• |
ide | kryesore

Ç’po ndodh në Itali? Kush është kryeministri i ri i populistëve?

F1, Planet



Profesori i jurisprudencës, Giuseppe Conte është zgjedhur nga Lëvizja 5 Yjet dhe Lega për të udhëhequr qeverinë e koalicionit në Itali.

Krerët e dy partivë kanë zhvilluar bisedime me presidentin Sergio Mattarella mbi miratimin e qeverisë së tyre të koalicionit.

Luigi di Maio është shprehur se presidenti Mattarella është informuar se Giuseppe Conte është kandidati për të cilin është rënë dakort me Matteo Salvinin e Legas.

Të dy partitë populiste nxorrën planet e tyre të përbashkëta për koalicionin javën e kaluar.

Të dy kundërshtojnë masat shtrënguese të BE-së dhe duan të rinegociojnë borxhin e Italisë, mdërsa propozimet e tyre për shpenzimet e pozicionojnë Italinë në një kurs përplasjeje me Bashkimin Europian.

Premtimet e koalicionit, të dakorduara pas bisedimeve të Di Maios dhe Salvinit, përfshijnë norma të reja të taksave të sheshta dhe të ardhura bazë të garantuara për të varfërit.

Planet e tyre të shtrenjta ekonomike mund të shkaktojnë përplasje me BE-në nëse kundërshtojnë marrëveshjet e mëparshme të qeverisë për të reduktuar deficitin buxhetor të Italisë.

Gjatë fundjavës, Salvini hodhi poshtë një thirrje nga Ministri francez i Ekonomisë, Bruno Le Maire për Italinë, që të respektojë angazhimet e saj të buxhetit ndaj BE-së.

“Ne do të bëjmë të kundërtën e asaj çfarë kanë bërë qeveritë e mëparshme. E kam gabim?” – shkroi në Twitter Salvini.

Të hënën, anëtari i këshillit të Bankës Qëndrore Europiane, Ewald Nowotny, tha këto propozime për të ndryshuar politikat po krijojnë “nervozizëm”. 

“Unë besoj se në praktikë, qasja do të jetë shumë më e mençur se sa këto që janë këtu në gazeta”.

Të dyja palët kanë bërë thirrje për një rinegocim të rregullave fiskale të BE-së, dhe Salvini në të kaluarën e ka quajtur si ‘gabim’ futjen e euros në ekonominë italiane.

Brukseli po e shikon Italinë me tmerr: e tmerruar nga perspektiva e vërtetë e të pasurit të një qeverie që sheh me simpati Moskën, dhe që është skeptike ndaj BE-së, dhe është në zemër të BE-së.

Lega dhe Lëvizja 5 Yjet janë distancuar nga premtimet e mëparshme për të mbajtur një referendum për të tërhequr Italinë nga euro, por kërcënimi për t’a bërë këtë referendum do të mbetet për aq kohë sa këto parti të qeverisin Italinë.

Sigurisht që nuk jemi akoma në këtë pikë. Presidenti dhe parlamenti italian ende duhet t’i japin kësaj qeverie dritën e gjelbër. Por, zgjedhja e një akademiku të moderuar dhe pak të njohur si kryeministër ishte e meçur, duke e bërë këtë bashkim politik kontroversal, shumë më të vështirë që establishmenti t’a refuzojë.

Kush është Giuseppe Conte?

Conte është 54 vjeç, profesor që jep mësim për ligjet private në Firence dhe Romë. Ai nuk është deputet dhe është tërësisht i panjohur në  arenën politikë.

Ai shihet si një kandidat kompromisi, i cili do të shihet si i pëlqyeshëm për Italinë në përgjithësi dhe është e vështirë që presidenti t’a refuzojë.

Megjithatë, ai ka ide të forta se si duhet drejtohet Italia dhe shihet si shumë i afërt me Luigi Di Maio-n.

Ai ka bërë thirrje që qindra “ligje të padobishme” të hiqen, dhe beson se ideologjitë e shekullit të 20-të janë të vjetëruara.

Conte ishte zgjedhja e preferuar e Lëvizjes 5 Yjet që përpara.

Partitë duhet të arrijnë një marrëveshje mbi kandidatin e tyre për Kryeministër me Presidentin Mattarella, përpara se të kërkojnë miratimin nga parlamenti.

Cilat janë premtimet kryesore të koalicionit?

Të premten, 11 javë pas një rezultati zgjedhor të paqëndrueshëm, partitë populiste nxorrën manifestin e tyre të koalicionit kundër masave shtrënguese.

Këtu janë disa nga pikat kyçe:

Të ardhura të garantuara: Familjet e varfra do të marrin të ardhura bazë mujore prej 780 euro, me kusht që marrësit të kërkojnë punë në mënyrë aktive.

Dëbimet masive: Do të jetë prioritet deportimi i rreth 500 mijë emigrantëve pa dokumente.

Taksa të reja: Do të vendoset një “taksë e sheshtë” për të ulur normat e tatimit mbi të ardhurat, 15% dhe 20%, ndërsa familjet do të përfitojnë një zbritje vjetore 3000 euro nga taksat.

Borxhi i Italisë: Rishikimi i Paktit të Stabilitetit dhe Rritjes së BE-së, i cili përcakton një kufizim të vështirë të deficitit buxhetor prej 3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP) dhe një plan për të reduktuar borxhin nëpërmjet “kërkesave të brendshme”, në vend të masave shtrënguese.

Reforma e pensioneve: Vendosja e pensionit minimal mujor prej 780 euro, me një plan për të shfuqizuar reformën akutale të pensioneve që rrit moshën e pensionit në faza.

Marrëdhëniet me Rusinë: Të punohet me Kremlinin në çështjet ndërkombëtare si kontrabanda e emigrantëve në Meshde dhe ndikimi i vazhdueshëm i islamistëve të dhunshëm.

BBC, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 



1 Comment

  1. Ne realitet paniku i politikaneve parazite te Brukselit nuk eshte te masat ekonomike te qeverise re italiane por eshte te fakti se kjo qeveri nuk do ta lejoje qe Italia te behet vend vakance per gjithe bythzinjte afrikane qe dyndeshin me kamerdare e kaike drejt Italise ne qeverite e Rrenc matufit.
    Der me sot Italia eshte qeverisur mbas interesave te Brukselit, nga sot do qeveriset sipas interesave te italianeve. Ne fund te fundit, italianet votuan per te shpetuar vehten dhe Italine nga nje pushtim pa arme por me ushtri pa fund klandestinesh qe zbarkonin per turp te nje politike antikombetare nen petkun e pseudo-liberalizmit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *