• |
ide | kryesore

Rama: Zyrtarë të PD të lidhur me 613 kg kokainë të kapur në Durrës

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ne nje interviste me gazetaren Mirela Milori te ABC News, tha se ka informacione që çojnë në dyshime të arsyeshme se zyrtarë të lartë të PD kanë lidhje me kokainën që u kap në Durrës.

Edi Rama: Procesi tashmë ka hyrë në një fazë të re me arrestimin e personit që është identifikuar si koka e trafikut (Arbër Çekaj). Unë disponoj, kuptohet në rrugë operative, por janë të mjaftueshme për të kuptuar se përse është gjithë ky acarim.

Mirela Milori: Pse është gjithë ky acarim? Pse PD qenka e acaruar nga kapja e 613 kg kokainë dhe ndalimi i një personi në Gjermani?

Edi Rama: Sepse ka dyshime shumë të arsyeshme që të çojnë drejt njerëzish shumë të lidhur me rangjet me të larta të PD.

Mirela Milori: Dyshime të arsyeshme apo informacione?

Edi Rama: Informacionet krijojnë dyshimin e arsyeshëm, pastaj është hetimi që duhet të provojë dyshimin e arsyeshëm me prova.



7 Comments

  1. ata qe e organizonin kete trafik jane TRIMAT E AGRON KULICIT, kryepolici i Sales qe per 10 vjet formoi dhe sterviti shume vrases me pagese ne te gjitha qytetet e shqiperise .

  2. nisi ky dhjerja e enverit bastardi rama te shperndaj fletushkat e negjmijes.o ram qelbesira po te jen te implikuar te denohen por deno dhe ramen e gjafen,tahirin e frroket.

  3. drogen e kane ne zoterim dhe e transportojne vetem ata qe kane lidhje me qeverine o Rame .si puna jote ose miqte e taulant pallesa

  4. Duket se protesta e publikuar se do të zhvillohet të shtunën ndaj qeverisë së narkotrafikut, i ka trembur të gjithë ata që janë përzjerë në këtë çorbë të ndyrë.
    Është një grup mediatik ekstremisht i majtë, që tek Fatmir Xhafa meqë tek ai shihnin medemek politikanin e mbështetur nga “Amerika” (lexo ambasadori Lu), janë vënë në lëvizje për t’ja mbuluar atij skandalin e të vëllait apo për ta relativizuar ate.
    Janë kryesisht ato personazhe të medias, që gjatë 26 viteve të sistemit demokratik pluralist që solli PD, nuk kanë rreshtur së mallkuari këtë parti e liderët e saj.
    E pranojnë të ndodhur para fakteve flagrante gjithë marrëzinë qeverisëse të Edi Ramës, e shpërthimin e skandaleve të tij me kriminalizimin e legjislativit e ekzekutivit që sollën edhe skandalin e madh të kanabizimit të gjithë Shqipërisë e rekordeve të trafiqeve të drogës për në Europë.
    Por në vend që të kërkojnë rrezimin e qeverisë socialiste, autore e këtyre skandalve, nga dy ministrat e mbrendshëm pjesë e këtij skandali, po i dalin në mbrojtje Xhafës si një enverist i “pastër”.
    Është padyshim tashmë e vërtetuar se Tahiri ishte përzjerë me kushërijtë e tij në trafikun e ndyre të kanabisit, por Fatmir Xhafës i është vënë në dukje qe prej shumë kohësh se ka mbuluar jo më “kushërijtë” por vëllanë e tij bos të mafies ndërkombëtare të drogës.
    Ku e kanë hallin që e mbrojnë Xhafën ?
    Sepse duke rënë ai, bie e gjithë skema e kapjes së drejtësisë nga qeveria socialiste.
    Ishte Xhafa ai që “udhëhoqi” reformën për kapjen e drejtësisë.
    Është Xhafa i vetmi ministër i mbrendshëm në Europë që bëri si bëri dhe ja pamundësoi drejtësisë ndëshkimin me burg të vëllait të tij trafikant droge.
    Këto janë fakte të dukëshme e fagrante e gjithë të tjerat është si të mbulosh diellin me shoshë

  5. Dhe ti i arrestove pa i survejuar deri ne fund kur e dije kete???? Absurde . Arrestimi para kohe i tyre te jem idene se je ti apo te njohurit e tu qe mund te kene lidhje me kete grup . Ose e fundit , ndonje bashkepunim dypalesh .

  6. po te ishin te lidhur me PD ashtu si thua zotrote ti do i kishe “grire” do i kishe cuar ne tribunalin e Hages o pallosh
    Gjej ndonje justifikim me te besueshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *