• |
ide | kryesore

Toka vazhdon të tronditet, banorët e disa fshatrave e kaluan natën jashtë

Lajme, Të fundit



Rreth 13 banesa janë dëmtuar nga tërmeti në zonën e lumit të Vlorës. Toka u trondit pasditen e së shtunës dhe që atëherë dhjetëra lëkundje të tjera i kanë lënë banorët të flenë jashtë.

Tre prej shtëpive janë të pabanueshme për shkak të dëmeve që shkaktoi tërmeti me magnitude 4.6. Shtabi i Emergjencave Civile në Prefekturën e Vlorës u mblodh për të marrë masa për strehimin dhe ndihmën që do t’u jepet banorëve në fshatin Bashaj, Matogjin dhe Vërmik të bashkisë Selenicë. Nga emergjencat civile u kerkuan cadra për të strehuar banorët.

“Problemi i ditës është sistemimi i tre familjeve në fshatin Bashaj, në dy variante, ose sistemin në shkollë, ose nëpërmjet Kryqit të Kuq dhe rezervave materiale të Shtetit dhe kemi kërkuar të paktën 10 çadra familjare, për të bërë të mundur që shumë shpejt të jenë në zonë dhe të administrohen nga bashkia Selenicë”, ka thënë Flamur Mamaj, prefekti i qarkut Vlorë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *