• |
ide | kryesore

Rama flet për arrestimin e Spiro Kserës: Kam respekt, por nuk ia zgjidh dot problemet me tenderat

Arkiva



Në takim me minoritarët e Dropullit, Edi Ramës iu ankuan për mënyrën se si u arrestua Spiro Ksera nga policia. Një prej banorëve i tha kryeministrit se kishte parë arrestimin e Kserës si shenjë të diskriminimit pasi përfaqësuesi i minoritetit ishte arrestuar në sy të fëmijëve në pragun e shtëpisë së tij.

Por kryeministri mohoi se Ksera ishte arrestuar për faktin se ishte minoritar. Rama tha që ka respekt për Kserën dhe tha se problemet e tij me tendarat nuk ja zgjidh dot ai.

“Unë Spiro Kseren nuk e kam takuar, por kam pasur raportit shume te mire, dhe i jap dorën kudo qe ta takoj, por problemet e tij me tenderat i zgjidh prokuroria, nuk i zgjidh unë” tha Rama.

DEBATI I PLOTE

Qytetari: Nuk flas as për drogën as për korrupsion, as për ministra dhe ish-ministra të Brendshëm. Nga ana e qeverisë është mohuar dhe nga përfaqësuesit tuaj të Partisë Socialiste, por është mohuar Bashkia e Dropullit.

Na kanë denigruar përfaqësuesit tuaj të PS, takimet janë bërë edhe me ministrin e jashtëm, edhe me ministren e kulturës, Arqile Deçka është gjetje gjuhe mes Spiro Kserës dhe Vangjel Tavos. E keni bërë antidropullizëm e të shikohen të gjithë sikur janë Vangjel Tavo, të pushohen 50 dropullitë në Gjirokastrës është e papranueshme.

Rama: Zgjedhjet do të vijnë e do kesh kohë të bësh fushatë kundër PS në zgjedhje, tani më bëj pyetjet

Dropulliti: Këshillat të mos jenë këshilla të bukurisë por të jenë që të nxjerrin mendime për popullin, në meritokraci të jetë ai që të vendosë. Disa herë për të sfumuar kuqezitë, për të hequr nga tepsia PDIU shumë mirë ke bërë

Rama; Po ku e gjete PDIU? Apo je i LSI vetë?

Dropulliti: jo jam demokrat

Rama; Si je provokuar ti nga nacionalizmi im

Dropulliti; Nacionalizmin e kishe për të larguar vëmendjen nga problemet

Rama; Po çfarë fjale më ka provokuar?

Dropulliti: Po që të zgjerohemi deri atje ku e ke thënë, nuk është provokim

Rama; Mos e ka thënë qirje Saliu këtë?

Dropulliti; Arrestimi flagrant i një ministri, para fëmijëve të tij te dera e shtëpisë? A ishte provokim, drejtësia nuk mund të arrestonte një ish ministër për shoë.

Rama; Respekte që na ke nderuar dhe ky është shembull që takimet janë të hapura dhe kushdo mund të vijë e të bëjë propagandë këtu. Së pari qeveria nuk arreston njerëz, i bën prokuroria ato.

Rama: Unë Spiro Kseren nuk e kam takuar, por kam pasur raportit shume te mire, dhe i jap dorën kudo qe ta takoj, por problemet e tij me tenderat i zgjidh prokuroria, nuk i zgjidh unë.



1 Comment

  1. Po normal sidomos punet e tenderave ti Rama i di mire. Ja psh i con fituesin here me ane te Artan shkrelit here me toto ballen, here me ate Gacin e kostumeve…po te kishte shtet do te duhej ti te pergjigjeshe shume me shume se spiro i shkrete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *