• |
ide | kryesore

Intervista video / Rama refuzon të shpjegojë detaje për verifikimin e përgjimit

Arkiva, Kryesore



Edi Rama sërish ka refuzuar të përgjigjet se si e bëri ai analizën shkencore të videopërgjimit, pa pasur zërin e Agron Xhafajt dhe atë të denoncuesit të tij në audio përgjim (ato i ka vetëm prokuroria).

Prej ditësh vendi është përfshirë nga një nën debat që gëlon mes debatit të madh për përgjimin e Agron Xhafajt: A e ka bërë vërtet ekspertizën kryeministri në një laborator të huaj shkencor? Ku i ka gjetur ai zërat origjinalë që i zotëron vetëm prokuroria? Po nëse i ka marrë prej saj, a mos është kjo prova më dikekte se institucioni i Arta mrkut është një shtojcë e qeverisë?

Lexo më tej:

Një rrugë për të kuptuar të vërtetën për dosjen Xhafa

Por pavarësisht nga mungesa e përgjigjeve nën presioni e intervistës në ABC, Rama ka lëshuar një frazë që për shumë specialistë të kriminalistikës mund të konsiderohet si një faull.

Rama ka pranuar se laboratori i huaj pa emër ka bërë një analizë në bazë të materialit të incizuar nga transmetimi në TV. Po a është e mundur një gjë e tillë? Deri më tani ekspertët e fushës thonë që jo. I vënë në këtë pozitë të vështirë kryeministri gjithsesi është detyruar të pranojë se gjithkush është i lirë të mos e besojë këtë “provë të pambështetur”.

Përballë insistimit të gazetares Mirela Milori ai ka pranuar të thotë se në fund të fundit ky është vetëm opinion i tij. “Eshtë e kotë të insistoj në këtë, sepse në fund të fundit, kjo është fjala e një pale dhe çfarëdo detaji të jap unë, nuk përbën argument për atë që ka dyshime” Rama u përbetua se e vërteta do të dalë vetëm pasi të shprehet në një laborator shkencor i një vendi partner perendimor. Pasi tha këtë Rama hodhi dhe dorashkën e sfidës. Nëse audiopërgjimi del i vërtetë duhet rishikuar pozicioni im, por nëse del e kundërta duhet rishikuar veprimi i një strukture kriminale ndëshkimit të së cilës i duhet shkuar deri në fund.

©Lapsi.al 



5 Comments

  1. Andi loqja! Bashke me Lulin dhe Salen dhe Mona*Like floriri! Eshte fjala e reformes ne drejtesi! S’ka ceshtje Xhafaj! kriminelet po bejne c’do gje deri ne krim qe te shpetojne! Dita po vjem Sali!

  2. Cfare pyetje qe beni edhe ju te lapsit? Kur ka thene ndonjehere te verteten Rama? Kur ka premtuar dicka qe eshte vertetuar? Akoma nuk e kuptoni se ky njeri e cdo gje te lidhur me mashtrimin dhe eshte peng i krimit te organizuar? Ky njeri jo vetem qe nuk mjaftohet me te ardhurat nga krimi dhe nga vjedhja eqe i ben shqiptareve, por edhe i genjn ne mes te dites pa iu skuqur e pa iu zverdhur fytyra, Ky njeri (nese mund te quhet njeri nje qenje e tille e peshtire) do ta kete fundin me te keq se E. Hoxha, pasi Hoxhes iu terhoq statuja zvarre, ndersa ky do te terhiqet zvarre deri sa ti dale shpirti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *