ne menderet se e ka marre ne dore prokuroria .Nuk kini pare asgje akoma.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *