• |
ide | kryesore

Zyrtarët e PD-së, sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për audio-përgjimin e Agron Xhafajt

Lajme, Të fundit



Dy deputetët e PD, Enkelejd Alibeaj dhe Ervin Salianji së bashku me këshilltarin ligjor Gazmend Bardhi sot do të duhen të paraqiten në Prokurori në lidhje me audio përgjimin e vëllait të ministrit të Brendshëm.

Tre zyrtarët pritet që të paraqiten sot në orën 10:00 në ambientet e Prokurorisë për Krime të Rënda. Ndërkohë Prokuroria ka thirrur edhe gazetarin Jetmir Olldashi, pasi kërkon edhe pajisjen që realizoi audio përgjimin.

Prokuroria i kishte thirrur të enjten e shkuar zyrtarët demokratë por për shkak të angazhimeve të tyre me seancën plenare, orari u shty.

Të martën, (15 maj) oficeret e policisë gjyqësore morën audio-përgjimin e publikuar dhe kanë nisur hetimet për verifikimin e saj.

Në audio përgjim PD pretendon se vëllai i Fatmir Xhafës, Agron Xhafaj, bën pazare me një person tjetër për trafikun e drogës.

Vetë Agron Xhafaj, në një letër të hapur për publikun, bëri të ditur se do ti dorëzohet vetë autoriteteve italiane, ndërsa tha se audio-përgjimi eshte fals për të shantazhuar ate dhe vellain e tij, Fatmir Xhafaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *