• |
ide | kryesore

E bujshme/ UEFA “djeg” Milanin, rrezikohet përjashtimi nga Europa League

Sport



Lajme të këqija për Milanin. UEFA i ka refuzuar klubit kuqezi marrëveshjen e ofruar (settlement agreement) vetëm pak muaj pasi i refuzoi një tjetër akord (voluntary agreement) për mënyrën e shlyerjes së borxheve. Tashmë Milani do të dalë para gjykatës sportive përpara gjysmës së gushtit. Niveli i penalizimeve është i ndryshëm. Më ekstremi është përjashtimi nga Europa League.

Shkaqet

Motivet e refuzimit të marrëveshjes së dytë janë pak a shumë si ato të së parës. Në njoftimin e saj dhoma e hetimeve të Organit të Kontrollit Financiar të Klubeve vendosi ta refuzojë planin e Milan për mosrespektim të “fair play” financiar. Ndër të tjera në deklaratë thuhet se çështja më e paqartë mbetet mnëyra e shlyerjes së borxhit që duhet paguar deri në tetor 2018.

Rastësia

Pikërisht më 22 maj 1963, Milan fitonte Kupën e Kampioneve kundër Benfica në Wembley. Ishte suksesi i parë i një skuadre italiane në kompeticionet evropiane. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *