• |
ide | kryesore

Gjirokastër, gruaja me kancer i ankohet Ramës për vajzën: Ekselente, por e hoqën nga puna…

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar turin e llogaridhënies në qytetin e Gjirokastrës, ku ndër të tjera dëgjon edhe mundohet t’i përgjigjet disa prej halleve të qytetarëve. Ndët to ishte edhe një nënë e sëmurë me dy kancer, që ankohet se pas 7 vitesh punë në Ministrinë e Drejtësisë, i kanë hequr vajzën nga puna.

Pjesë nga biseda me Ramën:

Qytetarja: Unë jam invalide se vuaj nga dy kancere, i gjirit dhe i mitrës, falenderimin dua ta them të parin, të falenderoj për onkologjikun e Tiranës, ishte një aparaturë moderne.

Problemi i dytë dhe ankesa e ime si nënë është kjo vajzë që është studente e ekselencës. Është trajtuar me bursë nga Juridiku i Tiranës, ka punuar 7 vjet në Ministrinë e Drejtësisë, si specialist e të Përndjekurve politik. Ka dy vjet pa punë, arsyeja është se kur vajza ime lindi fëmijën e dytë e hoqi nga puna Nasip Naço. Kjo ishte ankesa ime.

Rama: Pas takimit këtu është zv-ministrja e Drejtësisë, takojeni dhe zgjidheni këtë çështje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *