• |
ide | kryesore

Kapen 86 kg kokainë, arrestohen 4 shqiptarë

Lajme, Të fundit



Një sasi prej 86 kg kokainë është sekuestruar në qytezën spanjolle Benalmaden në Malaga dhe katër shqiptarë janë arrestuar, sipas medieve lokale. Shqiptarët e arrestuar janë të moshës 24, 25, 27 dhe 38 vjeç, por identitetet e tyre nuk bëhen me dije nga mediat lokale. Droga raportohet se u gjet në dy valixhe, brenda një makine.

Arrestimet

Katër shqiptarët ishin në bordin e dy automjeteve, në një prej të cilave ndodhej lënda narkotike, ndërsa mjeti tjetër përdorej për të paralajmëruar prezencë policie.

Mjeti i fundit, një SUV, u ndalua nga një patrullë policie në Benalmadena. Agjentët vunë re se dy personat që ishin në bord, një çift shqiptarësh të moshës 24 dhe 25 vjeç, po përpiqeshin të kontaktojnë telefonat e tyre celularë me palët e treta, sikur të përpiqeshin të paralajmëronin e kontrollit të policisë.

Agjentët arritën të ndalonin edhe automjetin e dytë dhe të identifikonin personat në bord, dy burra të nacionalitetit shqiptar, përkatësisht 27 dhe 38 vjeç, siç raportohet nga Policia spanjolle përmes një deklarate.

Në automjetin e dytë, u gjëtn dy valixhe?: një në bagazh dhe tjetra poshtë sediljes së pasme.

Brenda valixheve u gjetën pako të shumta kokaine me një peshë totale prej 86.20 kg.

Përveç kësaj, të katër të arrestuarit kishin me vete më shumë se 5,900 euro KESH dhe tetë telefona celularë, që iu konfiskuan.



4 Comments

  1. Kur u kap sasia e madhe prej 613 kg kokaine në Durrës, Edi Rama për tu justifikuar , e dëgjuam të thoshte se ju nuk e dini sesa kokainë kapet në Francë, Gjermani apo Spanjë. Pra se nuk jemi vetëm ne “rilindasit” që trafikojmë drogat e forta por këtë e bëjnë edhe francezët, gjermanët e spanjollët. (italianët nuk ja zuri goja ti përmendëte se i digjte) Ditët e fundit ka pasur njoftime të kapjes së sasive të mëdha të kokainës në këto vende e “për çudi” në të gjitha rastet është përmendur fakti se trafikantët e kapur janë shqiptarë.
    Rekordi ishte sasia e kokainës në Shqipëri e kjo tregon se KQ i partisë drogiste e ka selinë në Tiranë.

  2. Çdo ditë arrestohen 30_40 shqiptare për krim të ndryshme i bie që në 2030 të gjithë shqiptarët të jenë në burg!!!!

  3. Vendet europiane kane ligje shume liberale per drogen dhe dalin me pak burg prandaj gjejne shesh dhe bejne pershesh keta kokpalaret tane.ketyre po iu dhe doren te marrin krahun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *