• |
ide | kryesore

Plas skandali/ Reina, Cannavaro dhe Aronica të lidhur në mafian në Napoli

F1, Sport



Nën hetim nga prokuroria për shkak se kanë frekuentuar në të kaluarën, ose kanë vazhduar të frekuentojnë mjedise të lidhura me organizatën mafioze Camorra. Mediat italiane shkruajnë se portieri i Napolit Pepe Reina dhe ish-mbrojtësit e Napolit, Paolo Cannavaro dhe Salvatore Aronica do të përballen me një proces sportiv pas hetimeve të antimafias italiane dhe zyrtarëve të Federatës Italiane të Futbollit. Prokurori Giuseppe Pecoraro dhe zëvendësi i tij kanë referuar në gjykatë dosjen për 3 futbollistët që tashmë i përkasin Napolit, Sassuolos dhe Palermos.

Për ish-mbrojtësin e Napolit dhe kombëtares italiane, Cannavaro thuhet se që nga viti 2009 e deri më sot ka pasur lidhje me Gabriele Esposito, me precedentë penalë të mëparshëm, Francesco Esposito dhe Giuseppe Esposito titullarë të një agjencie bastesh “Eurobet” në Napoli me të cilët është përpjekur të shesë një orë të shtrenjtë, “Zenit El Primero Master Chrome” me vlerë 400 mijë euro e siguruar në mënyrë të dyshimtë. Ndaj Cannavaro ka edhe disa akuza të tjera për dhurim biletash ndaj personave të lidhur me klanin mafioz “Lo Russo”.

Edhe portieri i Napolit, Reina që flitet se ka nënshkruar një kontratë me Milanin përshkruhen disa lidhje me emra të njohur të Camorra në Napoli. Ai u ka siguruar atyre bileta në zonën VIP të stadiumit San Paolo. Ish-futbollisti i Napolit, Salvatore Aronica gjithashtu ka pasur lidhje me grupe mafioze të Napolit. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *