• |
ide | kryesore

Gënjeshtrat që i dolën dyshes Rama-Xhafaj nga investigimi i gazetarit Olldashi

Arkiva, Kryesore



Fushata e linçimit të gazetarit Jetmir Olldashi dhe dëshmitarit, Albert Veliu është në kulmin e saj dhe ka përfshirë të gjitha mediat e qeverisë. Duke gjetur një gabim llogjik në intervistën me dëshmitarin, një gabim në punën e gazetarit apo një “njollë” në të shkuarën e të dyve bashkë, tentohet të forcohet ideja se skandali u shpik nga hiçi.

Vërtet, investigimi mbi Agron Xhafajn ka momente të dyshimta që ia dëmtojnë besueshmërinë dhe pika më e dobët është mënyra si u prezantua në publik, jo si produk i pastër gazetaresk, por si pjesë e aksionit politik të mirëmenduar nga PD.

Por sado gabime dhe pika të errëta t’i gjesh investigimit të Jetmir Olldashit, sado t’ia ketë ulur besueshmërinë përdorimi politik, sado mëkate t’i gjejnë urithët që gërrmojnë të shkuarën e kolegut, përsëri Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj e kanë humbur betejën përballë opinionit publik.

Ndoshta për shkak të një skeme, çuditërisht inteligjente, që u thur në selinë e PD dhe që e çoi Xhafajn dhe Ramën drejt një serie gënjeshtrash dhe pozicionesh kompromentuese.

Sepse nga PD nuk dolën të gjitha materialet njëherësh. Duke i nxjerrë materialet një e nga një, PD i dha kohë dyshes Rama-Xhafaj të reagojë dhe të gënjejë, siç u kuptua më vonë.

Lapsi.al ka renditur disa nga momentet kur Rama dhe Xhafaj tentuan të fshehin të vërtetën apo u vunë në pozicione të dyshimta në lidhje me historinë e Agron Xhafajt, për të cilin u bënë pjesë e një alibie bazuar mbi mashtrime dhe që i implikon të dy.

1) Fatmir Xhafaj mbajti për më shumë se 5 vjet të fshehtë dënimin e të vëllait, megjithëse u akuzua vazhdimisht nga media dhe opozita për këtë çështje. Ai gënjeu në parlament kur bënte sikur nuk dinte gjë për dënimin dhe sfidonte opozitën ta gjente atë vendim.

“Nga maji i këtij viti (2017) ju u bëtë pushtetarë në dy ministritë kryesore të ligjit, në atë të Brendshme dhe atë të Drejtësisë, ministra që u emëruan personalisht nga kryetari juaj dhe janë dyja ministritë ku janë faktet dhe provat kombëtare dhe ndërkombëtare nëse ka të tilla. Po çfarë bëtë këto 4 muaj? Si nuk gërmuat xhanëm dhe ti zbulonit? Ku kishte rast më të mirë të më kryqëzonit me fakte dhe prova sipas jush!

Fatmir Xhafaj, 12 Shtator 2017, Parlament 

Pasi PD nxorri vendimin e dënimit, ai pranoi se dokumenti ka qenë online dhe ishte lehtësisht i gjendshëm nga kushdo i interesuar.

“Vendimi i gjykatës italiane, lehtësisht i gjendshëm edhe online, i ditur dhe i njohur prej vitesh prej tyre dhe prej kujtdo tjetër të interesuar, shqiptar apo partner ndërkombëtar, i publikuar dhe i stërpublikuar në mediat prane tyre, ka ridalë sot si e vetmja armë kundërshtie mesa duket ndaj meje, sot si Ministër i Brendshëm”

Fatmir Xhafaj, 9 Maj 2018, Ministria e Brendshme

Me këto deklarata, u kuptua se Xhafaj kishte mbajtur të fshehtë për gati 5 vjet të vërtetën për të vëllain, megjithëse thoshte se nuk mbante përgjegjësi për të.

2) Kryeministri Edi Rama jo vetëm nuk e tregoi dënimin e Agron Xhafajt, por e lavdëronte atë. Në gusht të 2016, Rama gënjente shqiptarët, kur i quante “histori të pavërteta” përfshirjen e tij në trafik droge.

“Saliu e ka ndërmarrë fushatën e tij të ndyrë të radhës këtë herë, për të baltosur Fatmir Xhafajn! Dhe në stilin e tij të vjetër e të neveritshëm bolshevik, ka ngritur një akuzë mbi një histori të sajuar këmbë e krye, për të vëllanë e Fatmirit. Një histori me drogë venezueliane, për babain e dy fëmijëve që është në punën e tij të ndershme dhe ka vetëm një faj: Eshtë vëllai i njeriut që drejton Komisionin e Posaçëm Parlamentar për reformën më të rëndësishme dhe më të vështirë të 25 vjetëve të fundit!”

Edi Rama, Gusht 2016, deklaratë në rrjetet sociale

Vendimi përfundimtar që e dënonte Agron Xhafajn me 7 vjet e 2 muaj burg ishte marrë në shtator të vitit 2012 nga Gjykata e Leçes në Itali.

3) Një gënjeshtër e dalë boje tashmë është ajo e agjensisë që bëri brenda një dite analizën e përgjimit të bisedës mes Agron Xhafajt dhe Albert Veliut. Gënjeshtrës që e nxorri i pari Rama, iu bashkua edhe Fatmir Xhafaj.

“Unë e kam marrë mbrëmë përgjigjen e analizës shkencore të kryer në një ndër laboratorët më seriozë të botës, mua ajo përgjigje më mjafton. Po bëj një parantezë, jo për të bërtitur montazh-montazh. Po më mjafton për t’iu thënë juve se nuk jemi përpara një akti kompromentues të ministrit të Brendshëm po akti mashtrimi të një materiali autentik përmes të cilit synohet destabilizimi i qeverisjes dhe shkatërrimi i segmentit të fundit për çeljen e negociatave të Shqipërisë në BE”

Edi Rama 16 Maj 2018, në mbledhjen e grupit të PS-së

“Audio përgjimi i servirur me pompozitet publikut është një sajesë e plotë. Nga fillimi deri fund. Është një manipulim dhe i bërë keq, madje”.

“Është e vërtetë që kanë bërë një vlerësim të asaj audio, në Agjenci shumë të njohura ndërkombëtare, me përgjigjen e të cilës jam njohur dje, dhe sot jam këtu për ta thënë këtë”

Fatmir Xhafaj, 16 Maj 2018, Ministria e Brendshme

Por pasi dëgjuan dëshmitë e skafistit dhe gazetarit, Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj nuk folën më për analizën shkencore të përgjimit dhe as nuk e dorëzuan në prokurori këtë “analizë shkencore”. Përkundrazi, Rama tha se do të presë provën shkencore të audiopërgjimit nga prokuroria.

4) Tani që jemi njohur me dënimin e të vëllait në Itali, del se pozicioni i Fatmir Xhafajt si Kryetar i Komisionit të Ligjeve, është i kompromentuar. Duke ditur se i vëllai ishte subjekt i ligjit për ekstradimin, Xhafaj ushtroi të gjitha detyrat dhe të drejtat që i dha pozicioni i tij si kryetar komisioni, edhe gjatë hartimit të nenit për ekstradimin në Kodin e Procedurës Penale.

Pa i hyrë akuzave të opozitës që pretendon falsifikimin e pikës f të nenit 491, duhet thënë se prania e Fatmir Xhafajt në mbledhjet e Komisionit të Ligjeve, kur diskutohej ekstradimi, e vendos automatikisht atë në konflikt interesi.

Për të kuptuar çfarë zgjedhje do të bënte në Komisionin e Ligjeve, nëse prekej i vëllai, vlen të kujtohet qëndrimi që mbajti si Ministër i Brendshëm.

“Ishte një 25-vjeçar i gjendur në vendin e gabuar dhe nën shoqërinë e njerëzve të gabuar” e gjykoi Fatmir Xhafaj, nga foltorja e Ministrisë së Brendshme.

Kuptohet se para se të jetë Ministër i Brendshëm, Fatmir Xhafaj zgjedh të jetë një vëlla i dhembshëm.

5) Fatmir Xhafaj deklaroi në 9 Maj nga foltorja e Ministrisë së Brendshme se as ai, asnjë familjar i tij nuk do të ishte mbi ligjin.

“Cilido në këtë vend, përfshi dhe mua apo familjarët e mi nuk është mbi ligjin. Por ajo çfarë është më e rëndësishme është fakti se kjo qeveri nuk i siguron dhe nuk i garanton imunitet nga shkelja e ligjit askujt. As mua!”

Fatmir Xhafaj, 9 Maj, Ministria e Brendshme

Por kur u pyet nga gazetarët nëse ishte apo nuk ishte subjekt i ligjit Antimafia, Fatmir Xhafaj dha një përgjigje të çuditshme, që do të shastiste çdo jurist me një minimum ndërgjegje.

“Në kuptim teorik të ligjit po, në kuptim praktik jo. Përsa kohë që nuk ka ende një çështje të tillë dhe nuk ka një akuzë të tillë”

Fatmir Xhafaj, 16 Maj, Ministria e Brendshme

Për shkak të këtyre spërdredhjeve që bënë Rama dhe Xhafaj, është krijuar bindja tashmë se këta të dy këta nuk ishin në anën e të vërtetës, përkundrazi bënë çmos ta fshehin atë, megjithëse flitet për trafik droge. Dhe këta nuk janë as skafistë, as gazetarë, as qytetarë të thjeshtë, por njëri kryeministër dhe tjetri Ministër i Brendshëm, dy njerëzit që ne i kemi besuar qeverisjen e vendit, sigurinë e vendit, taksat etj.©Lapsi.al



24 Comments

  1. O bushat , leri sterhollimet e koklavitura e analizat e tua femijerore. Na trego cfare bisedove dje me Fatmir Xhafen te Rogneri. Perse nje minister i brendshem duhet te takohet privatisht me nje gazetar, aq me teper kur ai pretendon se eshte i pavarur dhe analist objketiv, ne kohen kur ky minister akuzohet si i implikuar ne tefiqe nderkombetare te drogave. Po ai kamaleoni teter , Lesi, cfare donte ate me u

  2. Po ka me mashtrues te pa skrupullt ,te pa fyryre se keta monstra te qeverisjes te -rivdekjes-duke filluar qe nga -edvinskizofreni dhe dil deri ne fund.-

  3. BUshati apo Shkullaku ,nuk ka rendesi por ne kete audioinqizim te inskenuar se ndryshe do ti pranonte meritat autori,por deri tani asnjeri,pra as deshmitarix as gazetari e as Salianji me Bardhin nuk nuk pranuan autorsine,perkundrazi mohojne se kane bere inqizimin.Ky fakt deshmon fallcitetin e ketij inqizimi adio si prove .Keta e dine apriori insknimin dhe i ikin autorsise,per te ju shmagur pergjegjesise penale.
    Deshmia e dyte e fallcitetit esht fakti se Artur Cani e asnje redaktor i emisioneve televizive investikative nuk pranoj te emitoje kete inqizim,sepse thjeshte nuk perben prove .
    E si mund te perbeje prove nje bisede telefonike mes dy trafikantesh ende pa u identifikua zeri i njerit qe mezi degjohej.Si mund te merret prove deklerata e deshmitarit i cili brenda 7 fjalive leshon 18 genjeshtra.
    Sa i perket pergjegjesise se Fatmir Xhafajt ajo eshte xero.Ai ka pergjesi neqoftese ka pase kerkese nga drejtesia italiane apo nga interpoli sa ishte minister i brendshen dhe nuk e ka filluar procedurat.
    per mua eshte e pa drejte edhe vete akti i dorezimit te vellaut te ti tani.Po si mund ta akuzoni Fatmirin pse nuk i thirri autoritetet italiane e tu thoshte vellu im eshte ketu ne Shqiperi neqoftese doni ta burgosni.Po ta bente kete per mua do ishte njeri i pa dinjitet dhe nje palaqo.Ai qe e bene kete nuk mund te jete misiter sepse nuk eshte as njeri. ESHTE APSURDE DHE QESHARAKE PERPJEKJA E OPOZITES TA PERDOR SI KAUZE,MADJE DUKE ORGANIZUAR PROTESTE BAZUAR NE KETE AUDIOINQIZIM FALLCO TE INSKENUAR AUTORSISE TE TE CILIT I IKIN SI DJALLI TAMJANIT VETE ATA QE EINQIZUAN DHE E LANSUAN.

    1. elton ik se po te lin femij jasteku i griseldes e po vdiq roshi jo ne grup por me aradhen partizane te gramoz ruqit te perdhunon,pastaj ndoka ,prenga ti trafikojn nen e motra,teze e vllezer te mitur mish te gjall per grek e italjan.ket lloj parazitesh elton rama e xhafa i lyejn me kokain pastaj italjan e grek derrdhen mbi ju si te ishit qenef.

    2. U lëshuat ju minjtë e bodrumeve te Kryeministrisë në sulm? Po ikni more se i doli boja drogaxhinjve të Rilindjes.

    1. Shto ndonjë argument për shkrimin o këlysh rilindje se nuk paguhesh vetëm për të sharë..

  4. Ta hash mutin apo mos ta hash.kjo eshte ceshtja.Edhe nje dite ska me Xhafe,del varianti i ri,apo do te vije Muli ne fuqi ,hiq kaken dhe verr shurren.

  5. Ore ju argatet e SHQUP-pit jeni bere qesharakpo a nuk e dini se me ate audiopergjim dhe me intervista te aktoreve te inskenimit plot genjeshtra sa akuzojne Agron Xhafen se ka pergjuar veten e tij sepse nuk duan te marrin autorsine e audiopergjimit nga vete fakti se eshte fallco dhe done ti ikin burgut.Pra me kesi “provash ju mund te shkoni vetem ne qenef dhe askund tjeter.Vertete eshte e neveriteshme tere kjo qoroditje.Madje doni te organizoni proteste kombetare me kauzen e ketij inskenimi qesharak dhe amatoresk.Sa poshte keni rene,neqoftese ky inskenim eshte kauza e opozites dhe problemi kryesor i qeverise Rama,atehere ju garantoj se edhe tri mandate e keni kryeminister Ramen.

  6. I drejtohem Babales se i shkreti si duket do ta pesoje se gazetari ,Salianji dhe polikajt e PD-se po ia lene atij autoresine e audioinqizimit dhe blerejen e hashashit te zbardhe gjithe skenarin e inskenimit sepse drejtesia thot dy te pashpirt nje i pakoke e keta po e sakrifikojne si duket “hallexhine” sepse vete pi ikin “meritave” te inskenimit ne menyre djallezore po bejne Veliun”heroin” e kesaj qoroditje.

  7. Sa bukur shkruan dhe ky–peshku–SALMON–.[samson-]Po ku e di ti o tru peshk i -ripjerdhjes-qe eshte inskenim?.Keshtu flisnit dhe per-TA–HIIIRIN-o morat e kuq .

  8. Lereni broqkullat e mos talli me shqiptaret e gjithe kjo eshte inskenim e montazhe .Keni qorodite boten me nje kauze qesharake te cilen asnje gjykate ne bote nuk do ta pranoje si prove.E tera eshte e inskenuar nga fundrrina me e ndyer nder deputet Salianji ,nga fundrrina e gazetarise Olldashi dhe fundrrina e botes se krimit trafikant,hajn e kumarxhi si Veliu.Cila prokurori a gjykate ne bote do pranonte prova te tilla nga fundrrinat e fundrrinave,madje me nje bisede audio me telefon? mashtrimi dhe perpjekjet per destabilizim e perplasje me qellim te pengimit te integrimit dhe reformes ne drejtesi.Te gjithe duhet plase ne burg nga Salianji e deri tek Babalja.

  9. o mergimkar ik e laj pjatat se se ke haberin nga kjo pune. Mos na trego boten se ketej te bejne synet me thua per droge. Dhe sikur per perdorim personal ta kapin denohesh e jo me ta trafikosh

  10. Mir ka bere qe eshte marre me droge Goni, Sajmiri, Edi dhe gjithe shteti se ne fund te fundit euro te europianeve kane marre .. se na mbyti euro me 1400, po lutuni qe te shkoje me 1000 fare te blejme mall europian e ca te na doje qejfi me pak lek. Me ca dreqin do zhvillohet ky vend o vellezer kur nuk na jep me ndihma plaka e Gjernanise! Falenderoni Zotin qe USA i ka dhene patente Shqiperise per drogen si kunderbalance e investimeve stratosferike qe po merr Vucic nga Kina, Rusia e Franca ne fshehtesi. Lereni Edin rehat dhe mos u merrni me PD, se Luli ben lojen se paguhet dhe pakti eshte te mos haje burg ai po burri qe eshte ne krye te shtetit, qengji i urte fare kohet e fundit .. kuptuat! Fuck lajmeve, punoni mos harxhoni kohe kot .. merruni me droge jo me llafe si kurvat!

  11. Mafia e ps-s,dhe pushtimi i butë i Shqiperis.
    keta te gjithe jane ne trafike e krime ,dhe kindapime te njerzve biznismen,police e te gjithe i eliminojn me mafin e tyre,dhe ju ngjitet preteks tjeter kinse per pune te tyre mbyten.
    40 grupet e mafis ne sbqiperi,shef i kane ps-n.
    urgjent duhet kerkuar ndihm nga brukseli per arrestimin e gjithe ps-s.

  12. Nji Babale e hudhi ne ere
    meit Mafiozin edvin Karagjozi,
    po 3 Babale?.
    X.
    Hahaha. Deri Tania I mbahet fryma, n e s e r nuk ka per t’ju majte…
    Truni psh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *