• |
ide | kryesore

Mjekët apel prindërve: Kujdes nga kjo sëmundje, rrezikon jetën e fëmijëve

Lajme, Të fundit



Sëmundja e variçelës apo lisë së dhenve po qarkullon në çerdhe dhe kopshte.  Mjekët i bëjnë apel prindërve të tregohen të vëmendshëm, pasi sëmundja është ngjitëse e transmetohet 48 orë para shfaqjes së shenjave në lëkurë.

Mjekët i bëjnë thirrje prindërve për kujdes! Variçela apo siç njihet ndryshe lija e dhenve po qarkullon në vendin tonë. Muajt e fundit vetëm në pediatrine e Qendres Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë janë shtruar 25 fëmijë në gjendje shëndetësore të komplikuar.

“Kemi 25 raste me variçele të shtruar që nga janari, mbase një pjesë nuk kanë ardhur, kanë ardhur në urgjencë kanë marrë mjekimin dhe kanë shkuar në shtëpi, kryesisht të komplikuara.. Komplikacionet më të shpeshta kanë qenë celulit infekltim dytësor i lëkurës dhe pneumonitë”.

Variçela prek kryesisht fëmijët nën dhjetë vjeç dhe personi i infektuar e transmeton tek një tjetër i shëndetshëm 48 orë para se t’i shfaqen shenjat në lëkurë.

“I sëmuri më variçelë është ngjitës për të tjerët 48 orë para shfaqjes së ekzantemës dhe gjithë ditët kur është në zhvillimin e saj. Dua të tërheq vëmendjen për gjithë fëmijët që jeotjnë në kolektiv, kopshte e shkolla dhe kujdesi që duhet të ketë personeli për ndonjë rast të izoluar”.

Rastet e lehta mjekët sugjerojnë të mbahen nën kontroll në kushtet e shtëpisë me barna antipiretik si paracetamoli dhe ibuprofeni, jo aspirinë. Nëse gjendja shëndetësore e fëmijës rëndohet rekomandohet antibiotik, por kjo vetëm pas konsultës së specialistit./abc

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *