• |
ide | kryesore

Një rrugë për të kuptuar të vërtetën për dosjen Xhafa

1, Ide

Mbrëmja e së hënës ka shënuar një çbalancim ekuilibrash në lojën mes palëve në dosjen e audiopërgjimit të vëllait të ministrit të brendëshëm. Nga njëra anë, opozita që kishte paralajmëruar nxjerjen e fakteve dhe provave të reja në emisionin “Ajzberg”, nuk ka arritur të suprizojë kërkënd. Programi i Artur Çanit i cili kishte renditur shumë mirë sfondin dhe kronologjinë e ngjarjes, nuk ka sjellë dot fakte të reja për të na bindur për thelbin kryesor të kësaj çështjeje: se Agron Xhafa ka vazhduar aktivitetin e trafikut të drogës edhe gjatë kohës që vëllai i tij i madh kryente detyrën e ministrit të Brendëshëm.

Nga ana tjetër, pothuasje në të njëjtën kohë me Ajzbergun, kryeministri që nuk i shpëton dot etheve të audiencës dhe luftës ndaj gjithçkaje tjetër që tërheq vëmendjen prej monologjeve të tij, është shfaqur në një intervistë në ABC news. Rama e ka shfrytëzuar këtë dalje për të lëshuar një sfidë të vështirë: “nëse audiopërgjimi rezulton i vërtetë unë duhet të rishikoj qëndrimin tim” ka thënë ai.

Natyrisht, arsyetimi i Ramës kishte edhe këtë të hënë gropa të shumta. Ai nuk përmendi sërish agjensinë e huaj tek e cila u mbështet për të shpallur manipulimin. Natyrisht ai nuk qe në gjendje të shpjegonte se ku e kishte gjetur zërin e Agron Xhafajt për t’ia shpënë kësaj agjensie. Natyrisht ai bëri një gafë duke thënë se ekspertiza që e kishte garantuar atë, qe bërë përmes regjistrimeve të mara nga transmetimet tevelizive, ndërkohë që specialistët thonë se është një mision i pamundur të mbërish në përfundim duke u nisur nga të dhëna të tilla.

Po t’i fusësh deklaratat e Ramës në një sfond më të gjërë dhe më të shtrirë në kohë, besueshmëria e tij bëhet edhe më e vogël. Në po të njëtën mënyrë kryeministri ynë ka krijuar alibi për avionët e drogës, për Dritan Zaganin, për Elvis Roshin, për Saimir Tahirin ndaj kredibiliteti i përbetimeve të tij mund të vlerësohet shumë pranë zeros.

Por, ajo që është e rëndësishme në intervistën e sotme të Ramës në ABC ishte propozimi i tij për ti konsideruar si të pa besueshme institucionet e vendit që drejton. Ideja për ti’a shpënë audiopërgjimin original një agjensie prestigjoze ndërkombëtare, të vendeve partnere perendimore nxjerr automatikisht nga loja edhe prokurorinë e kapur nga socialistët edhe laboratorët e një policie të drejtuar nga Fatmir Xhafa.

Pra, premtimi se kjo histori do të quhet e mbyllur vetëm pasi një institucion me prestigj ndërkombëtar të japë verdiktin e tij është një lëvizje që duhet mbajtur shënim. Ashtu siç ndodhi me 21 janarin, kur u desh raporti i FBI që të mësonim të vërtetën për vrasësit e katër demostruesve edhe tani vetëm një organizëm i përmasave të tilla, mund të na tregojë se nga anon e drejta.

Për sa kohë që Edi Rama nuk e ka në dorë këtë çertifikatë të besueshme ai do të konsiderohet fajtor, jo vetëm për qëndrimet e dyshimta që ka mbajtur këto ditë, por për të gjitha gënjeshtrat që prodhon prej pesë vitesh.

Për sa kohë që ai nuk siguron shpejt dhe brenda një kohe logjikisht të arsyeshme dokumentin që mbështet tezën e manipulimit të përgjimit, ai do të duhet të mbajë premtimin për të rishikuar pozicionin e tij. Dhe ky rishikim nuk ka të bëjë me të ardhmen e Fatmir Xhafajt, por drejtpërdrejt me fatin e tij.

Por ama, nëse do të arrijë të sigurojë një dokument serioz, të vulosur nga agjensi ndërkombëtare të besueshme, kryeministri nuk do ti’a hedhë lumit vetëm për dosjen e Agron Xhafajt. Ai do t’a rrënojë në mënyrë të gjatë dhe ndoshta të pakthyeshme, besueshmërinë e kësaj opozite.

Prandaj e vetmja rrugë për të zgjidhur enigmën e dosjes së “dëshmitarit X” është verdikti i një institucioni si ai i FBI-së për 21 janarin.

Rama e ka si detyrim t’a tregojë atë që ka premtuar sot. Përndryshe ai njolloset për gjithçka.

©Lapsi.al

19 Comments

  1. Mire mor Bushat mire. Po sna the kujt i ruhet Xhafa madh. Sot ke pire kafe me te dhe mos hajde te na tregosh perralla qe i ruhet Salinjanit (qe per hir te se vertetes eshte korrekt ne ate qe thote)
    Une i bera nje pyetje kryeministrit:
    “Kush po e drejton ministrine e rendit, pasi as ne analiza 6 mujore nuk ka surrat te shkoje Xhafa”. Me bllokoi ne sekond per nje pyetje qe ka te beje me vazhdimesine e qeverisjes…

  2. Opozita ka problemet e saj te mbrendshme akoma te pazgjidhura. Mirepo fatkeqsisht per vendin, te gjitha akuzat e saj me lidhjet e pushtetareve me drogen kane rezultuar nji per nji te verteta!!! Prandaj nje video me pak, apo nje Xhaf a Tahir me teper, nuk ndryshojne dot faktin e hidhur: mazhoranca qendron sot ne pushtet fal lidhjeve skandaloze me krimin!!! Rilindja e kryesuar nga Rama dora vete nuk njeh menyre tjeter te menaxhimit te shtetit, ndaj meriton nje zbythje shembullore..

  3. Zoti A. Bushati – Pershendetje, sinqerisht nuk e kuptoj deshiren tuaj per te gjetur rruge per te kuptuar te verteten per ate Xhafajn qe eshte akoma minister i brendeshem!
    Rruga eshte, nuk ka nevoje te kerkohet!
    Me dienine tuaj, a mund te gjendet ndonje qeveri ne bote (se ne Europe nuk ka shans) ku ministri i brendeshem te qendroje ne qeveri kur ka vella te denuar per trafik droge? KAQ, me vjen mire ne se ma lexon komentin, Tung!

  4. bushat je me turp se muq nano e baze,se ben gjoja sulmon diten bastardin rama kurse naten shkon e lepihesh tek keta.ende permend 21 janarin,u pa kush e beri 21 janarin ishte pikrisht rama,dyftyresi vrau 4 vet per ti marr hajnit me ze dhe figur bllokun por i morri ngjalen,madje e beri president.se gjafa e rama trafikojn drog ket e din dhe nje krymb qenefi pos llojit tend,baze,nazarko,muq nano,vangjeli etj,pse e larguan dhe e futen ne karanten geronin rama e xhafa,

  5. Ti o Bushat je i fundmi i Bllokmeneve! U dashka nje ekspertize qe te vendoset ne se Rama ka qeverisur mire apo keq?! Po qe ka bere ortakeri me kriminelet, ekspertiza do e zgjidhe? Po qe njerezit nuk kane buke te hane kurse rilindasit nuk dine ku te fshehin parate, ekspertiza do e zgjidhe?! Po tenderat e Beqes, Gjiknurit e Ahmetajt do zhbehen ne se ekspertiza del negative?! Po qindra mijera te rinj qe iken nga syte kembet rrugeve te Evropes, do kthehen po doli ekspertiza ashtu sic e do ti dhe Rama?!
    Ik o Bushat se na i solle zorret tek fyti.
    Komunist i pandreqshem.

    1. Bushat a e lexove kete komentin e Komunist forever?
      Fakti qe nuk e ke censuruar, do te thote qe ka akoma shprese per ty Bushat. Dhe me behet vertet qejfi…

  6. Bushati kerkon ta kete mire me te gjithe se ku i dihet! Por tani per tani eshte lidhur pas koqeve te ish gruas! Lulezimi nuk e leshon se ka marre para nga pallati qe e prishi Rama ne Vlore! Paraja flet! Shikoni Lubonjen! Na flet per ramen se ku i gjeti parate etj. Po Lubonja me se paguhet,kush e paguan, me cfare parash paguhet,a i fsheh te ardhurat, cfare e lidhte me Blendin,me Becchettin,me rakipin,me Enin tani? Kush e shpuri ne nje tavoline me Biberajn? A eshte spiun serb? Keshtu qe para se Tosi te llape neper TV le t’i spiegoje vjedhjet dhe korrupsionin e tij!

    1. E c’ti duhet Serbise te mbaje spiun Lubonjen qe shan Ramen, kur Vucici serb eshte puthur e ndukur me Ramen me shume here se me Putinin vete?

        1. O adashi im Tani1, po UDB ku do gjeje nje kryeminister tjeter si Rama qe ti veje ne Beograd e te prese pas dere der kur ti ngrihet Vucicit ta prese? Dhe kur? Pikerisht pas ndeshjes se kombetares sone ne Beograd…Mos ja hame hakun, Rama ne se ka rilindur dicka kjo eshte vetem miqesia me serbet si ne kohen e luftes e pas luftes se Enverit, atij qe e mbanin ne preher Miladini e Dushani dhe ja vune per kryetar asaj partise krijuar prej tyre, nenemadhes se PS sotme.

    2. Ti lali I ke thon trunit ik pirdhu dhe ai te paska nigju . Po kujt k..in ja kerkon se ku I merr leket Lubonja. Naltgjatesia e tij Edvin Palla nuk ke rob pa marre neper goje do e kishte nxjerre noi trapllek nga halja edhe per Tos Lubonjen. thotë:

      Ralfi Sejko

  7. Tani1 – Me vjen keq o adash por paske probleme me mirsjelljen por sidomos me sklerozen (humbjen e kujteses). Me kete te dyten nuk te ka vlere fare ajo inteligjenca jote.

  8. Mora shkas nga ngjarjet e sotme dhe mendoj se:- Te dashur shqiptare jo saliniane dhe te likes,hajdute dhe te ndershem! Ka hyre frika ne palce! Kane bere c’do gje me pushtetin dhe koha ka ardhur! Shqiperia ka nevoje te beje shtet! Vetem nuk e ben dot se mafia meta-Sali nuk e duan! Mos shkoni pas ketyre qe mendojne per veten e tyre! Mendoni se keta deputete te “vuajtur” ,sepse supet nuk ju mbajne dot lluksin dhe pasurine qe kane vene,te pafat se jane bere me shume shtepi dhe makina, kur femijet e tyre fshijne me nder bythen me 500euro kartmonedhe do te merakosen per ne? Mos shkoni ne proteste! Thirje nga zemra!

  9. O “shqiptar” !
    Ai të cilit i ka hyrë frika nuk del në rrugë të protestojë kundër së keqes po fshihet si burracak, ashtu siç fshihesh ti me këtë palo komentin tënd.
    Megjithate, nuk të vë faj o i gjori “shqiptar”.
    Cilido që lexon këtë shkrim të Bushatit, nuk e kupton se si mund të jenë “njëlloj të ekuilibruara” kritikat e opozitës me ato të mazhorancës, kur si shembull për këtë Bushati përmend se Artur Çani nuk paska demaskuar më tës Agron Xhafajn ?????
    Ndërkaq, i gjithë shkrimi përmend vetëm fakte për sikletin e madh në të cilin e ka vënë “rilindjen” Edi Rama me ministrat e tij të mbrendshëm.
    Po si qenkan o z.Bushati “njëlloj” si opozita edhe mazhoranca ?
    Që të na mbushësh mendjen ti e Lubonja që të gjitha partitë në Shqipëri qenkan njëlloj, edhe ato që kanë pushtetin edhe ato që kanë çelësin e kashtës, hidhu e na përmend me emra e me fakte se cili deputet, ministër, apo kryetar bashkie i përzgjedhur nga opozita, PD, ka rezultuar me fakte se vjen nga bota e krimit ?
    Më së paku janë nja njëzet “copë” politikanësh socialiste që kanë dalë me vulën e krimit.
    Ti e disa analistëve të tjerë ju ka ngelur mëndja tek tyta e kobures së komandantit të Gardës për 21 janarin për të njësuar opozitën e sotme me qeverisjen 5 vjeçare të Ramës.
    Gjeti prokurorja Ina Rama, ashtu si edhe kjo prokurorja tjetër e Ramës Arta Marku një tytë arme që e mbajti 6 muaj e mandej ja dërgoi FBI për ta “verifikuar” e për të “vërtetuar” se fajin e ka “Saliu”.
    Ndërkaq pse nuk kujtoheni se pse për katër vite sa qeverisi Rama me Metën, nuk e përmendi asnjëherë 21 janarin ?
    Mandej, krahaso protestën e dhunëshme të 21 janarit, me protestat paqësore e krejtësisht mbrenda normave demokratike të opozitës në këto 5 vite të qeverisjes Rama.
    “Dhuna” me e madhe e opozitës në këto 5 vjet protestash, është përlyerja e surratit të Ramës me miell, si simbolikë e drogës që dyshohet se ai përdor vetë, veç faktit se në këto 5 vite Shqipëria u bë rekordmene europiane e kultivimit e trafikut të drogës.
    Do të ishte naive e gënjeshtër nëse do të konsideroje partitë e opozitës si të pa gabueshme, por ama nuk mund të trajtosh njëlloj një thes me veprimtari kriminale të verifikuara të qeverisë Rama, me një dore gabimesh të opozitës.

  10. O Nessuno, senca nome, unnamed! Jeta ka tre pjese te saj kohore! Te shkuaren ,te tashmen dhe te ardhmen! Po mungoi njera jeta e njeriut nuk eshte e plote! Ngjarjet e sotme jane sigurisht gabime te Rames por jane akoma me shume krimet e Saliut dhe Metes! Kush nuk e shikon kete eshte injorant dhe idiot apo medioker dhe mercenar! Ose eshte pjese e krimit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu